Mëngjesi – një element i rëndësishëm i ushqimit për një shëndet më të mirë

Gjithnjë dhe më shumë studime tërheqin vëmendjen lidhur me mënyrën e të ushqyerit, kur dhe çfarë duhet konsumuar. Dihet që mëngjesi duhet të jetë vakti kryesor i ditës për një shëndet më të mirë. Edhe pse informacioni është mjaft i përhapur, shumë pak persona i kushtojnë vëmendje konsumit të mëngjesit dhe kombinimeve të ushqimit të përditshëm, si dhe shumë pak prej tyre i lidhin problemet dhe sëmundjet e tyre të caktuara me deficitet e mëngjesit.

Çfarë tregojnë studimet shkencore lidhur me konsumin apo shmangien e mëngjesit dhe përbërësve  të këtij vakti?

– Gjatë orëve të para të ditës, trupi ka shumë nevojë për energji dhe për plotësimin e rezervave  si dhe tepër e rëndësishme është  cilësia e ushqimit i cili në mënyrën e duhur do ta mbaj organizmin vital dhe të shëndetshëm.

Çfarë ndodh kur zgjedhim gatime me miell të bardhë ose ushqim të skuqur dhe të yndyrshëm?

– Produktet e brumrave, të cilat nuk janë të kombinuara me ushqime të tjera të freskëta në mëngjes, janë të pasura me niseshte-karbohidrate gjë kjo e cila e rëndon punën e pankreasit dhe jep efekt të kundërt të rritjes së energjisë në organizëm. Pas një vakti të tillë, trupi tregon shenja të lodhjes, dhe mungesës së aftësisë për të kryer aktivitete normale ditore. Pikërisht kjo është dhe arsyeja përse shumë prej nesh, e shohin më të dobishme shmangien e vaktit të mëngjesit, i cili nuk kontribuon për motivim dhe shëndet më të mirë.

A është mëngjesi një kusht i domosdoshëm?

– Vetëm një kombinim i ushqimeve të freskëta (frutave dhe perimeve), drithërave në një sasi të kontrolluar, farave dhe frutave të thata, një konsum i ekuilibruar i produkteve të qumështit mund të bëjë ndryshim përsa i përket reduktimit të shfaqjes së simptomave të lodhjes dhe të ndihmojë në plotësimin e nevojave ushqyese në çdo organizëm.

Përfundim: Studime të shumta kanë treguar se mëngjesi është i domosdoshëm dhe thelbësor për një dietë të shëndetshme për çdo individ, por vetëm nëse është një kombinim i ushqimeve të shëndetshme të përshtatura për nevojat e energjisë së çdo individi. Me konsumin e vaktit të parë të ditës, ne shmangim konsumimin e bollshëm të drekës dhe kështu ndikojmë drejtpërdrejt në ruajtjen e masës normale të trupit.

Sugjerimet tona për një mëngjes të shëndetshëm:

  1. Smothie jeshil me spinaq dhe mollë me një fetë buke integrale të lyer me gjalpë kikiriku.
  2. Pure tërshëre me fara dhe kos të kombinuar me 2 fruta
  3. Omletë me perime, një filxhan kos me pak yndyrë dhe një fetë buke integrale

Ndotja e ajrit ndikon në ngadalësimin e zhvillimit psikomotorik dhe nivelit të ulët të inteligjencës


Ndotja e ajtrit mund të dëmtojë zhvillimin e trurit me një referencë të veçantë të dëmtimit të funksioneve konjitive gjatë jetës. Studime të shumta kanë treguar se ekspozimi prenatal dhe gjatë muajve të parë të jetës lidhet me ngadalësimin e zhvillimit psikomotorik dhe me nivel të ulët të inteligjencës. Janë shkruar mbi 1000 publikime lidhur me ndotjen e ajrit dhe autizmin të cilat lidhen me ekspozimin e karbohidrateve aromatike policiklike, lëshimin e gazrave të naftës, grimcat, dioksidi i azotit, ozon dhe dioksidi i squfurit në periudhën prenatale dhe në periudhën e hershme të jetës, gjë e cila është konfirmuar nga disa studime të realizuara tek kafshët.

