Për herë të parë në vendin tonë, është kryer ndërhyrja ECMO tek pacienti i infektuar me COVID-19


Me qëllim për të shpëtuar edhe një jetë tjetër, për herë të parë në vendin tonë, është aplikuar tek pacienti i sëmurë rëndë me infeksion COVID-19 ECMO (oksigjenizimi i membranës ekstrakorporale) me anë të përdorimit të filterit CytoSorb.

Oksigjenimi i membranës ekstrakorporale – ECMO është një lloj i modifikuar i tejkalimit kardiopulmonar që përdoret si mbështetje e përkohshme për pacientët me çrregullim të funksionit të frymëmarrjes ose me çrregullim kardiak. Komponenti kryesorë i pajisjes ECMO është oksigjenuesi i membranës, me anë të së cilit gjaku shpërndahet nëpërmjet membranës gjysmë të përshkueshme duke bërë në këtë mënyrë pastrimin e dioksidit të karbonit.

Pacienti u shtrua në Spitalin klinik Zhan Mitrev në gjendje shëndetësore jashtëzakonisht të rëndë me sindromën akute të distresit respirator, me saturim (ngopje) të ulët periferike, gulçim dhe temperaturë të lartë 39C. Pacienti u intubua menjëherë dhe u vendos në ventilim mekanik. Për shkak të ndrshimit të analizave të gazit me vlerë të lartë pCO2, pavarësisht mbështetjes së lartë të frymëmarrjes dhe përqendrimit maksimal të oksigjenit, pacienti është vendosur në oksigjenim të membranës ekstrakorporeale – ECMO me përdorimin shtesë të filtrit CytoSorb.

Me zgjerimin e njohurive tona mjekësore dhe me anë të ndjekjes së rekomandimeve më të fundit për trajtimin e pacientëve me COVID-19 kemi filluar një lloj tjetër të pastrimit të gjakut bazuar në metodën e hemoabsorbimit të citokinave dhe ndërmjetësuesve të tjerë inflamatorë me filtrin CytoSorb (të aprovuar nga FDA për trajtimin e pacientëve të sëmurëve kritikë me infeksion COVID-19) me kombinim të oksigjenimit të membranës ekstrakorporale – ECMO.

Kinesiotaping gjatë shtatëzanisë dhe dhimbjeve të ciklit menstrual

Beautiful pregnant woman with kinesio tape on her back. Back pain in pregnancy, alternative kinesio tape therapy.

A i keni vënë re shiritat  me ngjyra të ndryshme që përdorin sportistët? Këto shirita gjithashtu ndihmojnë gjatë shtatzanisë në lehtësimin e vështirësive, mbështetjen e muskujve të barkut dhe lehtësimin e ngërçeve menstruale.

Kinesiotaping është një shirit elastik, vetëngjitës që është zhvilluar që në vitin 1979. Karakteristike tek këto shirita është fakti që nuk kanë lateks, është hipoalergjik dhe mund të përdoret për disa ditë. Përdorimi i tyre është i sigurt për të gjithë duke filluar nga foshnjat deri tek pacientët e rritur.

Shiriti është 100% i përbërë nga fije pambuku dhe ngjitës mjekësor akrilik. Është i papërshkueshëm nga uji dhe nuk  ndikon në kufizimin e lëvizjes. Elasticiteti i shiritit ndikon në relaksimin dhe stimulimin e muskujve. Vetë shiriti lehtëson procesin e shërimit natyral të trupit, siguron mbështetje dhe stabilitet për muskujt dhe nyjet, përmirëson qarkullimin e gjakut dhe atë limfatik, zvogëlon dhimbjen, zvogëlon ënjtjen dhe kontrollon inflamacionin.

Kur bëhet fjalë për shtatzëninë, shiriti kinesio është një mundësi e sigurt dhe efektive e trajtimit. Dhimbja e muskujve është e zakonshme tek gratë gjatë shtatëzanisë, veçanërisht në pjesën e shpinës dhe të pelvisit (legenit), si dhe dhimbja ligamenteve (veçanërisht në pjesën e poshtme të barkut ose në pjesën e bikinit).

