Ju shpëtuat jetën e vëllait tim! Ju jeni heronj të vërtetë! Falenderime të përzemërta ndaj Dr. Mitrev dhe të gjithë ekipit mjekësor

Vazhdimisht mbërrijnë mesazhe të shumta në të cilat pacientët tanë apo anëtarët e familjes së pacientëve, shprehin falënderimet e tyre të përzemërta ndaj ekipit tonë mjekësor.

Këtë herë mesazhi që kemi marrë është nga vëllai i pacientit tonë Përparim Krasniqi, Z. Minush Krasniqi.

“Dua të falënderoj të gjithë punonjësit në klinikë për gjithçka që keni bërë për vëllain tim, ju keni shpëtuar jetën e tij!” Ju jeni heronj të vërtetë! Falenderime të përzemërta ndaj Dr. Mitrev dhe të gjithë ekipit mjekësor. Vazhdimisht kam marrë udhëzime për kujdesin dhe trajtimin e vëllait tim, edhe gjatë kohës që kemi qenë në shtëpi. Vazhdimisht kam qenë në kontakt dhe jam konsultuar me punonjësit tuaj në Internet, të cilët më ndihmuan pa masë në shërimin e vëllait tim. Me përkushtim të pakursyer! “- na shkruan Z. Minush Krasniqi.

Vëllai i tij u pranua për herë të parë në klinikën tonë në fillim të muajit  janar të këtij viti, në gjendje shumë të rëndë, me plagë të mëdha dekubitale në zonën sakrale (pjesa e kërbishtit). Pacienti është transferuar me ambulancë për trajtim nga Qendra Klinike e qytetit të Prishtinës në klinikën tonë.

Mjekët tanë diagnostikuan tek pacienti kardiomiopati të dilatuar ishemike, dobësim të zemrës, sëmundje të arterieve koronare. Gjithashtu është konfirmuar tek pacienti gjendje pas infarktit miokardit. Gjendja e pacientit ishte shumë të rëndë dhe çdo ditë dhe më tepër bëhej kërcënuese për jetën e tij.

Pas stabilizimit të gjendjes dhe pas më shumë se një muaji qëndrimi në klinikën tonë, me plagë plotësisht të mbyllura dhe parametra të përmirësuara dukshëm, pacienti u lëshua nga spitali për trajtim dhe kujdes në kushtet e shtëpisë, me rekomandim për kryerjen e operacionit pas një periudhe të shkurtër kohore.

Në mes të muajit mars të këtij viti, Përparimi u pranua përsëri në spital, këtë herë për kryerjen e operacionit. Ai iu nënshtrua tejkalimit të menjëhershëm të arterieve koronare. Operacioni ishte i suksesshëm dhe pas rikuperimit të duhur dhe të nevojshëm, ai u lëshua nga spitali në fund të muajit prill.

Që nga atëherë kanë kaluar disa mua dhe gjatë kësaj kohe mjekët tanë kanë qenë në kontakt të vazhdueshëm me pacientin dhe familjen e tij, me qëllim për ti këshilluar dhe udhëzuar ata në lidhje me marrjen e kujdesit dhe trajtimit të tij.

Ndihemi vërtet krenarë dhe të lumtur kur dëgjojmë dhe lexojmë dëshmi të sinqerta që flasin për një rezultate të kënaqshme për punën e bërë, përkushtimin, dashurinë dhe sigurisht përpjekjeve mjekësore për të shpëtuar jetën e njerëzve.

Nëse dëshiron diçka nga thellësia e zemrës, kjo dëshirë do të bëhet realitet

Dora u takua me idhullin e saj

Dora është një vajzë 15-vjeçare nga qyteti i Shtipit, këtë vit është regjistruar  në shkollën e mesme mjekësore në qytetin e saj dhe kështu ka ndërmarë një hap të rëndësishëm drejt realizimit të ëndrrës së saj për t’u bërë mjeke. Mjekësia, dhe veçanërisht kardiokirurgjia, janë fokusi i saj me interes të madh. Si çdo e re, ajo ka idhullin e saj, i cili është pikërisht Dr. Zan Mitrev.

Siç shprehet vetë ajo, kardiokirurgjia është një dëshirë e madhe për profesionin e saj në të ardhmen, dhe doktor Mitrev si sinonim i kardiokirurgjisë të suksesshme është idhulli i saj, dhe ky ishte motivi që ajo ta njihte personalisht.