Tashmë është bërë e ditur se rreth 500,000 raste të vdekjes nga kanceri në mushkëri dhe 1.6 milion raste të vdekshmërisë nga HOBB mund ti atribuohen ndotjes së ajrit. Ndotja e ajrit është e lidhur me malinjitetin, siç është kanceri i fshikëzës dhe leuçemia tek fëmijët.

Ndotja e ajrit është një nga shkaqet kryesore përsa i përket ndryshimeve të rrezikshme mbi  shëndetin në përgjithësi. Ndotja e ajrit është quajtur “vrasës i heshtur” nga Organizata Botërore e Shëndetit, pasi efektet e ndotjes së ajrit shpesh kalojnë pa u vënë re dhe nuk mund të maten lehtë.

Zhvillimi i mushkërive tek fëmijët ngadalësohet nga ekspozimi ndaj ajrit të ndotur dhe pritet që me kalimin e viteve të shfaqen sëmundje të caktuara të mushkërive tek këta persona. Ndotja e ajrit shoqërohet me ulje të funksionit konjitiv dhe rritje të rrezikut të demencës. Grimcat (PM) në ajër që janë më pak se 2.5 mikrometër shoqërohen me ngadalësimin e zhvillimit psikomotorik dhe uljen e nivelit të inteligjencës tek fëmijët.

– Është  mëse i njohur fakti se ndotja e ajrit mund të shkaktojë manifestimeve alergjike tek personat e ndjeshëm ndaj reaksioneve alergjike. Studimet klinike epidemiologjike kanë treguar se ndotja e ajrit mund të shkaktojë ndjeshmëri të hershme tek fëmijët, dhe vlera të larta IgE që në moshë të re. Ekzistojnë të dhëna se ndotja e ajrit ndikon në zhvillimin dhe përkeqësimin e rinitit alergjik. Një studim i bërë tek fëmijët parashkollorë ka treguar se ekspozimi ndaj ajrit të ndotur nga trafiku gjatë periudhës prenatale dhe gjatë adoleshencës së hershme shkakton rrezik të lartë në zhvillimin e rinitit alergjik tek fëmijët – shpjegon Prim. Dr. Sonja Petrovska pediatre në Zan Mitrev Clinic.

Dr. Petrovska shton se ndotja e mjedisit mund të rrisë rrezikun e sëmundjeve autoimune. Mushkëritë kanë një sipërfaqe të madhe që vjen në kontakt me një numër të madh antigjenesh. Ky sensibilizim mund t’i bëjë njerëzit të prirur ndaj sëmundjeve autoimune. Ndotja e ajrit kontribuon potencialisht në shfaqjen e artritit reumatoid dhe lupusit sistemik. Një studim kanadez ka treguar një incidencë të rritur të artritit reumatoid në ato zona me nivel të lartë të PM2.5. Ekspozimi prenatal ndaj PM 2.5 gjatë shtatëzanisë mund të rrisë rrezikun e  shfaqjes së leukemisë ose astrocitomës tek fëmija.

Disa hulumtime të bëra deri tani kanë treguar një lidhje të fortë ndërmjet  vlerave të larta të grimcave PM dhe rritjes së vdekshmërisë nga infarkti i miokardit, goditjes në tru, dështimit të zemrës dhe presionit të lartë të gjakut. Një rritje e moderuar e nivelit të karboksihemoglobinës (prej 3-6%) mund të shfaqet gjatë ekspozimit ndaj gazit, duke shkaktuar kështu aritmi dhe sëmundje të zemrës tek ata persona me sëmundje koronare të zemrës.

Ndotja e ajrit ka efekte të dëmshme në CNS, duke përfshirë dëmtimin e funksioneve njohëse dhe rritjen e rrezikut të demencës dhe goditjes në tru tek personat më të moshuar. Distanca nga rruga kryesore deri në vendbanimin është një tregues i ekspozimit ndaj ndotjes së ajrit.

