Simpoziumi mbi biomjekësinë – Në cilin drejtim po lëviz shkenca maqedonase

Sot në auditorin e Zan Mitrev Clinic u mbajt simpoyium njëditor “Simpoziumi mbi biomjekësinë – Në cilin drejtim po lëviz shkenca maqedonase”. Qëllimi i simpoziumit ishte njohja e shkencës maqedonase e prezantuar përmes punës së shkencëtarëve të njohur që punojnë në Maqedoni. Ngjarja është e hapur për të gjithë shkencëtarët e rinj, entuziastët e shkencës, anëtarët e ekipit të shkencëtarëve, të diplomuarit, masterizuarit, studentët e doktoratës, profesorët dhe mjekët.

Kjo veprimtari është e organizuar nga Njësia Shkencore dhe Laboratori i Gjenetikës dhe Mjekësisë së Personalizuar në Zan Mitrev Clinic.


Mbajtës të fjalimit në simpozium janë:

-Dr. Aleksandar Petlikovski nga Instituti i Imunobiologjisë dhe Gjenetikës njerëzore në Fakultetin e Mjekësisë  me temë  – “Intoleranca e Glutenit, epidemia moderne?”

-Dr. Goran Kungulovski, Bio Engineering Doo – “Aberrimet gjenetike tek faktorët epigjenetikë dhe roli i tyre në biologjinë e kancerit dhe imunoterapisë”.

-Dr. Katarina Davalieva, Qendra e Kërkimit Inxhinierisë Gjenetike dhe Bioteknologjisë Efremov ”në MANU -“ Zbulimi i Biomarkerëve me Proteomikë Sasiore: Përvojë në ICGIB”.

-Dr. Mitko Mlladenov, Fakulteti i Shkencave Matematiko –Natyrore, UKIM – “Kanalet VK janë ndërmjetësues të efektit vazoaktiv të NO-së të pranishëm vazhdimisht”.

Dr. Rodney Rosalia, Zan Mitrev Clinic – “Sistemi imunitar dhe sëmundjet kardiovaskulare: Inflamacioni i shoqëruar me rezultate klinike negative pas operacionit kardiovaskular”.

Në simpozium janë të përfshira gjithashtu prezantime të shkurtra nga mjekë të rinj.

 

 

Evolucioni i koronaviruseve – si të mbrohemi?

Gjatë ditëve të fundit të gjithë jemi informuar në lidhje me rastet e pneumonisë të shkaktuar nga një lloj i ri i betacoronavirus, coronavirusi i ri 2019 (2019 nCoV) i zbuluar me se fundi ne Wuhan (Kinë).

Në studimin fillestar të 41 pacientëve të pranuar deri më 3 janar të vitit 2020, janë verejtur simptoma febrile (rritje të temperaturës së trupit dhe ethe), kolle, mialgji (dhimbje muskulore) dhe lodhje, këto janë simptomat me të zakonshme në fazën fillestare të infeksionit, ndersa simptomat te cilat jane manifestuar më pak jane sekretimi i sputumit (pështymës), dhimbje koke, hemoptizë (kolle e shoqeruar me gjak) dhe diarre. Deri në ditën e tetë pas infeksionit, gjysma e pacientëve kane pasur dispne (gulçim), dhe rreth 60% e pacientëve kishin limfopeni (nivel te ulët te limfociteve). Tek të gjithë pacientët sëmundja eshte manifestuar me pneumoni dhe ndryshime të imazhit ne pjesen e gjoksit. Si pasoje e infeksionit mund të shfaqen edhe komplikime të tilla si sindroma akute e distresit (problemit) të frymëmarrjes (acute respiratory distress syndrome, ARDS), ARNaemia (e ngjashme me viraemia – PCR pozitive ne plazmë), infarkt akut dhe komplikime sekondare.

Koronavirusët janë viruse të pambrojtura, të pasegmentuara ARN me një segment pozitiv të cilët i përkasin familjes Coronaviridae dhe infektojnë njerëz dhe gjitarë të tjerë. Shumica e llojeve të koronaviruseve njerëzore, përfshirë ato që njohim ne (hCoV-229E, OC43, NL63 dhe HKU1) shkaktojnë sëmundje të lehta të frymëmarrjes, dhe ne i zbulojmë ato në laboratorin tonë, si pjesë e një paneli prej 33 patogjenësh të frymëmarrjes. Deri më tani, llojet fatale të koronavirusëve të njohura në dy dekadat e fundit janë Severe Acute Respiratory Syndrome Coronavirus (SARS-CoV) dhe Middle East Respiratory Syndrome Coronavirus (MERS-CoV) shkaktare te mbi 10,000 rasteve, ng ate cilat 10% e tyre kane  përfunduar me fatalitet. Këto koronaviruse fillimisht janë shfaqur tek lakuriqеt e natës, dhe më vonë keto infeksione filluan te prekin dhe njerëzit duke përdorur receptorin transmetues te njeriut ACE2.

Transmetimi nga njeriu te njeriu i këtyre dy specieve ndodh përmes aerosoleve, kontaktit të drejtpërdrejtë dhe kontaktit në sipërfaqet e infektuara me virus, kështu që transmetimi i 2019-nCoV është ndoshta i ngjashëm. Coronavirusi i ri 2019-nCoV është i ndryshëm nga llojet e koronavirusëve të njohur më parë dhe eshte izoluar për herë të parë në dhjetor 2019 në Wuhan, Kinë. Ai identifikohet nga sekuencat e gjeneratave të përparuara (Next Generation Sequencing, NGS ) dhe eshte analizuar me anë të analizave të sekuencave të thella (deep-sequencing analysis).