“Për një kohë të gjatë i ndjek të gjitha publikimet në lidhje me Dr. Mitrev. Lexoj, shikoj video dhe njihem me metodat e punës që praktikon. Unë ndjek gjithçka që bëhet në klinikën “Zan Mitrev” dhe jam e magjepsur nga e gjithë kjo. “Dua të ndjek gjurmët e tij në të ardhmen dhe të bëhem edhe unë kardiokirurge”, shprehet Dora.

Takimi i cili u zhvillua në një atmosferë tepër miqësore ishte një lloj surprizë për doktor Mitrevin, sepse siç tha ai vetë: “Është vërtetë një ndjenjë e bukur të dëgjosh që ka të rinj nga vendi ynë që kanë dëshira, interesa dhe sfida që kapërcejnë mesataren e të adoleshentëve. ,,

Dr. Mitrev, duke ndarë përvojën e punës gjatë jetës së tij, inkurajoi Dorën me këshilla dhe mbështetje me qëllim që të mbetet këmbëngulëse, konsistente dhe vetëmohuese në procesin arsimor, por gjithashtu e ftoi atë që të marrë pjesë më tej si vëzhguese në disa nga proceset në klinikën tonë.

Rregulli që thotë: Kur dëshironi diçka nga thellësia e zemrës, kjo dëshirë do të bëhet realitet, dhe ky rast është konfirmim i këtij rregulli.

Përse duhet të praktikoni konsumin e ngadaltë të ushqimit?

Një numër i madh njerëzish hanë shumë shpejt, pa u përqëndruar në ushqimin që konsumojnë. Konsumi i shpejtë i ushqimit mund të shkaktojë dëm në organizëm. Me qëllim që organizmi të marrë të gjithë përbërësit dhe vlarat ushqyese është e nevojshme përtypja e plotë dhe e gjatë e ushqimit. Për tretjen e lehtë të ushqimit në organizëm dhe marrjen e vlerave të nevojshme ushqyese, ju rekomandojmë që të praktikoni rregullisht konsumin e ngadaltë të ushqimit. Përfitimet e konsumit të ushqimit ngadalë:

Reduktoni rrezikun e problemeve digjestive

Konsumimi i shpejtë i ushqimit mund të shkaktojë probleme me tretjen, dhimbje stomaku, dhimbje koke dhe probleme të tjera shëndetësore. Mundohuni ta shikoni ushqimin si një aktivitet në të cilin mund të relaksoheni dhe ta shijoni.

Vërtetë do të filloni të ndjeni dshije dhe tekstura të ndryshme

Nëse hani më ngadalë, ushqimi do të bëhet një përvojë eksperimentale, jo thjeshtë nevojë për tu ushqyer. Ushqimin duhet ta trajtoni si natyrën. Mundohuni të vlerësoni ngjyrat, shijet dhe aromat.

Reduktoni rrezikun e konsumit të tepërt dhe të rënduar

Nevojiten rreth 20 minuta që truri të marrë sinjal se në organizmin tuaj është futur ushqim. Me anë të ngadalësimit të marrjes së ushqimit, truri së shpejti do të kuptojë se organizmi është mbushur dhe se nuk ka nevojë për më tepër ushqim.

Hani përpara se të filloni të ndiheni tepër të uritur

Nëse jeni shumë të uritur, do të jetë shumë më e vështirë për ju të ngadalësoni konsumin e ushqimit. Mënyra më e mirë është të mos prisni urinë për t’ju mposhtur dhe më pas të hani, por të keni vakte të rregullta dhe me orar. Programoni tre vakte kryesore dhe dy vakte të ndërmjetme në një kohore që ju përshtatet më tepër.

Përqendrohuni tek ushqimi

Shpesh kur hani, shikoni TV, mendoni për një problem ose diskutoni për planet me anëtarët e tjerë të familjes. Sidoqoftë, vakti i vërtetë duhet të jetë në heshtje, ku ju jeni plotësisht të vetëdijshëm për atë që i ofroni organizmit dhe mund të ndjeni vërtetë shijen e ushqimit. Mos ndiqni ritmin e personave të tjerë, por përqendrohuni në veten tuaj dhe shijen e ushqimit që konsumoni.

Pas operacionit të ndërlikuar, pacienti i vogël kthehet në shtëpi në krahët e prindërve të tij

Foshnja e vogël, pesë ditë pas lindjes është hospitalizuar në klinikën tonë për shkak të një defekti kompleks në zemër – Pentologjia e Fallotit, e cila karakterizohet nga cianoza (nxirje) ose e thënë ndryshe nga reduktimi i ngopjes me oksigjen.