Në këto kushte, shiriti kinesio është një metodë alternative e përdorimit të ilaçeve. Nëse aplikohet në mënyrën e duhur, atëherë është opsioni ideal për lehtësimin e dhimbjeve gjatë shtatëzanisë.

Aplikimi i shiritave kinesio në pjesën lumbare të shpinës ose në pjesën e poshtme të barkut ndihmon në balacimin e peshës dhe gjithashtu në reduktimin e lodhjes dhe dhimbjes që shfaqet.

Ekzistojnë disa lloje të shiritave kinesio që mund të ndikojnë për mbështetjen e barkut gjatë shtatzanisë, muskujve të barkut dhe shpinës.

Brez” abdominal, shirita mbështetës vertikal, “brezpër foshnja, аplikim për mbështetje të plotë të barkut, aplikim i kombinuar për palcën lumbale dhe muskujt e barkut, aplikim për mbështetje të diafragmës, etj.

Me aplikimin e njërës prej këtyre teknikave (sipas nevojës) arrihen efekte të ndryshme: ngritja e barkut dhe lehtësimi apo çlirimi i presionit në pjesën e pelvisit, lehtësimi i dhimbjeve në pjesën e poshtme të barkut dhe shpinës, mbështetja dhe ngritja e pjesës së poshtme të barkut, ulja e pjesës së sipërme të barkut dhe çlirimi i diafragmës për të lehtësuar frymëmarrjen.

Këto aplikacione mund të kombinohen me aplikimin e duhur për muskujt e shpinës, veçanërisht në pjesën lumbale të shpinës.

Duhet theksuar se ekzistojnë teknika të përshtatshme që përdoren në trajtimin e “shenjave” nga lindja cezariane. Ato ndihmojnë në lehtësimin e muskujve të barkut në atë zonë, si dhe lirimin e fascisë.

Teknika e kinesiotaping mund të përdoret gjithashtu për lehtësimin e dhimbjeve të barkut gjatë ciklit menstrual dhe çlirimin e muskujve të barkut. Me anë të teknikave të përshtatshme siç është siç është përdorimi i EDF – kinesiotaping mund të ndihmojë në lehtësimin e ndjeshëm të dhimbjeve të muskujve gjatë kushteve të tilla.

Gjatë shtatëzënësisë, pas lindjes, madje edhe gjatë ditëve të ciklit menstrual, këshillohuni dhe kërkoni ndihmë nga fizioterapisti juaj.

Departamenti i gjinekologjisë në kuadër të Spitalit klinik “Zhan Mitrev”, ofron mbrojte dhe kujdes të plotë gjinekologjik në të gjitha fazat e jetës së gruas

Ruajtja e shëndetit të organeve riprodhuese tek gratë është tepër e rëndësishme përgjatë gjithë jetës.

Duke pasur parasyshë se si rezultat i ndryshimeve ndaj të cilave i nënshtrohet sistemi gjenital, ndryshojnë edhe nevojat shëndetësore të çdo gruaje. Ekipi ynë i gjinekologëve është i përgatitur për ta ndjekur dhe kontrolluar shëndetin e gruas duke filluar nga cikli i parë menstrual deri tek menopauza, si dhe më tej.

E dimë që kujdesi bashkëkohorë përfshin edhe konsultimin me pacienten përsa i përket nevojave fizike, psikologjike, emocionale dhe shoqërore, në një mjedis të relaksuar dhe të rehatshëm, si dhe aplikimin e procedurave më të reja diagnostike, dhe ndjekjen e përparimit të gjendjes shëndetësore nëpërmjet programeve të veçanta individuale dhe nëpërmjet konsultimeve.

Në dispozicion kemi shërbime të plota ambulatore dhe spitalore të cilat përfshijnë kontrolle gjinekologjike, ndjekjen e shtatzanisë, kontroll urogjinekologjik subspecialistik, intervenime ambulatore, procedura operative gjinekologjike, gjinekologji mikroinvazive dhe kirurgji uro-gjinekologjike.