Punonjësit e shëndetësisë janë gjithnjë e më të ekspozuar ndaj virusit, dhe atyre u rekomandohen masa shtesë parandaluese, siç janë veshja e maskave me filtra N95 dhe pajisje të tjera shtesë për mbrojtje personale.

Këto janë ngjarje që lidhen me përhapjen e virusit, të renditura në mënyrë kronologjike nga Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH):

31 dhjetor 2019 –zyra përfaqësuese e OBSH në Kinë raporton rastet e para të pneumonisë me etiologji të panjohur të zbuluara në Wuhan, Kinë

31 dhjetor 2019  – 3 janar 2020 – OBSH raporton 44 raste të pneumonisë me etiologji të panjohur nga autoritetet kombëtare në Kinë (shkak – i paidentifikuar)

11 dhe 12 Janar 2020 – OBSH është njoftuar nga Komisioni Kombëtar i Shëndetit në Kinë se përhapjen e pneumonisë e lidhin me tregun e detit në Wuhan, Kinë

  • Autoritetet kineze identifikojnë një koronavirus të ri të izoluar në 7 janar 2020
  • Më 12 janar, eshte shperndare sekuenca e virusit te ri ne vendet e tjera me qellim për të zhvilluar paketa diagnostikuese
  • Deri me 28 janar, jane konfirmuar 4593 raste në nivel global (14 vende), nga të cilat 4537 në Kinë, 976 raste të rënda dhe 106 raste me pasoje vdekjen.

Rekomandimet për mbrojtje personale nga infeksioni me koronavirusin e ri 2019-nCoV janë si më poshtë:

  • Larja e shpeshtë e duarve me dezinfektues me alkool ose me sapun dhe ujë
  • Kur kollitni ose teshtitni, mbuloni gojën me pjesën e brendshme të bërrylit ose me shami që do të hidhet menjëherë pas përdorimit, e gjithë kjo e ndjekur nga larja e rregullt e duarve ose dezinfektimi.
  • Shmangni kontaktet e afërta me këdo që ka ethe ose kollë
  • Nëse keni ethe, kollë ose vështirësi në frymëmarrje, kërkoni kujdes mjekësor sa më shpejt të jetë e mundur dhe ndani historinë tuaj mjekësore me mjekun tuaj
  • Shmangni kontaktin e drejtpërdrejtë me kafshët dhe zonat që kanë qenë në kontakt me kafshët kur vizitoni tregjet e shpendëve në zonat e prekura aktualisht nga infeksioni koronavirus te ri.
  • Shmangni konsumin e produkteve shtazore te pagatuara ose jo te gatuara mjaftueshem; mishi i freskët, qumështi ose produktet e tjera shtazore duhet të trajtohen me kujdes në mënyrë që të parandalohet kontaminimi i ushqimit te freskët.

Burime nga:

Trajtim ambulator i apnesë së natës me aparatin CELON ELITE

Apnea e natës është një çrregullim serioz i ritmit të frymëmarrjes gjatë gjumit.  Kjo gjendje shkakton ndërprerje te shkurtra dhe te përsëritura të frymëmarrjes duke bere që truri por edhe organet e tjera të mos marrin mjaftueshëm oksigjen. Apnea e natës mund të jetë obstruktive, qendrore ose e kombinuar. Sipas Organizatës Botërore Shëndetesore, 100 milion njerëz në të gjithë botën vuajnë nga kjo sëmundje.

Simptomat e apneas obstruktive të natës janë: gërhitje me zë të lartë, ndërprerje të shkurtra të frymëmarrjes, tharje të gojës në mëngjes, përgjumje dhe lodhje gjatë ditës, pagjumësi, dhimbje koke në mëngjes, nervozizëm, impotencë, reduktim të përqëndrimit dhe rritje të peshës trupore.

Në rast se kjo gjendje nuk trajtohet mund të shkaktojë: rritje të presionit të gjakut, sëmundje koronare të zemrës, goditje në tru dhe në zemër, çrregullime të ritmit të zemrës, glaukoma, diabet tip 2, yndyrosje jo-alkoolike të mëlçisë. Shkakton zhvillim të sindromës metabolike – rritje të presionit të gjakut, rritje të nivelit të sheqerit dhe yndyrës në gjak.

Në klinikën tonë sindroma e apneas obstruktive të natës, gjithashtu mund të trajtohet ambulatore me anë të aparatit CELON ELITE.

Aparati CELON ELITE është system për kryerjen e trajtimeve minimale invazive bazuar bazuar në rrymën e terapisë së induktuar nga rrezatimi bipolar.

Ablacioni minimal invasive dhe i kontrolluar i indeve i cili kryhet me aplikatorë me anestezi lokale. Kjo është një metodë e lehtë, e shpejtë, shumë efikase dhe mbi të gjitha e sigurt. Ekziston kontroll i vazhdueshëm i rezistencës së indit të trajtuar, me anë të të cilit trajtimi ndërpritet automatikisht dhe nuk ekziston rrezik i shfaqjes së komplikimeve (sipas të gjitha statistikave).

Përfitimet e pacientëve nga kjo metodë:

  • Nuk kërkon hospitalizim. Trajtimi kryhet në kushte ambulatore me anestezi lokale
  • Dhimbje minimale gjatë dhe pas procedurës – madje mund të konsiderohet si një ndërhyrje pa dhimbje
  • Kufizime minimale pas ndërhyrjes përsa i përket aktiviteteve normale ditore (pa kufizime në ushqim)
  • Sipërfaqja e organeve (mukoza) mbetet e paprekur, duke stimuluar kështu procesin e shërimit në mënyrë natyrale.