Ekipi mjekësor i Zan Mitrev Clinic është kujdesur për shëndetin e sportistëve në Olimpiadën Speciale

Za Mitrev Clinic edhe këtë vit ka mbështetur Olimpiadën Speciale me anë të së cilës është shënuar java europiane e basketbollit me një ngjarje e cila ka për qëllim rritjen e ndërgjegjësimit tek qytetarët për një përfshirje më të madhe të personave me aftësi të kufizuar. Ekipi ynë mjekësor është kujdesur për shëndetin e mbi 100 sportistëve të cilët morën pjesë në këtë ndeshje sportive miqësore .

Në sallën sportive “Kale”, Olimpiada Speciale, KFSM dhe e “Maqedonia 3×3” mbajtën një turne ndërmjet ekipeve që luajtën “ unified 3х3“- basket. Partnerët e ekipit ishin basketbollistë dhe basketbolliste të cilët për një kohë të gjatë bashkëpunojnë me Olimpiadën Speciale. Ndër këta partnerë ishte basketbollisti më i mirë maqedonas Ervin Cogo, një nga basketbollistët më të mirë në europë Danillo Mijatoviq, dhe një tjetër partner i veçantë i një ekipi që konsiderohet me shumë fat ishte presidenti i KFCM, Pero Antiq.

Në kuadër të javës së basketbollit europian u shënua edhe 3 dhjetori dita ndërkombëtare e personave me aftësi të kufizuar. DJ në këtë ngjarje ishte DJ Dino i cili vuan nga sindromi Williams, i cili ishte i shoqëruar edhe nga DJ Goce Saf nga Funky Fresh dhe Double G nga Gruvi i Shkupit.

-Një falenderim i madh për Spitalin klinik “Zan Mitrev”, shkollën e mesme “Nova”, vullnetarët dhe partnerët të cilët pa egoizëm edhe këtë herë na ofruan një mbështetje të fuqishme përsa i përket realizimit të kësaj ngjarje të madhe  – u shprehën nga Olimpiada Speciale.

 

Ekspozimi prenatal ndaj ndotjes së ajrit shoqërohet me zhurmë në frymëmarrje dhe astmë në fëmijërinë e hershme

Prim. Dr. Sonja Petrovska, pediatër pulmoalergolog

Ekspozimi ndaj ndotjes së ajrit tek fëmijët lidhet me rrezikun e shfaqjes së astmës. Përveç astmës, ekziston rreziku i zhvillimit të HOBB, kancerit të mushkërive dhe laringitit kronik. Ndotja e ajrit mendohet se akumulohet në indin dhjamor të organeve të brendshme gjatë kalimit të indit dhjamor nga ngjyra kafe në ngjyrë të bardhë, gjatë të cilës mund të përkeqësohet rezistenca e insulinës, stresi oksidativ dhe inflamacioni sistemik. Në Meksikë, fëmijët e ekspozuar ndaj niveleve të larta të PM kanë pasur nivele më të larta të leptinës dhe endotelinës-1 dhe vlera më të ulëta të peptidit-1, glrelin (hormoni i uritjes) dhe glukagonit, në krahasim me individët të cilët nuk jetojnë në mjedis të kontaminuar. Leptina është e lidhur fort me nivelet e PM gjatë ekspozimeve kumulative, dhe gjatë vlerave të larta të PM dhe ozonit në mjedis lidhen me hiperlipinemi akute 12-orëshe, çrregullim peptidesh rregullatorë të apetitit, mungesë të vitaminës D dhe rritje të endotelinës-1 te fëmijët e shëndetshëm. Fëmijët që jetojnë në zona në të cilat ka shkarkim gazrash kanë një BMI më të lartë, e cila mund të jetë për shkak të ndryshimeve metabolike, që përfshin edhe rezistencën ndaj insulinës.