Ne ofrojmë profesionalizëm, kujdest të nivelit të lartë dhe plan individual terapeutik për çdo grua. Sepse shëndeti juaj është i rëndësishëm për ne!

Kujdesi gjinekologjik – përfshin një gamë të gjërë shërbimesh për ndjekjen e nevojave të gruas duke filluar nga kontrollet e rregullta vjetore deri tek gjendjet komplekse. Shërbim ambulator dhe spitalor për sëmundjet beninje dhe malinje të traktit gjenital. Jemi të specializuar në kirurgjinë gjinekologjike minimalisht invazive, me anë të së cilës kohëzgjatja e qëndrimit në spital dhe periudha e rikuperimit është e minimizuar. Përdorim metoda mjekësore bashkëkohore të bazuara në prova përsa i përket diagnotikimit dhe trajtimit të kancerit në organet riprodhuese.

Kujdesi i traktit urinar dhe kushtet e pelvisit

Nuk duhet të keni ndrojtje nëse përballeni me urinim të pakontrolluar dhe të padëshiruar, rënie të organeve gjenitale apo me probleme gjatë periudhës së menopauzës. Ekipi ynë i uro-gjinekologëve është në dispozicionin tuaj. Ata kanë përvojë shumëvjeçare në diagnostikimin dhe trajtimin e çrregullimeve të funksionit të traktit urinar tek gruaja siç është inkontinenca urinare, prolapsi i organeve gjenitale apo inkontinenca fekale.

Kujdesi obstetrik

Shtatzënia është një nga momentet më të rëndësishme në jetën e një gruaje, d.m.th familja. Për ne, çdo shtatzëni është e veçantë, dhe qasja për monitorimin e shtatzënisë bazohet në standardet më të larta të obstetrikës. Ne kujdesemi për ruajtjen e një shtatëzanie të shëndetshme përmes ekzaminimeve rutinë dhe kujdesit para lindjes, shqyrtimeve për anomalitë kromozomale dhe strukturore si dhe diagnostikimin dhe monitorimin e ndërlikimeve të mundshme. Gjithashtu, edhe kujdesi për gratë me rrezik të lartë të shtatzanisë është pjesë e punës tonë dhe ka për qëllim ruajtjen e shëndetit tuaj dhe të fëmijës tuaj.

Spitali klinik Zhan Mitrev në luftë të vazhdueshme me koronavirusin

Zbatimi i tendencave më të fundit në trajtimin dhe mjekimin e pacientëve pozitivë ndaj COVID-19

Në kushtet e pandemisë më të rëndë që i ndodhi njerëzimit pas Luftës së Dytë Botërore – COVID -19, qëllimi kryesor i klinikës sonë është të kontribuojë në ruajtjen e shëndetit duke ofruar kujdesin më të mirë mjekësor për çdo pacient nëpërmjet praktikës, edukimit dhe humumtimeve të integruara mjekësore.

Pacientët me COVID-19 janë një sfidë serioze përsa i përket trajtimit dhe mjekimit, pasi aktualisht nuk ka asnjë terapi mjekimi të synuar dhe trajtimi është kryesisht mbështetës. Tek pacientët që zhvillojnë formë të rëndë të dështimit të frymëmarrjes, zhvillohet një sindromë inflamatore e cila është tepër e rëndë dhe shoqërohet me lëshimin e të ashtuquajturve “mediatorëve inflamatorë” të cilët janë tepër të rezikshëm për jetën dhe çojnë në dështimin e shumë organeve duke rezultuar me vdekje.