Me aparatin CELON ELITE mund të kryhen intervenimet e mëposhtme për trajtimin e apneas opstruktive të natës:

  • Forcimi dhe shkurtimi i qiellzës së butë që zvogëlon dridhjen e cila shkakton gërhitjen.
  • Shkurtimi i uvulës
  • Reduktimi i vëllimit të vrimave të hundës dhe polipeve
  • Reduktimi i vëllimit të bazës së gjuhës dhe bajames së hipertrofizuar gjuhësore
  • Reduktimi i vëllimit dhe heqja e pjesshme e bajameve të hipertrofizuara
  • Trajtimi i epistaksisë së përsëritur
  • Mënjanimi i papillomave dhe gjëndrave të tjera patologjike në orofaringë.

Alergjia e shkaktuar nga pluhuri i shtëpisë tek fëmijët

Alergjia ndaj pluhurit të shtëpisë është zhvillimi i një reaksioni alergjik ndaj organizmave të vegjël (parazitë), të cilët zakonisht janë të pranishëm në pluhurin e shtëpisë. Shenjat e alergjisë ndaj pluhurit të shtëpisë janë të ngjashme me ato të alergjisë së shkaktuar nga poleni, si teshtima dhe rrjedha e sekrecioneve nga hunda. Shumë persona me alergji ndaj pluhurit të shtëpisë gjithashtu mund të kenë shenja astme, frymëmarrje të vështirësuar dhe të shoqëruar me fishkëllimë.

Këpushat ose ndryshe rriqrat, të cilët janë të afërm apo të ngjashëm me merimangat, janë shumë të vegjël dhe nuk mund të vërehen pa mikroskop. Ata ushqehen me qelizat e varfëra të lëkurës së njeriut dhe janë të pranishëm në mjedise të ngrohta dhe të lagështa. Në shumicën e shtëpive, të cilat kanë mobilje shtëpiake të vjetra si dysheku, mobiljet me susta, tapetet janë mjedisi ideal për mbledhjen e pluhurit të shtëpisë.

Me ndërmarrjen e hapave për të zvogëluar numrin e këtyre parazitëve në shtëpinë tuaj, do të mund të fitoni kontrollin ndaj alergjisë të shkaktuar nga pluhuri i shtëpisë. Ndonjëherë është i nevojshëm trajtimi me medikamente për lehtësimin e simptomave dhe kontrollin e astmës, shprehet Prim. Dr. Sonja Petrovska, pediatre specialiste në Zan Mitrev Clinic.

Simptomat

Simptomat të  cilat shkaktohen nga reaksioni alergjik në mukozën e zgavrës së hundës përfshijnë:

  • Teshtitje
  • Rrjedhje të hundës
  • Kruarje, skuqje ose lot në sy
  • Kongjestion nazal
  • Kruarje në mukozën e hundës ose në fyt
  • Rrjedhje të sekrecioneve (nga hunda në fyt)
  • Kollë
  • Presion ose dhimbje në fytyrë
  • Ënjtje në zonën e fytyrës dhe syve
  • Kruarje e shpeshtë e hundës tek fëmijët

Nëse alergjia ndaj pluhurit në shtëpi kontribuon në zhvillimin e astmës, mund të shfaqen edhe probleme me gjumin të shkaktuara nga vështirësitë në frymëmarrje, fishkëllimë më kraharor gjatë frymëmarrjes të cilat rëndohen nga viruset respirative, siç është ftohja ose gripi.

Një shkallë e moderuar e alergjisë nga pluhuri i shtëpisë mund të shkaktojë rrjedhje të hundës, rrjedhje lotësh dhe teshtitje. Në raste të rënda, gjendja mund të bëhet kronike, d.m.th. manifestohet me teshtitje të vazhdueshme, kollë, bllokim, presion në zonën e fytyrës ose sulme të rënda të astmës.

Kur duhet të kërkoni ndihmë mjekësore

Ndonjëherë është e vështirë të përcaktohet nëse keni ftohje apo alergji. Nëse simptomat tuaja zgjasin më shumë se një javë, mund të bëhet fjalë për alergji.

Nëse gjendja përkeqësohet me bllokime të rënda të hundës, vështirësi në frymëmarrje dhe çrregullim të gjumit – duhet të kërkoni ndihmë mjekësore. Në rast se keni përkeqësim të shpejtë të këtyre simptomave si vështirësi në frymëmarrje dhe mungesë ajri gjatë aktiviteteve më të zakonshme duhet të kërkoni ndihmë mjekësore urgjente.

Shkaqet

Alergjitë shfaqen kur sistemi imunitar i përgjigjet një substance të huaj, siç është poleni, kafshët shtëpiake apo këpushat (rriqrat). Sistemi imunitar prodhon proteina të njohura si antitrupa që mbrojnë organizmin nga këta sulmues të padëshiruar që mund të shkaktojnë sëmundje ose infeksion.

Kur bëhet fjalë për prani të alergjisë, sistemi imunitar krijon antitrupa që identifikojnë alergjenin si diçka të dëmshme, edhe në rast se nuk është. Nëse ndodh kontakt i përsëritur me alergjen, në sistemin imunitar shkaktohen reaksione inflamatore në zonën e hundës ose në mushkëri. Ekspozimi i zgjatur ose i vazhdueshëm ndaj alergjenit mund të shkaktojë inflamacion kronik që çon në astmë.