SËMUNDJET RESPIRATIVE

Ndotja e ajrit mund të ndikojë në çdo pjesë të sistemit të frymëmarrjes dhe në çdo moshë. Ekspozimi prenatal ndaj ndotjes së ajrit shoqërohet me zhurmë ose fishkëllimë në frymëmarrje dhe  me astmë në fëmijërinë e hershme. Zhvillimi normal tek fëmijët reduktohet me anë të ekspozimit të tyre ndaj ndotjes së ajrit, si dhe ka rritje të shkallës së dëmtimit të funksionit të mushkërive me kalimin e viteve. Ekspozimi ndaj ndotjes së ajrit tek fëmijët shoqërohet me rritjen e rrezikut të shfaqjes së astmës. Prania e astmës për një kohë të gjatë, mund të shkaktojë rrezikun e zhvillimit të HOBB, kancerit të mushkërive dhe laringitit kronik.

SËMUNDJET E LËKURËS

Një studim multicentrik ka treguar një lidhje ndërmjet ndotjes së ajrit me ndryshime të shpeshta të lëkurës atopike dhe urtikariale, dermografisë, seborrea (me një frekuencë të reduktuar të zbokthit). Ekspozimi i ndotjes së jashtme ose të brendshme ndikon edhe në plakjen e përshpejtuar të lëkurës, në varësi të ekspozimit të diellit, konsumit të duhanit si dhe për shkak të shumë faktorëve të tjerë.

SËMUNDJET E SYRIT

Lotimi mund të ndodhë si reaksion i shfaqjes së irritimit tek sytë, gjë e cila është e lidhur me ekspozimin e ozonit ose dioksidit të azotit, edhe pse mund të ndikojnë edhe MP të cilët e përkeqësojnë gjendjen e personave të cilët përdorin lente dhe janë të ekspozuar ndaj ndotjes së ajrit. Konjunktiviti lidhet zakonisht me ekspozimin ndaj ozonit dhe dioksidit të azotit, po gjithashtu mund të ndikojnë edhe PM dhe dioksidi i squfurit.

SËMUNDJET HEMATOLOGJIKE

Që nga vitet 1970 është i njohur fakti se ndotja e ajrit nga plumbi i benzinës shkakton anemi. Ndotës të tjerë nga shkarkimi i gazrave mund të kontribuojnë tek sëmundjet hematologjike, ose me kalimin e tyre të drejtperdrejte në gjak me anë të thithjes së ajrit, duke shkaktuar reaksione inflamatore në mushkëri. PM shkakton koagulim të çrregullt nëpërmjet aktivizimit të trombociteve dhe qelizave endoteliale nga citokinat inflamatore. Fëmijët të cilët jetojnë në zona me shkarkim gazrash kanë BMI më të lartë, gjë e cila  mund të jetë për shkak të ndryshimeve metabolike, përfshirë rezistencën ndaj insulinës 2.5

SËMUNDJET E MËLÇISË

Të jetuarit  përgjatë autostradave ku ndotja e ajrit është shumë e lartë, pasohet nga një përhapje e steatozës hepatike. Ekzistojnë disa arsye të mundshme për shoqërimin e ndotjes së ajrit me efekte të tilla dëmtuese në qelizat e mëlçisë, përmes ndërmjetësve inflamatorë, toksicitetit të gjeneve, dëmtimit mitokondrial dhe dëmtimit të organeve të tjera që do të dëmtojnë sekretimin e mëlçisë. Mëlçia është organi kryesor detoksifikues i të gjitha substancave të dëmshme që hyjnë nga jashtë, përfshirë grimcat PM, të cilat hyjnë në mëlçi për tu shpërbërë.

SËMUNDJET E VESHKAVE

Veshka, që është një organ shumë i vaskularizuar, është e ndjeshme ndaj dëmtimit të enëve të gjakut të mëdha dhe të vogla, duke çuar në stres oksidues të indit dhe efekte inflamatore sistemike të ndotjes së ajrit.

Dr. Goran Joviq: Deri kur gratë do ti prezantojnë problemet e meshkujve ndërkohë që ata qëndrojnë me kokë ulur?

Çfarë nënkuptohet me termin shëndeti i meshkujve?