Duke ndjekur trendet botërore në trajtimin e pacientëve më të sëmurë në njësitë e kujdesit intensiv, ne në Spitalin klinik Zhan Mitrev për shumë vite kemi përdorur me sukses metodën e hemofiltrimit të gjakut me anë të një filtri të veçantë shumë absorbues (Oxiris). Historitë tona të suksesit në lidhje me hemodiafiltrimin venoz me filtrin Oxiris janë prezantuar në disa konferenca mjekësore botërore të rangut më të lartë si dhe përmes botimeve në revista të njohura mjekësore. Dëshmi për ndjekjen e standardeve më të larta mjekësore ishte njohja zyrtare e filtrimit të Oxiris nga FDA në Prill 2020 si pjesë e trajtimit të pacientëve me COVID-19.

Me publikimin e njohurive tona mjekësore dhe ndjekjen e rekomandimeve më të fundit për trajtimin e pacientëve me COVID-19, ne kemi filluar një lloj tjetër të pastrimit të gjakut bazuar në metodën e hemoabsorbimit të citokinave dhe ndërmjetësuesve të tjerë inflamatorë me filtrin CytoSorb (aprovuar nga FDA për trajtimin e pacientëve të sëmurë në gjendje kritike për shkak të infeksionit COVID-19). Përvojat tona fillestare me përdorimin e të dy formave të pastrimit të gjakut janë të shkëlqyera dhe janë shtysë (iniciativë) dhe shpresë për shërimin e pacientëve të sëmurë rëndë që luftojnë jo vetëm me infeksion COVID-19, por edhe forma të tjera të sëmundjeve inflamatore të natyrës bakteriale dhe virale. Filtrimi është i ngadaltë, i sigurt dhe zakonisht zgjat ndërmjet 12 dhe 48 orë. Gjatë kësaj kohe, pacientët monitorohen me sistemin më të sofistikuar laboratorik elektronik për nivelin e shënuesve (marker) inflamatorë (IL 6, CRP, PCT, etj.) dhe në varësi të rezultateve, terapia vazhdon ose ndërpritet.

Faktori i vetëm kufizues në vendin tonë është se këto forma të trajtimit dhe mjekimit nuk njihen nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore të Republikës së Maqedonisë Veriore dhe përdorimi i tyre si dhe vazhdimi i terapisë në rastet kur shfaqet përmirësim tek pacienti është i kufizuar ose i pamundur për arsye financiare.

Bazuar në përvojat e shkëlqyera, të botuara dhe të njohura në botë, Spitali klinik Zhan Mitrev do të vazhdojë të përpiqet për standardet më të larta në kujdesin dhe trajtimin e pacientëve të sëmurë rëndë duke ndjekur moton e Emanuel Kant se njerëzit kanë dinjitet, por jo çmim! Jeta e njeriut nuk ka çmim!

Spitali klinik Zhan Mitrev mundëson vendosjen e portit ose pastrimin me heparinë në portin e vendosur më parë

Çfarë është porti?

Porti është një pajisje e cila vendoset nën lëkurë, zakonisht ndodhet nën kockën e djathtë të qafës. Kjo pajisje mundëson shpërndarje më pa dhimbje dhe të sigurt të ilaçeve të planifikuara.

Çdo port përbëhet nga dy pjesë:

  1. Pjesa apo hapësira nën lëkurë – pjesa që lihet nën lëkurë dhe lejon shpimin pa dhimbje
  2. Kateteri – tubi i gjatë që përfundon në venën subklaviane, përmes së cilës ilaçet futen në qarkullimin e gjakut të njeriut.

Porti zakonisht vendoset nën ndikimin e anestezisë lokale.

Porti është i parashikuar të vendoset tek ata pacientë që duhet të marrin ilaçe në mënyrë intravenoze dhe që zakonisht kanë dëmtime në murin e venës. Zakonisht përdoret tek pacientët me sëmundje malinje të cilët marrin ilaçe citostatike, si dhe tek pacientët me sëmundje autoimune.