Këpushat (rriqrat) ushqehen me lëndë organike, siç janë qelizat e lëkurës që bien, ndërsa ujë thithin nga atmosfera.

Në pluhur gjithashtu gjenden përmbajtje të jashtëqitjes pjesë të trupit të këtyre parazitëve të cilat konsiderohen si proteina të pranishme në pluhur, të cilat janë përgjegjëse për zhvillimin dhe alergjinë nga kafshët shtëpiake.

Komplikimet

Në rast se kemi të bëjmë me alergji të shkaktuar nga këpushat (rriqrat), ekspozimi ndaj kafshimeve dhe mbetjeve të tyre mund të shkaktojë komplikime.

Infeksione të sinusit: Inflamacioni i zgjatur (kronik) i mukozës së hundës i shkaktuara nga alergjia e pluhurit mund të pengojë kullimin (drenimin) e sinusit nëpër korridoret e hundës. Ky qëndrim i sekretimit mund të shkaktojë mundësi më të madhe të zhvillimit të infeksioneve të sinusit (sinozit).

Astma: Personat me astmë dhe alergji nga pluhuri shpesh kanë vështirësi në kontrollin e simptomave të astmës. Ata mund të jenë të ekspozuar ndaj rrezikut të sulmeve të astmës që kërkojnë trajtim apo ndihmë mjekësore urgjente.

Ndotja e ajrit shkak i shfaqjes së sëmudjeve të shumta

Ndotja e ajrit është një nga rreziqet më të medha dhe shkak i gjendjeve të ndryshme mbi shëndetin në përgjithësi. Ndotja e ajrit njhet si “vrasës i heshtur” nga Organizata shëndetësore botërore për shkak se efektet e ndotjes së ajrit shfaqen pa i vërejtur dhe nuk mund të maten lehtë.

Tashmë është i njohur fakti se rreth 500 000 raste të vdekjes nga kanceri i mushkerive dhe 1,6 milion raste vdekjesh nga HOBB mund ti referohen ndotjes së ajrit. Ndotja e ajrit lidhet me sëmundjet malinje si kanceri në fshikëzën e urinës dhe leukemia tek fëmijët. Zhvillimi i mushkërive tek fëmijët ngadalësohet me anë të ekspozimit ndaj ndotjes së ajrit dhe me kalimin e viteve zakonisht shfaqen sëmundje në mushkëri. Ndotja e ajrit me reduktimin e funksionit konjitiv dhe rritje të rrezikut të demencës. Grimcat (PM) në ajër të cilat janë më të vogla se 2,5 mikrometër lidhen me ngadalësimin e zhvillimit psikomotorik dhe me reduktimin e nivelit të inteligjencës tek fëmijët.

Reaksionet alergjike dhe riniti

Dihet se ndotja e ajrit mund të shkaktojë përkeqësim të shfaqjeve alergjike te individët e sensibilizuar. Studimet kliniko-epidemiologjike kanë treguar që ndotja tek fëmijët mund të shkaktojë sensibilizim të hershëm, dhe vlera të larta IgE në moshë të re.

Ekzistojnë prova që ndotja e ajrit luan rol edhe në zhvillimin dhe përkeqësimin e rinitit alergjik. Një studim i bërë tek fëmijët parashkollorë ka treguar se ekspozimi ndaj trafikut gjatë periudhës  prenatale dhe gjatë fëmijërisë së hershme kanë rrezik më të lartë për zhvillimin e rinitit alergjik.

Sëmundjet autoimune

Ndotja e mjedisit mund të rrisë rrezikun e sëmundjeve autoimune. Mushkëritë kanë një sipërfaqe të madhe që vjen në kontakt me një numër të madh antigjenesh. Ky sensibilizim mund t’i bëjë njerëzit të prirur ndaj sëmundjeve autoimune. Ndotja potencialisht kontribuon në artritin reumatoid dhe lupusin sistemik. Studimi kanadez tregon përhapje të madhe të artritit reumatoid në zonat me nivel të rritur të PM2.5

Kancerogjenet

Ekspozimi ndaj benzenit nga gazrat e shkarkuar, veçanërisht në periudhën prenatalale ose në vitet e para pas lindjes, shoqërohet me një rrezik të shfaqjes së leuçemisë tek fëmijët. Ekspozimi prenatal ndaj PM 2.5 gjatë shtatëzanisë mund të rrisë rrezikun për zhvillimin e leukemisë ose astrocitomës tek fëmija.

Sëmundjet kardiovaskulare

Hulumtimet kanë treguar një lidhje të ngjashme ndërmjet vlerave të larta të PM 2.5 dhe rritjes së vdekshmërisë nga infarkti i miokardit, goditja në tru, dështimi i zemrës dhe presioni i lartë i gjakut. Rritje e moderuar e niveleve të karboksihemoglobinës (prej 3-6%) mund të ndodhë gjatë ekspozimit ndaj gazrave të shkarkuar, duke shkaktuar kështu aritmi dhe sëmundje të zemrës tek personat me sëmundje koronare të zemrës.

 

Funksioni konjitiv dhe çrregullimet neurologjike

Ndotja e ajrit ka efekte të dëmshme mbi CNS, duke përfshirë dëmtimin e funksionit njohës dhe rritjen e rrezikut të demencës (çmendurisë) dhe goditjes në tru tek personat e moshuar. Distanca e largët nga rruga kryesore deri në vendbanim është një tregues i ekspozimit ndaj ndotjes së ajrit.