Nga dita e tretë pas lindjes, tek foshnja është shfaqur cianozë dhe desaturim. Kjo ka qenë arsyeja e transferimit të tij në klinikën për fëmijë, dhe nga atje pas diagnostikimit të defektit në zemër është transferuar menjëherë në klinikën tonë.

Bëhet fjalë për një defekt kompleks cianogjenik i zemrës -Pentologjia e Fallotit (përveç 4 defekteve karakteristike tek pacienti ynë kishte edhe një anomali tjetër që ka të bëj me komunikimin ndërmjet dy atrijeve të zemrës). Për shkak të kompleksitetit të defektit, menjëherë pas pranimit të foshnjës, është vazhduar terapia me prostaglandin, e cila në rastin e pacientit tonë ka mundësuar furnizimin e mushkërive me gjak.

Për shkak të pranisë së vazhdueshme të cianozës, menjëherë është marrë vendimi që pacienti i vogël të operohet. Gjatë operacionit, u korrigjuan të gjitha anomalitë e zemrës që ishin të pranishme. Trajtimi postoperativ konsiston në monitorim e rregullt të të gjithë parametrave jetikë dhe mbështetje të plotë mjekësore.

Gjatë ditëve në vijim, gjendja e tij e përgjithshme gradualisht është stabilizuar, dhe si rezultat i kësaj filluam me dhënien e ushqimit të foshnjës, fillimisht me anë të qumësht me formulë dhe pas mbërritjes së nënës në spital edhe me ushqyerjen me gji.

Pas dhjetë ditësh në spitalin tonë, foshnja është lëshuar nga spitali në gjendje të qëndrueshme dhe sëbashku me prindërit e tij është kthyer në shtëpi. Pas korrigjimit të plotë kirurgjikal të defektit në zemër, tek ky pacient i vogël vijon periudha e rritjes dhe zhvillimit normal pa pasur nevojë për përsëritje të  ndërhyrjeve kirurgjikale.

A e dini se Shrek vuante nga akromegalia?

Të gjithë e njohim filmin e animuar Shrek, por shumë pak persona e dinë se Shrek është frymëzim i francezit Maurice Tillet, i cili ishte i njohur gjatë viteve 1930 dhe 1940 dhe vuante nga akromegalia (gjigandizmi).

ÇFARË ËSHTË AKROMEGALIA DHE SI TA DALLONI ATË?

Akromegalia është një çrregullim hormonal që zhvillohet kur gjëndra e hipofizës sekreton sasi të mëdha të hormonit të rritjes tek personat e rritur. Si rezultat i rritjes së sekretimit të hormonit ka një rritje të strukturave të caktuara – duarve, këmbëve, fytyrës dhe organeve të brendshme. Sëmundja në vetvete është e pazakontë, rrjedha e saj dhe simptomat shfaqen ngadalë dhe gradualisht, kështu që shpesh kërkohet më tepër kohë për ti dalluar këta individë. Gjatë momentit të diagnostikimit, shumica e këtyre pacientëve tashmë nuk ngjajnë më me vetveten – krahasuar me fotografitë e tyre disa vjet më parë.

Simptomat e kësaj sëmundje janë të shumta dhe ndryshojnë në varësi të pacientit, si dhe nga momenti i diagnostikimit (faza e sëmundjes):

  • Rritje apo zmadhim i duarve dhe këmbëve
  • Zmadhim i kontureve dhe strukturës së fytyrës
  • Lëkurë e ashpër, e trashë dhe e yndyrshme
  • Djersitje e tepruar e shoqëruar me erë të pakëndshme
  • Shfaqje e gungave apo kokrrave të vogla në lëkurë
  • Lodhje dhe dobësi të muskujve
  • Trashje dhe ashpërsi të zërit
  • Gërhitje e rëndë gjatë fjetjes
  • Shkimim i dëmtuar
  • Dhimbje koke
  • Rritje të gjuhës
  • Dhimbje dhe palëvizshmëri në nyjeve (kyçeve)
  • Çrregullim i ciklit menstrual tek gratë
  • Mosfunksionim erektil tek meshkujt
  • Rritje apo zmadhim i organeve të brendshme
  • Reduktim i libidit (epshit)

Nëse vëreni ndonjë nga simptomat e lartpërmendura, është e nevojshme që të konsultoheni me mjekun endokrinolog.