AJO ÇFARË DUHET TË DIJË ÇDO PACIENT

  • Është e detyrueshme të lani duart para çdo prekjeje të zonës ku ndodhet pajisja (porti) në mënyrë që të parandaloni infeksionin e mundshëm.
  • Duhet të shmanget puna e rëndë fizike
  • Porti duhet të pastrohet / shpëlahet rregullisht me Heparin çdo 20 (njëzet) ditë për të parandaluar bllokimin e portit nga mpiksja e gjakut.
  • Duhet të mbahet higjena e rregullt e trupit
  • Është e ndaluar veshja e rrobave të ngushta, të cilat shkaktojnë presion (shtypje) dhe mund të çojënë në ndërprerjen e qarkullimit në zonën në të cilën ndodhet porti.

Pacienti duhet të shkojë te mjeku MENJËHERË nëse:

  • ka skuqje, dhimbje, nxehtësi dhe ënjtje të lëkurës ku ndodhet porti
  • ka gjakderdhja
  • ka temperature dhe ethe
  • lënda e lëngshme del nga porti
  • ka marramendje dhe gulçim
  • shfaqet katetër nën lëkurë
  • nuk mund të pastrohet/shpëlahet porti

Të gjithë pacientët që kanë sëmundje malinje dhe kanë nevojë për mjekim afatgjatë intravenoz, është e mundur që të pranohen në spital dhe të bëhet vendosja e portit.

Për ata pacientë që tashmë kanë të vendosur një port, mund të bëhet rregullisht shpëlarja e portit me heparinë në kushte të sigurta dhe sterile, por më parë me kontroll të detyrueshëm me ultratingull për pozicionimin e duhur të tij.

Nëse keni nevojë për konsultim dhe për kryerjen e kontrollit të portit, ju lutemi të na kontaktoni në numrin tonë të kontaktit: 00389 2 3091 484

Përmirësimi i funksionit seksual tek gratë me anë të vendosjes së rrjetës transvaginale pa tension për shkak të inkontinencës urinare

Çrregullimet e traktit të poshtëm urinar siç janë inkontinenca urinare, veprimi i tepërt i fshikëz dhe sindroma e urinimit të shoqëruar me dhimbje, lidhen gjithashtu me mosfunksionim seksual. Intervenimet kirurgjike, veçanërisht vendosja e shiritit polipropilen pa tension (TVT-O) për mosmbajtjen e urinës nga stresi ndikon gjithashtu në përmirësimin e funksionit seksual. Në Zan Mitrev Clinic me përqindje të lartë suksesi, krahasuar me referencat botërore, Prof. Dr. Vasil Iliev, për 6 vjet me rradhë e zbaton vazhdimisht këtë metodë.

Çfarë duhet të dini në lidhje me këtë procedurë dhe cilat janë anët pozitive të saj?

Kjo është një ndërhyrje e cila kryhet tek gratë me problem të njohur si inkontinenca urinare.

Ajo çfarë është e rëndësishme është se përveç zgjidhjes së problemit kryesor – inkontinencës, ka edhe anë të tjera positive të cilat lidhen me përmirësimin e funksionit seksual tek gratë.

Dëshmi për këtë është numri i madh i studimeve që flasin për faktin se plastika vaginale dhe vendosja e shiritit polipropilen pa tension (TVT-O) përmirëson funksionin seksual tek gratë që kanë vuajtur më parë nga inkontinenca urinare.

Një nga studimet më të fundit për të mbuluar pacientë të tillë është ai i kryer nga Dr. Lan-Yu dhe ekipi i tij në  kolegjin mjekësor Union në Pekin.

Është analizuar një mostër përfaqësuese e 105 grave seksualisht aktive të cilat I përkasin moshës mesatarisht 51 vjeç, pothuajse gjysma e tyre ishin në menopauzë. Të gjitha u diagnostikuan me inkontinencë urinare dhe iu nënshtruan operacionit duke përdorur metodën TVT-O. Ata iu përgjigjën një pyetësori (PISQ-12) mbi prolapsin / inkontinencën urinare dhe një pyetësori seksual para operacionit dhe një vit pas operacionit.