Ndotja e ajrit mund të dëmtojë zhvillimin e trurit, me një theks të veçantë në dëmtimin e funksioneve konjitive (njohëse) gjatë gjithë jetës. Shumë studime kanë treguar që ekspozimi ndaj PM2.5 para dhe në muajt e parë të jetës shoqërohet me zhvillim më të ngadaltë psikofizik dhe nivele më të ulëta të inteligjencës.

Janë botuar mbi 1.000 shkrime lidhur me ndotjen ajrit dhe autizmin, të cilat tregojnë një lidhje të ngushtë të kësaj sëmundje me ekspozimin ndaj karbohidrateve aromatike polycyclic, shkarkimit të naftës, grimcave PM, dioksidit të azotit, ozonit dhe dioksidit të squfurit si shkak i ekspozimit ndaj tyre gjatë periudhës prenatale dhe fëmijërisë së hershme. Kjo lidhje është konfirmuar nga disa studime të bëra tek kafshët.

Diabeti, mbipesha dhe sëmundjet endokrine

Mendohet se ndotja e ajrit akumulohet tek indi dhjamor visceral gjatë kalimit nga indi dhjamor nga ngjyra kafe në të bardhë, i cili mund të përkeqësojë rezistencën e insulinës, stresin oksidativ dhe inflamacionin sistemik.

Një studim i bërë tek fëmijët në Meksiko Siti të ekspozuar ndaj niveleve të larta të PM2.5 kanë treguar shfaqje të nivele më të larta të leptinës dhe endotelinës-1 dhe vlerave më të ulëta të peptidit-1, gleklinit (glukozës) dhe glukagonit, në krahasim me personat të cilët nuk janë të ekspozuar ndaj mjediseve të ndotura. Leptina ka treguar një lidhje të fortë me nivelin e grimcave PM 2.5 gjatë ekspozimeve kumulative. Vlerat e larta të PM 2.5 dhe ozonit në mjedis lidhen me hiperleptineminë  të menjëhershme 12-orëshe, çrregullimin e oreksit, mungesën e vitaminës D dhe rritjen e endotelit-1 te fëmijët e shëndetshëm. Fëmijët që jetojnë në zona me ndotje të ajrit në të cilat ka shkarkim të gazrave kanë BMI më të larta, gjë e cila mund të shkaktojë ndryshime metabolike, përfshirë edhe rezistencën ndaj insulinës.

Sëmundjet e syrit

Lotimi dhe acarimi i syve mund të ndodhë si reagim ndaj irrituesve të syrit, dhe shoqërohet me ekspozimin ndaj ozonit ose dioksidit të azotit, megjithëse mund të ndikojnë edhe PM të cilat mund të përkeqësojnë gjendjen e pacientit në rast se ai përdor lente. Konjunktiviti zakonisht  lidhet me ekspozimin e oksonit dhe dioksidit të azotit, edhe pse mund të ndikojnë grimcat PM10 dhe dioksidi i squfurit.

Sëmundjet hematologjike

Që në vitet 1970, dihet që ndotja e ajrit nga metali i benzinës shkakton anemi. Ndotës të tjerë nga gazrat e shkarkimit mund të kontribuojnë në sëmundjet hematologjike, ose me anë të kalimit të drejtpërdrejtë në gjak gjatë thithjes së ajrit, ose me anë të aktivimit të reaksioneve inflamatore në mushkëri, gjë e cila rezulton me sëmundje inflamatore. PM 2.5 krijon koagulim të ndërprerë përmes aktivizimit të trombociteve dhe endotelit të enëve të gjakut nga citokinat inflamatore.

Sëmundjet e mëlçisë

Të jetuarit përgjatë autostradave të mëdha, ku ndotja e ajrit është në nivel të lartë, pasohet nga një përhapje e shtuar e steatozës hepatike. Ekzistojnë disa arsye të mundshme për shoqërimin e ndotjes së ajrit me efekte të tilla dëmtuese në qelizat e mëlçisë, përmes ndërmjetësuesve inflamator, toksicitetit të gjeneve, dëmtimit të mitokondrive dhe dëmtimit të organeve të tjera, të cilat më pas vijojnë me dëmtim të mëlçisë. Mëlçia është organi kryesor detoksifikues i të gjitha substancave të dëmshme që hyjnë nga jashtë, përfshirë grimcat PM, të cilat hyjnë në mëlçi për tu shpërbërë.

 

Sëmundja e veshkave

Veshka, e cila është një organ shumë i vaskuluar, është e ndjeshme ndaj dëmtimit të enëve të gjakut të mëdha dhe të vogla, duke shkaktuar stres oksidativ tek indet dhe efekte inflamatore sistemike nga ndotja e ajrit.

 

Sëmundjet e frymëmarrjes

Ndotja e ajrit mund të ndikojë në çdo pjesë të sistemit të frymëmarrjes dhe në çdo moshë. Ekspozimi prenatal ndaj ndotjes së ajrit shoqërohet me frymëmarrje dhe astmë në fëmijërinë e hershme. Me ekspoyimin ndaj ndotjes së ajrit reduktohet shkalla e zhvillimit tek fëmijët dhe me kalimin e viteved rritet shkalla e demtimit të funksionit të mushkërive. Ekspozimi ndaj ndotjes së ajrit tek fëmijët shoqërohet me rrezik të lartë të shfaqjes së astmës. Përveç astmës, ekziston rreziku i zhvillimit të HOBB, kancerit të mushkërive dhe laringitit kronik. Ndotja e ajrit mund të jetë gjithashtu një faktor për kalimin e astmës në HOBB.