6-7 vite më parë që nga nisja e fushatës për shëndetin e mashkullit në muajin nëntor ose e njohur si  fushata botërore “Mobember” është bërë përpjekje për rritjen e ndërgjegjësimit tek popullata mashkullore përsa i përket kryerjes së kontrolleve të rregullta preventive, veçanërisht për meshkujt të cilët bëjnë pjesë në grupin e moshës së mesme dhe asaj më thyer, fushatë e cila ka ndikuar më së mire tek kjo populate e meshkujve. Faktikisht, me anë të kësaj fushate fushate është zgjuar vetëdija tek këta persona për të vizituar rregullisht mjekun urolog, dhe të kujdesen për shëndetin e tyre e këtyre njerëzve për të vizituar një urolog rregullisht, për t’u kujdesur për shëndetin e tyre – shëndetin e meshkujve.

Në krahasim me gratë, meshkujt paraqiten tek mjeku shumë më rrallë. Përse?

Edhe pse meshkujt biologjikisht konsiderohen më të fortë, kur bëhet fjalë për shëndetin e tyre ata kanë shumë më tepër frikë se gratë. Në fakt, gratë janë iniciatoret që bashkëshorti i tyre, babai, apo vëllai të paraqiten tek mjeku për vizitë. Zakonisht, kur vijnë në ordinance së bashku me bashkëshortët e tyre, është gruaja ajo që tregon simptomat e burrit të saj, çfarë lloj dhimbje ndjen pacienti dhe cila është ashpërsia e dhimbjes, edhe pse nuk është ajo e cila e përjeton dhimbjen, është pikërisht ajo  që bën me saktësi përshkrimin e llojit të dhimbjes, kur pacienti ka filluar të ankohet, kur janë shfaqur simptomat, ndërkohë që vetë pacienti qëndronë mënjanë i frikësuar dhe me shikimin poshtë.

Në cilën moshë duhet të fillojnë ekzaminimet e rregullta tek urologu?

Më parë kufiri i moshës përsa i përket problemit me prostatën ka qenë rreth moshës 50-55 vjeçare, por sot, ky kufi ka ndryshuar, kështu që këshilla ime është të paktën pas moshës 45 vjeçare çdo mashkull të paktën një herë në vit të kryej kontroll tek mjeku urolog edhe pse nuk ndjen asnjë simptomë. Meshkujt kanë mendim të gabuar në lidhje me faktin se si duket kontrolli preventiv tek meshkujt dhe ndoshta është pikërisht ky shkaku përse kanë frikë të paraqiten tek mjeku. Kjo ka qenë një temë tabu, askush nuk flistë për të, thuhej nëse shkon tek urologu, do ta kesh keq punën. Nuk është aspak kështu. Pacientët duhet të dinë se kontrolli fillimisht është bisedë, konsultim, më pas vijon kontrolli fizik, këtu bën pjesë tusheja rektale e cila është krejtësisht pa dhimbje. Fillimisht ne bëjmë anamnezën e pacientit, bëjmë një bisedë të thjeshtë me qëllim për ti treguar disa nga simptomat të cilat pacienti mund ti ketë por nga ana tjetër nuk është i vetëdijshëm. Më pas kontrolli fizik bëhet me anë të gishtit dhe në mënyrë rektale ne prekim prostatën, pasi prostata është në kontakt të afërt me zorrën e trashë, kështu që është e disponueshme në të gjithë sipërfaqen e kontrollit. Kështu mund të zbulojmë  praninë e gjendrës  nëse është e fortë apo e butë, nxehtësinë e saj, nëse është e rrafshët apo jo, nëse ka trashje … dhe në këtë mënyrë mund të kemi një udhëzim për kontrollet e tjera të mëtejshme. Pas përfundimit të këtij kontrolli vijon kontrolli me eko, ultratingull me anë të të cilit shikojmë të gjithë sistemin urogjenital, veshkat, pozicionin e tyre, praninë e ndonjë kalkuloze të mundshme, formime të tumorit, ndërprerje të funksionit të veshkës, më pas fshikëzën e urinës përsa i përket trashjes së saj, profilerë të tumorit të fshikëzës së urinës, dhëmbëzimin e tyre, trashjen e murit të fshikëzës së urinës, shikojmë prostatën dhe e masim në gramë peshën e saj, në mënyrë që të kemi një imazh më të qartë. Gjithashtu me anë të ultratingullit kontrollojmë edhe testiset.