Rezultatet sipas përgjigjeve të tyre janë si më poshtë:

Një vit pas operacionit TVT-O, funksioni seksual është përmirësuar tek 77.1% (81 pjesëmarrës), nuk është ndryshuar tek 18 (17.1%) dhe është përkeqësuar tek gjashtë pacientë (5.7%).

Autorët e kësaj analize gjithashtu vërejnë se rritja në domenin fizik ka shkaktuar një rritje në rezultatin e përgjithshëm të PISQ-12. Por, përkundër përmirësimeve të dukshme në domenin fizik të PISQ-12, pavarësisht nga suksesi ose dështimi, fusha emocionale lidhur me partnerët nuk kanë treguar ndryshime të rëndësishme.

Ajo që vlen të përmendet është se gjatë krahasimit të vlerave preoperative me ato postoperative dhe ato të një viti pas kryerjes të TVT-O, është gjetur një ndryshim i rëndësishëm, pra zvogëlimi i shkallës së dhimbjeve tek pacientët gjatë marrëdhënieve seksuale. Gjithashtu, gratë kanë treguar se tashmë ndienin shumë më pak frikë nga inkontinenca urinare gjatë marrëdhënieve seksuale dhe shumë më pak reagime negative emocionale gjatë marrëdhënieve seksuale pas TVT-O në krahasim se më parë.

Mbi 90% e grave të cilat bëjnë pjesë në grupin e suksesshëm, janë shprehur se nuk kanë përjetuar më asnjëherë inkontinencë gjatë marrëdhënieve seksuale, krahasuar me 50% të pjesës tjetër të grave të cilat bëjnë pjesë në grupin e dështimit.

Ky studim konfirmon edhe një herë numrin në rritje të provave që korrigjimi me mbështetje retropubike të kryer gjatë operacionit TVT-O përmirëson ndjeshëm funksionin seksual tek gratë të cilat janë seksualisht aktive por që vuajnë nga inkontinenca urinare.

Intervenimet konservatore, terapia fizikale e pelvisit dhe humbja e peshës tek pacientët me mbipeshë trupore mund të jenë gjithashtu shumë efektive në minimizimin e ashpërsisë së inkontinencës urinare e cila kontribuon në mosfunksionimin seksual.

Rezervim, testim dhe rezultat për 24 orë

Zan Mitrev Clinic është institucioni i parë privat i cili që në fillim hyri me guxim dhe i përgatitur në diagnostikimin e odisesë së koronavirusit të ri SARS-CoV-2.

Me qëllim për t’i ardhur në ndihmë një numri të madh të qytetarëve të prekur, ne vazhdimisht kemi rritur kapacitetin tonë përsa i përket stafit dhe pajisjeve të reja, dhe momentalisht disponojmë madje dhjetë herë më shumë kapacitet.

Duke filluar nga sot, ne do të bëjmë të mundur për të gjithë qytetarët e vendit tonë të bëjnë  rezervimin e terminit për kryerjen e testit  në të njejtën ditë ose të paktën një ditë më vonë. Rezultatet do t’ju dorëzohen 24/48 orë pas kryerjes së testit. Kjo është jashtëzakonisht e shpejtë, pasi nëse bëjmë një krahasim, në rajon, për kryerjen e testit pacientët presin me javë të tëra, ndërsa rezultatet i marrin disa ditë pas kryerjes së testit. Kjo në fakt, redukton mundësinë e parandalimit të përhapjes së virusit.

Që nga shfaqja e pandemisë, në klinikën tonë janë kryer mbi 20,000 teste. Gjithashtu, ne ishim institucioni i parë që izoluam gjenomin dhe vendosëm specifikat e SARS-CoV-2 në këtë rajon.

Ne besojmë se diagnostikimi i shpejtë dhe në kohë do të vazhdojë të jetë një mjet thelbësor në përballjen e duhur me krizën.

Ekipi i Zan Mitrev Clinic vazhdon të luftojë në parandalimin e kësaj gjëje të keqe e cila ka prekur të gjithë botën, jo vetëm përsa i përket diagnostikimit, por gjithashtu punon në ndjekjen dhe trajtimin e suksesshëm e pacientëve pozitivë ndaj COVID-19.