Sëmundjet e lëkurës

Një studim multicentrik ka treguar një lidhje ndërmjet ndotjes së ajrit me ndryshime të shpeshta të lëkurës atopike dhe urtikariale, dermografisë, seborrea (por me një frekuencë të reduktuar të zbokthit). Ekspozimi i ndotjes së jashtme ose të brendshme shoqërohet me plakje të përshpejtuar të lëkurës, në varësi të ekspozimit ndaj diellit, pirjes së duhanit dhe faktorëve të tjerë.

Si të ushqeheni shëndetshëm gjatë festave të fundvitit

Festat e fundvitit janë të pasura me ushqim, pije dhe atmosferë festive të cilat jo rrallë i tejkalon kufijtë e një jetesë të shëndetshme dhe të ekuilibruar.

Sigurisht që të gjithë i adhurojmë këto ditë, por gjithmonë duhet të keni parasyshë disa këshilla të shëndetshme të kombinuara me më shumë argëtim dhe momente të bukura familjare.

 

  1. Shmangni kombinimet e tepërta të ushqimeve

Shpesh ushqimi gjatë festave të Vitit të Ri përgatitet me më shumë kripë, erëza dhe yndyrna që e bëjnë trupin tonë të punojë më shumë duke shkaktuar lehtësishtë fryerje, ënjtje dhe parehati. Reduktoni konsumin e ushqimit, kombinoni produktet e qumështit me sallatën ose mishin me sallatë,  shmangni bukën dhe specialitetet e skuqura të cilat ndikojnë në reduktimin e energjisë tuaj në këto ditë të bukura.

 

  1. JO – ushqimit të tepërt

Zgjidhni porcione më të vogla me ushqim të lehtë dhe me më shumë perime. Gjatë shërbimit të  ushqimit, mos i mbushni së tepërmi pjatat dhe konsumoni ushqimin ngadalë pasi stomakut i nevojitet kohë për të sinjalizuar trurin se tashmë ndjehemi të ngopur dhe nuk keni nevojë për më tepër ushqim.

Ditën e ardhshme do të ndiheni të lehtë dhe të gatshëm për të vazhduar me festat e fundvitit.

 

  1. Kontrolli i pijeve

Urimet për një vit të ardhshëm të mbarë, plotë shëndet dhe gëzime janë momente normale të këtyre festave të përbashkëta që ndonjëherë mund të përfundojnë me kalori të tepërta për shkak të konsumit të tepërt të alkoolit.

Për të festuar këto momente, konsumoni pije të lehta, ujë mineral, një gotë verë dhe shmangni përzierjet të cilat vetëm sa do t’ju japin më shumë kilogramë pas pushimeve.

 

  1. Ushqimi i shëndetshëm mund të jetë pjesë e çdo tavolinë

 

Përgatitni një recetë të re ushqimi e cila do të përmbajë më pak sheqer ose këtë herë përgatitni mishin e preferuar por gjithmonë në formë të zjerë. Përgatisni më shumë sallata dhe si pjata shtesë përgatisni perime të pjekura me pak salcë bajamesh.  Disa ndryshime të vogla në tavolinë rezultojnë me ndryshime të mëdha të vitit të ri dhe në këtë mënyrë kujdesemi për trupin që të kemi një shëndet të mirë dhe të ekuilibruar.

Shijoni pushimet, jini vitalë dhe shfrytëzoni kohën me personat tuaj më të dashur

Spitali klinik “Zhan Mitrev” me shkallen me te ulet te vdekshmerise se benchmarku amerikan dhe me zero perqind infesione

Që nga hapja e spitalit në muajin mars të vitit 2016, nën emrin Zan Mitrev Clinic, janë bërë 230.000 kontrolle dhe 10.500 operacione, dhe vetëm gjatë vitit 2019 janë realizuar 70.000 kontrolle dhe 3.100 operacione që në fakt deri tani është numri më i madh i arritur për një vit, informon akademiku Dr. Zhan Mitrev, themeluesi i këtij spitali klinik që në mars të vitit të ardhshëm shënon dy dekada të ekzistencës së tij.

  • Para së gjithash do të dëshiroja të uroja Krishtlindjet për të gjithë ata që e festojnë këtë festë të madhe. Në të njëjtën kohë, sikurse edhe po e përfundojmë këtë vit, i cili ishte i mbushur me shumë përpjekje dhe punë të përkushtuar, deshiroj ti bëj të njohura rezultatet tona. Dua të theksoj se 100% e vizitave dhe 52% e operacioneve kanë qenë pacientë privatë nga rajoni dhe jashtë vendit, që është dhe përqindja më e lartë deri më tani. Në të njëjtën kohë, këtë vit kemi filluar me një teknikë të re të kryerjes së operacioneve, me të ashtuquajturën zemrat artificiale, nga të cilat 6 LVAD (left ventricular assist device), 2 BVAD (biventricular assist device), 1 TAH (total artificial heart). Të gjithë pacientët kanë patur 100% mbijetesë, pa komplikime apo vdekshmëri – informon Dr. Zhan Mitrev.

Ai sqaron se në këtë klinikë janë trajtuar anomalitë më komplekse tek të porsalindurit, siç janë procedura Switch, operacionet komplekse, unifikimi i hartave të atresisë pulmonare, ri-operacione të shumta dhe madje edhe operacione për herë të tretë tek fëmijët të operuar më parë në institucione të tjera.