 

Sëmundja e avancuar dhe e patrajtuar mund të çojë në një numër të madh problemesh shëndetësore: presion të lartë të gjakut, sëmundje kardiovaskulare (kardiomiopati), osteoartrit, diabet mellitus, goiter (zmadhim i gjendrës tiroide), polip në zorrën e trashë, apnea e gjumit, kompresim në shtyllën kurrizore, humbje të shikimit.

Diagnoza bëhet me anë të testeve hormonale dhe metodave të imazhit (rezonancës magnetike e gjëndrës së hipofizës). Trajtimi konsiston në shtypjen e sekretimit të hormonit të rritjes, zakonisht rekomandohet trajtimi kirurgjikal ose terapia me rrezatim, dhe në disa raste jepen medikamente që bllokojnë veprimin e hormonit të rritjes (kur trajtimi kirurgjikal nuk është i mundur ose nuk është i disponueshme terapia me rrezatim).

 

Dr. Nadica Bozhinovska
Specialiste endokrinologe

Baxter i autorizuar nga FDA për përdorimin e filtrit Oxiris për pastrimin e gjakut në trajtimin e COVID-19

Me datë 10 prill të vitit 2020, Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Medikamenteve (FDA) ka dhënë autorizim urgjent për përdorimin e sistemit të pastrimit të gjakut për të trajtuar pacientët me sëmundje të konfirmuar me koronavirus (COVID-19) nga mosha 18 vjeç ose më të vjetër, të pranuar në departamentin e kujdesit intenziv (ICU) me dështim të konfirmuar ose të pritur të frymëmarrjes.

Me këtë lloj trajtimi dhe me anë të këtij filtri (të cilin tani e përdorim edhe në spitalin tonë për pacientët me infeksion të rëndë ndaj Covid -19), spitali ynë ka përvojë të shkëlqyer që nga viti 2008 në trajtimin e pacientëve me sëmundje të rënda virale dhe bakteriale, sikurse edhe në trajtimin e pacientëve me përgjigje inflamacioni sistemik, një gjendje e shpeshtë dhe me ndërlikim serioz tek pacientët me sëmundje kardiokirurgjikale.

Blood Purification Devices EUAs

Baxter Obtains U.S. FDA Emergency Use Authorization for Oxiris Blood Purification Filter for COVID-19 Treatment

Ohiris Info

Hipofiza dhe tumoret e hipofizës

Çfarë është hipofiza dhe ku ndodhet ajo ?

Hipofiza është gjëndër e cila ka madhësinë e një bizele, e vendosur në bazën e kafkës (poshtë trurit) dhe menjëherë prapa rrënjës së hundës. Ajo është e vendosur në mënyrë të sigurt në një zgavër kockore të quajtur sella turcica, dhe është e lidhur me hipotalamusin (një pjesë të trurit) nga një fije e hollë. Gjëndra e hipofizës quhet edhe gjëndra kryesore (master), sepse praktikisht kontrollon metabolizmin, rritjen, pjekurinë seksuale, riprodhimin, presionin e gjakut dhe proceset e tjera fiziologjike jetësore si dhe funksionet e tyre.

Cilat hormone sekretohen nga gjëndra e hipofizës?

Për shkak të llojit dhe funksionit të qelizave nga të cilat është e përbërë, gjëndra e hipofizës ndahet në dy pjesë – anën e përparme (anteriore) dhe lobin e pasëm (posterior).

Hormonet e lobit anterior të gjëndrës së hipofizës:

  • Hormoni i rritjes – rregullon rritjen dhe zhvillimin fizik gjatë moshës fëmijërore. Mund të stimulojë rritjen e pothuajse të gjitha indeve në trup, por objektivat kryesorë janë kockat dhe muskujt.
  • Hormoni stimulues i tiroides – aktivizon dhe i jep urdhër gjëndrës tiroide të sekretojë hormone. Gjëndra juaj tiroide dhe hormonet që ajo sekreton janë jetike për funksionimin e duhur të metabolizmit tuaj.
  • Hormoni adenokortikotrop – stimulon gjëndrën mbiveshkore për të prodhuar hormone. Kortizoli i sekretuar nga gjëndrat mbiveshkore i ashtuquajtur “hormoni i stresit” është thelbësor për mbijetesën – sepse ndihmon në rregullimin e presionit të gjakut, luan rol në metabolizmin glicemik dhe sekretohet intensivisht nga stresi.
  • Hormoni stimulues i folikulit – është i rëndësishëm për prodhimin e spermës tek meshkujt, dhe stimulon vezoret për të prodhuar estrogjen dhe për të zhvilluar qelizat vezore tek gratë.
  • Hormoni luteinizues – stimulon prodhimin e testosteronit tek meshkujt dhe çlirimin e qelizës vezore (ovulacionin) tek gratë.
  • Prolaktina – mundëson prodhimin e qumështit tek gratë pas aktit të
  • Hormoni stimulues Beta-Melanocyte – stimulon rritjen e pigmentimit të lëkurës tuaj gjatë ekspozimit ndaj rrezeve UV.