Rezervimin e terminit tuaj mund ta bëni në qendrën tonë të kontaktit në 02/3091 484 ose në faqen tonë të internetit https://bit.ly/32GDYss

Fizioterapi në komoditetin e shtëpisë tuaj

Si rezultat i situatës aktuale, rrezikut të mundshëm ndaj infektimit dhe përhapjes së virusit Sars-Cov2 dhe sëmundjes Covid-19, një numër i madh i pacientëve i shmangin vizitat tek fizioterapistët dhe kështu vonojnë trajtimin e duhur të gjendjes së tyre.

Zan Mitrev Clinic për të gjithë ata që hezitojnë ose nuk duan të largohen nga shtëpia e tyre, ka siguruar mundësinë për të dërguar ekipin e tyre të fizioterapistëve, të cilët I ofrojnë këto shërbime pa pasur nevojë që të dilni nga komoditeti i shtëpisë tuaj.

Ekipi profesional i 6 fizioterapistëve me përvojë shumë vjeçare është veçanërisht I trajnuar për të trajtuar kushtet apo gjendjet e mëposhtme:

1. Gjendjet ortopedike

– Dhimbje në nyje dhe muskuj

– Dhimbje dhe diskomfort në pjesën e qafës

– Dhimbje dhe diskomfort në zonën e shpinës

– Ngurtësim i shpatullës, bërryl tenisi, etj.

2. Gjendjet neurologjike

– Gjendjet pas goditjeve në tru

– Paresis / paralizë e nervave

– Shiatikia (nervi shiatik)

– Nervopatitë.

3. Rehabilitimi pas lëndimeve sportive

– Shtrirja apo tërheqja e nyjeve (kyçeve)

– Dëmtime të ligamenteve dhe meniskut.

4. Rehabilitimi pas operacionit

– Rehabilitimi pas trajtimeve të kirurgjisë kardiake

– Rehabilitimi pas zëvendësimit të nyjeve të mëdha (këllkut, gjurit)

– Rehabilitimi pas amputimeve

– Rehabilitimi pas frakturave.

5. Fizioterapi respirative

– Çlirimi i rrugëve të frymëmarrjes nga sekretimi pas trajtimeve të kirurgjisë kardiake;

– HOBB.

6. Rehabilitimi Geriatrik, trajtimet posturale, etj.

Përse duhet të zgjidhni një qasje të tillë?

– Shërim i shpejtë;

– Trajtim personal me vëmendje të plotë për gjendjen tuaj

– Ju merrni udhëzimet e duhura për kryerjen e ushtrimeve dhe aktiviteteve në shtëpinë tuaj për pjesën tjetër të ditës

– Organizoni kohën që ju përshtatet, nuk keni nevojë të dilni nga shtëpia dhe të prisni në korridoret e spitaleve me pacientë të tjerë

– Nuk humbisni kohë në organizimin e transportit në institucionin shëndetësor (ka një numër të madh të pacientëve të cilët për shkak të gjendjes së tyre shëndetësore nuk janë në gjendje të dalin nga shtëpia)

– Gjëja më e rëndësishme është se trajtimi bëhet në shtëpinë tuaj në mënyrë që të mos ketë rrezik nga infeksioni i mundshëm me virusin.

Trajtimet fitioterapeutike të cilat janë në dispozicion

– Elektroterapia (Stimulimi neuromuskular, TENS, Rrymat interferente, stimulimi funksional magnetik);

– Kinesiterapia

– Kinesio taping

– Fizioterapi respirative

– Kinemat (në kombinim me ose pa elektrostimulim)

– Vlerësim fizioterapeutik

– Trajtime të kombinuara (kinesiterapia me elektroterapi, etj.).

Mos e lini pas dore shëndetin tuaj.

Bëni rezervimin e terminit tuaj në numrin tonë të telefonit  00389 2 3091  484 dhe merrni trajtim profesional fizioterapeutik në shtëpinë tuaj.