 

  • Janë operuar 178 pacientë me anomali kongjenitale të zemrës, nga të cilët 75 kanë qenë fëmijë të vegjël dhe foshnja, 25 janë trajtuar me procedura intervente dhe 50 janë trajtuar me operacion Dua të theksoj se me këto lloj operacionesh kemi filluar në shtator të vitit 2019 dhe brenda 3 muajve kemi kryer 50 operacione. Nuk ka patur vdekje të papritura dhe të gjitha operacionet tek fëmijët janë bërë nga unë. Veçanërisht dua të theksoj se për cilësinë e një spitali janë të rëndësishme parametrat në vijim:

 

– Vdekshmëria intraspitalore deri në 30 ditë

– Infeksionet postoperative

Për vdekshmërinë postoperative kemi arritur të kemi madje shkallën më të ulët se standardi amerikan për operacionet që kryejmë, dhe për më tepër këtë vit kemi patur 0% infeksione të plagëve të thella kirurgjikale.

Kjo është një dëshmi se ne jemi një nga spitalet më të mira në nivel botëror me të cilin Maqedonia ka me cfarë të krenohet – përfundoi Mitrev.

Shkaqet e mundshme të shfaqjes së dhimbjes së pelvisit tek gratë

Në rast se keni dhimbje në pjesën e poshtme të kërthizës, dhimbje barku ndërmjet zonës së poshtme të barkut dhe pjesës së siperme te kembeve, kjo gjendje zakonisht konsiderohet si dhimbje e pelvisit. Shkaqet e shfaqjes së kësaj dhimbje janë të ndryshme. Dhimbja në pelvis mund të shfaqet për shkak të ovulimit, për shkak të ndonjë çrregullimi digjestiv, apo për shkak të ndonjë problemi tjetër që shfaqet si shenjë treguese se është momenti për tu paraqitur tek mjeku.

Apendiksi

Apendiksi i irrituar apo infektuar manifestohet me dhimbje te forta ne pjesen e poshtme te barkut, vecanerisht ne anen e djathte, me te vjella dhe ethe. Në rast te shfaqjes se ketyre simptomave, menjëherë duhet të konsultoheni me mjekun. Apendiksi i infektuar zakonisht kërkon intervenim të menjëhershëm. Në rast se shpërthen, mund të përhap infeksionin në të gjithë murin e brendshëm të barkut duke shkaktuar një gjendje të rëndë dhe të komplikuar për pacientin.

Ovulimi i shoqeruar me dhimbje

Shpesh herë ndodh që të ndjeni dhimbje gjate ciklit menstrual. Gjatë momentit të ovulimit vezorja lëshon qeliza vezore të shoqëruara me pak fluid dhe gjak, gjë e cila mund të shkaktojë irritim. Kjo ndjenjë në gjuhën gjermane quhet mittelschmerz – që do të thotë “dhimbje e mesme”. Kjo për faktin se dhimbja shfaqet në mes të ciklit menstrual, mund të shfaqet çdo muaj dhe ygjat vetëm për disa orë.

PMS dhe dhimbjet  gjatë ciklit menstrual

Zakonisht dhimbjet e shaktuara nga cikli menstrual shfaqen ne zonën e mesit dhe pjesës së poshtme të barkut. Këto dhimbje zakonisht zgjasin 1-3 ditë dhe shkaktohen për faktin se mitra çdo muaj ndërton një mbështjellë të indeve të njohur në gjuhën mjekësore si endometrium. Ketu embrioni mund te mbillet dhe te rritet. Në rast se nuk mbeteni shtatzënë, kjo mbështjellë copëzohet dhe nxirret nga trupi me anë të ciklit tuaj menstrual. Gjatë momentit kur mitra shtrëngohet për ti nxjerrë jashtë këto papasterti ju do të ndjeni dhimbje. Mundohuni ti qetesoni dhimbjet duke ngrohur pjesën e poshtme të barkut ose me anë të ndonjë ilaçi qetësues. Kryerja e ushtrimeve dhe shmangia e stresit gjithashtu ndihmojnë në qetësimin e dhimbjeve.

Shtatzënia jashtë mitrës

Shtatzënia jashtë mitrës ka të bëj me implantmin e embrionit jashtë mitrës dhe ku dhe fillon të rritet. Kjo gjendje zakonisht ndodh tek tubat fallopiane. Simptomat më të zakonshme të shtatzënisë jashtë mitrës janë: dhimbje të forta ose ngërç në pelvis (veçanërisht në njërën anë), gjakderdhje vaginale, marramendje dhe të vjella. Në rast se këto simptoma janë të pranishme tek ju, duhet menjëherë të kërkoni ndihmë mjekësore pasi një gjendje e tillë mund të jetë e rrezikshme për jetën tuaj.

Sëmundjet seksualisht të transmetueshme

Dhimbja në pelvis është një shenjë paralajmëruese e pranisë së sëmundjeve seksualisht të transmetueshme. Dy sëmundjet më të pranishme janë klamidia dhe gonorrea të cilat zakonisht shfaqen në të njejtën kohë dhe jo gjithmonë manifestohen me simptoma. Megjithatë ndonjëherë manifestohen me dhimbje, gjakderdhje periodike dhe rrjedhje anormale të vaginës. Gjithashtu e rëndësishme është që ta bindni partnerin tuaj të kontrollohet dhe të trajtohet në mënyrë që të shmangni transmetimin e infeksionit tek njëri-tjetri.