Hormonet në lobin e pasëm të gjëndrës së hipofizës:

  • Vazopresin – apo i njohur më mirë si hormoni anti-diuretik, siguron ekuilibrin e ujit dhe rezervon ujin në trup, si dhe vlerat e natriumit në gjak, duke parandaluar kështu dehidratimin e trupit.
  • Oksitocina – stimulon lëshimin e qumështit nga gjiri, por gjithashtu stimulon kontraktimet e mitrës tek gratë gjatë aktit të lindjes.

Çrregullimet e hipofizës

Lloji më i zakonshëm i çrregullimit të hipofizës është tumori beninj – adenoma. Përveç adenomave, disa nga gjendjet më të zakonshme janë kranofaringioma, sindroma Empty sella, sindroma Sheehan, neoplazia e shumëfishtë endokrine, hipofiziti limfocit, hipofiza postoperative, tumori malinj.

Tumoret beninje të hipofizës (adenoma)

Këto tumore janë mjaft të shpeshta tek popullata më e rritur, quhen adenoma, dhe nuk janë tumore të trurit! Shpesh këto adenoma ekzistojnë për shumë vite para se të diagnostikohen, dhe disa prej tyre ndonjëherë nuk shkaktojnë simptoma dhe mbeten të pazbuluara. Ekzistojnë dy lloje të adenomave të hipofizës – funksionale dhe jofunksionale. Ato funksionale prodhojnë një sasi të rritur (zakonisht të tepërt) të një ose më shumë hormoneve, ndërsa ato jofunksionale nuk prodhojnë hormone.

Problemet e shkaktuara nga adenomat e hipofizës zakonisht ndahen në tre grupe:

  • Hipersekretimi i hormonit – kur një ose më shumë hormone prodhohen në sasi të mëdha, në këtë rast bëhet fjalë për adenomë funksionale.
  • Mungesa e hormoneve – Sekretimi i pamjaftueshëm ose mungesa e plotë e ndonjë hormoni të caktuar është shkaktuar nga adenoma e madhe e hipofizës që shtyp indin e shëndetshëm të hipofizës dhe kështu ndikon në aftësinë e gjëndrës për të sekretuar hormone.
  • Efektet e masës së tumorit – Ndodh kur adenoma e hipofizës rritet në mënyrë të pakontrollueshme, shtrihet dhe shkakton presion mbi strukturat përreth trurit, mund të shkaktojë dhimbje koke dhe shqetësime vizuale.

Cilat janë simptomat e tumoreve të hipofizës?

Simptomat e shkaktuara nga tumori i hipofizës ndryshojnë në varësi të madhësisë së tumorit dhe sekretimit të mundshëm të hormoneve. Lista e simptomave të mundshme është e gjatë, dhe mund të përfshijë: dhimbje koke, dëmtim të shikimit, lodhje, marramendje, cikël të çrregullt menstrual tek gratë, mosfunksionim seksual tek meshkuj. Simptomat specifike të cilat varen nga sekretimi i tepërt i hormoneve janë unike dhe lehtësisht të dallueshme nga endokrinologët. Më shumë rreth këtyre kushteve do të shpjegohen në artikujt vijues.

Si diagnostikohen tumoret e hipofizës?

Pasi të keni identifikuar simptomat, mjeku juaj endokrinolog do të përshkruaj testet e duhura hormonale. Ai më pas do t’ju rekomandoj kryerjen e rezonancës magnetike (MRI) të gjëndrrës së hipofizës, në mënyrë që të bëjë  vlerësimin e plotë të gjëndrës.

Cili është trajtimi për tumoret e hipofizës?