Sëmundja inflamatore e pelvisit

Kjo është një gjendje e cila gjithashtu shkaktohet si rezultat i sëmundjeve seksualisht të transmetueshme.  Sëmundjet inflamatore të pelvisit janë shkaku kryesor i infertilitetit tek gratë. Mund të shkaktojnë dëmtim të përhershëm të mitrës, vezoreve dhe tubave fallopiane. Shenjat treguese të kësaj gjendje janë dhimbja e barkut, ethet, rrjedhje anormale e vaginës, dhimbja gjatë marrëdhëneve seksuale apo gjatë urinimit. Rekomandohet marrja e menjëhershme e trajtimit të duhur mjekësor për të shmangur komplikime të tjera më serioze. Zakonisht, këto raste trajtohen me antibiotikë, por në raste më të komplikuara është i nevojshëm hospitalizimi i pacientit.

Cistet në vezore

Gjatë ovulimit vezoret lëshojnë vezë. Ndonjëherë folikuli nuk hapet për të lëshuar vezën, ose mbyllet pasi të lëshohet veza dhe të mbushet me lëndë fluide. Kjo shkakton një cist ovarian. Zakonisht janë të padëmshëm dhe zgjidhen në mënyrë spontane. Prania e tyre zakonisht shkakton dhimbje në pelvis, presion, ënjtje dhe fryrje barku. Dhe nëse cista shpërthen ose kthehet, mund të shkaktojë dhimbje të forta.

Tumori në mitër

Këto tumore shfaqen në murin e mitrës. Edhe pse  quhen tumore fibroide, ato nuk janë kancerogjene. Fibroidet janë të zakonshme tek gratë gjatë moshës 30 dhe 40 vjeçare. Zakonisht nuk shkaktojnë probleme. Por disa gra mund të kenë presion abdominal, dhimbje shpine, menstruacione të shoqëruara me dhimbje, dhimbje gjatë marrëdhënieve seksuale ose vështirësi për të mbetur shtatzënë. Konsultohuni me mjekun tuaj për trajtimin apo mënjanimin e tyre.

Endometrioza

Tek disa gra ekziston ind i cili rritet jashtë mitrës dhe është i ngjashëm me indet që mbushin hapësirën e mitrës. Mund të shfaqet tek vezoret, tubat fallopiane, fshikëzën e urines, zorrët dhe pjesë të tjera të trupit. Gajtë periudhës së ciklit menstrual, këto gjendra indesh shpërbëhen. Por indi i cili rritet jashtë mitrës nuk ka asnjë mënyrë për tu shpërbërë. Kjo gjendje rrallë herë përbën rrezik por gjithësesi mund të shkaktojë dhimbje dhe të formojë inde mbresë që mund ta bëjnë të vështirë shtatzëninë. Ka disa mënyra trajtimi. Medikamente kundër dhimbjes, pilula kontraceptive, hormonet për të ndaluar ciklin menstrual, operacionin me prerje të vogla si dhe histerektomi (heqja e mitrës), të gjitha këto janë disa mënyra për ti dhënë zgjidhje këtij problemi.

Infeksioni i traktit urinar

Zakonisht kur ndjeni se keni nevojë për urinim të shpeshtë të shoqëruar me dhimbje apo djegie bëhet fjalë për prani të baktereve në traktin urinar. Kjo gjendje mund të trajtohet shpejt dhe mund të parandalohet shfaqja e komplikimeve më serioze. Në rast se infeksioni përhapet në veshka, mund të shkaktojë probleme serioze. Shenjat e infeksionit në veshka përfshijnë ethe, të përzjera, të vjella dhe dhimbje në njërën anë të pjesës së poshtme të shpinës.

Gurët në veshka

Këto gurë janë copëza kripe dhe minerale nga të cilat organizmi juaj mundohet të çlirohet duke I lëshuar ato me urinës. Ato mund të jenë aq të vogla sa një kokërr rërë por ndonjëherë mund të kenë madhësinë e një topi golf. Urina juaj mund të shndërrohet në ngjyrë rozë ose të kuqe nga prania e gjakut. Në shumicën e rasteve këta gurë mund të shkarkohen nga trupi me anë të urinimit por në disa raste të caktuara është i nevojshëm trajtimi mjekësor. Në rast se dyshoni se keni gurë në veshka konsultohuni patjetër me mjekun tuaj për të bërë shqyrtimet e nevojshme. Gjatë konsultimit mjeku juaj do t’ju japë terapinë e duhur, do tju rekomandojë të pini sa më shumë lëngje dhe do t’ju rekomandojë të merrni medikamente për qetësimin e dhimbjeve.

Dhimbje gjatë marrëdhënieve seksuale

Shkaqet e shfaqjes së dhimbjeve gjatë marrëdhënieve seksuale janë të shumta. Mund të bëhet fjalë për infeksion vaginal, thatësi të organit gjenital apo çfarë do lloj problemi tjetër. Në gjuhën mjekësore kjo  njihet si dyspareunia . Kjo gjendje shkakton dhimbje në pjesën e jashtme të vaginës por edhe në brendësi të pelvisit. Kjo dhimbje kalon pas marrjes së terapisë së duhur.

Dhimbja kronike e pelvisit

Nëse keni dhimbje e cila zgjat të paktën 6 muaj, kjo konsiderohet si dhimbje kronike. Dhimbja kronike mund të shkaktojë çrregullim të gjumit, të karrierës por edhe të marrëdhënies me personat e afërt. Shumica e këtyre problemeve mund të trajtohen me terapi medikamentoze. Ndonjëherë, madje edhe pas shumë ekzaminimeve të kryera  shkaku i dhimbjes në pelvis mbetet mister. Gjithësesi, mjeku juaj do të mund t’ju ndihmojë të gjeni një zgjidhje për tu ndjerë më mirë.