Trajtimi varet nga lloji i tumorit, madhësia e tij, simptomat që shkakton, mosha e pacientit dhe shëndeti I tij i përgjithshëm. Endokrinologu juaj do të marrë parasysh të gjitha këto aspekte dhe do të punojë me ju për të marrë vendimin e duhur dhe të bëhet zgjidhja e trajtimit të duhur.

Dr. Nadica Bozhinovska

Specialiste endokrinologe

Hipertermia –  goditja e nxehtësisë

Gjatë periudhës së verës, kur fëmijët nuk janë në shkollë, moti i mrekullueshëm dhe të qenurit të lirë pa obligime e bëjnë këtë stinë të paharrueshme. Gjatë muajve të verës, moti i nxehtë është i mirëpritur, por gjithashtu mund të shkaktojë dehidrim, dhe në raste shumë të rralla, temperaturat ektreme mund të jenë fatale.

Çfarë është hipertermia?

Temperaturat e larta gjatë verës mund të shkaktojnë hipertermi. Kjo gjendje mjekësore ndodh kur temperatura e trupit të një personi është më e lartë se 37.70 C – një gjendje e ngjashme me ethet –  kjo ndodh kur trupi krijon ose absorbon më tepër nxehtësi nga ç’mund të lëshojë.

Cilat janë shkaqet e hipertermisë?

Hipertermia zakonisht shkaktohet nga goditja e nxehtësisë ose nga ilaçet. Goditja e nxehtësisë mund të shfaqet gjatë aktiviteteve të sforcuara por edhe kur qëndroni të qetë dhe nuk merreni me ndonjë ektivitet të veçantë.

Goditja e nxehtësisë gjatë ushtrimeve fizike

Episodet e marramendjes ndodhin kur merreni me aktivitete fizike, siç është vrapimi, lojrat, sporti, gjatë ditëve shumë e nxehtë. Qëndrimi në ambient të nxehtë dhe të mbyllur konsiderohet gjithashtu një formë e goditjes së rëndë të nxehtit sepse trupi punon më shumë se zakonisht për të ruajtur temperaturën normale. Kjo gjendje përkeqësohet më tepër me mungesën e konsumit të mjaftueshëm të ujit, mungesën e ajrit të kondicionuar ose  nga konsumi i alkoolit. Hipertermia mund të ndodhë kur fëmijët luajnë jashtë, kur janë të mbyllur në apartamente të nxehta ose qëndrojnë në makinë pa ajër të kondicionuar. Goditja e nxehtësisë mund të ndodhë edhe në ditë relativisht jo shumë të nxehta, kur temperatura e jashtme është rreth 21 º C, por me rritjen e temperaturës, rritet edhe rreziku. Në vitin 2010, 49 fëmijë të moshës 2 deri në 6 vjeç kanë humbur jetën nga hipertermia për shkak të qëndrimit mbyllur në automjet pa ajër të kondicionuar.

Goditja e nxehtësi pa sforcime fizike

Goditja e nxehtësisë zakonisht shkaktohet nga medikamente që reduktojnë djersitjen, nga zgjerimi i enëve të gjakut dhe mekanizma të tjerë që ndikojnë në humbjen e nxehtësisë. Këto probleme e bëjnë trupin më pak të aftë të tolerojë temperaturat e larta. Ilaçet psikotrope dhe shumë medikamente të paligjshme siç është kokaina gjithashtu mund të shkaktojnë hipertermi.

Parandalimi i hipertermisë

Mbrojtja e duhur ndaj nxehtësisë dhe hipertermisë së mundshme është e lehtë për tu arritur! Kur luani jashtë në mot të nxehtë, duhet të ndiqni rregullat e mëposhtme:

-Të bëni pushime të herpashershme

– Të pini shumë ujë

– Të visheni me rroba të lehta.

– Të pushoni nën hije, në zonë të freskët.

Nëse duhet të kaloni kohë të gjatë në ambient të mbyllur, gjatë ditëve tepër të nxehta, sigurohuni që ambienti të ketë ajër të kondicionuar ose një ventilator.

Si ta freskoni organizmin

Në rast të rritjes serioze të temperaturës, bëni banjë (dush) me ujë të ftohtë ose njomni trupin me anë të një peshqiri të lagur me ujë. Nëse gjendeni jasht, në ambient të hapur,  menjëherë duhet të uleni nën hije, të pini sa më tepër ujë dhe të freskoni trupin me ujë të ftohtë. Në rast se temperatura e trupit rritet mbi 40 º C ose në rast të humbjes së vetëdijes, duhet të lajmëroni menjëherë shërbimin urgjent mjekësor.