Ajo çfarë është më e rëndësishme, me anë të ultratingullit mund të masim edhe rest-urinën, zakonisht ky kontroll rekomandohet të kryhet me fshikëz të mbushur pasi në këtë mënyrë e shohim të gjithë sistemin. Më pas pacientit i kërkojmë që të zbrazet (urinojë) dhe pasi të kthhehet, vazhdojmë përsëri me kontrollin dhe në rast se kemi mbetje të urinës kjo do të thotë se tashmë prostata ka filluar të shfaq problemet e saj të para. Pacienti nuk mund të zbrazet plotësisht dhe ne këtë e quajmë rest-urina ose urinim me dy faza, pas disa minutash nga zbrazja e parë pacienti ndjen nevojën për të urinuar përsëri. Këto janë pikërisht ato simptomat e para të prostatës të cilat janë të rëndësishme për pacientin pasi ata mësojnë të jetojnë me këtë simptomë dhe nuk e kuptojnë aspak se për çfarë bëhet fjalë.

Çfarë është  testi i antigjenit PSA dhe kur duhet të na shqetësojë?

Menjëherë pas ekzaminimit fillestar dhe ultratingullit, bëhet edhe testi PSA tek pacienti me anë të analizës së gjakut. Do të thotë antigjen specifik i prostatës, është një shënues jospecifik i tumorit që mund të tregojë se mund të jetë një sëmundje malinje e prostatës, por e njëjta PSA mund të tregojë vlera të larta edhe gjatë një procesi inflamator të gjëndrës së prostatës. Pra, mund të ketë vlera tepër të larta të PSA-së dhe të mos bëhet fjalë për prani kancerit. Gjithashtu ekziston edhe një test tjetër më specifik i cili na udhëzon por nuk është 100% i sigurt se bëhet fjalë për kancer të prostates, ky është indeksi PHI i cili është futur tani dhe punohet tani në vendin tonë, i cili na jep një raport të PSA-së së plotë dhe të lire në organizëm.  Për kryerjen e këtij testi vendos mjeku urolog setek  cilët pacientë duhet të kryhet. Praktikisht, indeksi PHI na bën të ditur nëse duhet të bëhet biopsi tek pacienti apo jo.

A gabojne meshkujt kur perdorin steroide me testosteron sepse deshirojne te kene nje trup te bukur mashkullor, dhe me cfare pasojash mund te perballen?

Ky eshte nje problem te cilin e kemi jo vetem ne ne vendin tone por ne mbare boten, sepse ne te gjitha sallat fitnes te cilat te rinjte i praktikojne gjithnje dhe me teper nuk ka kush ti drejtoje apo ti udhezoje persa i perket perdorimit te ketyre preparateve. gjithmon duhet bere balanca e duhur e preparateve te cilat ata perdorin dhe patjeter duhet te konsultohen me endokrinolog. Me marrjen apo aplikimin e testosteroneve ne organizem, hipofiza si dirigjent i te gjitha gjendrave merr informacion se ne organizem ka mbingopje te testosteronit, dhe ne kete menyre jep komande testiseve te mos prodhojne testosterone, duke shkaktuar atrofi te testiseve dhe duke bere qe ato ta humbasin funksionin e tyre. Pervec kesaj vijon edhe reduktimi i libidit, pra shfaqja e impotences e cila shpesh shoqerohet me problme emocionale dhe psikologjike tek pacientet.

Apeloj per te gjithe ata persona te rinj te cilet deshirojne te kene nje trup te bukur dhe me muskuj, para se gjithash te informohen dhe te konsultohen me persona te cilet kane njohje te mira dhe jane profesioniste ne kete fushe, dhe me pas te fillojne te perdorin preparate te tilla pa shkaktuar probleme ne shendetin e tyre.

Sa e pranishme eshte impotenca tek meshkujt dhe si zbulohet ajo?

Impotenca jo ne cdo rast eshte semundje, ajo mund te jete edhe simptome e disa semundjeve te tjera. Per kete arsye pacientet nuk duhet te kryejne kontroll preventiv vetem per shkak te urinimit apo prostates, duhet te tregojne vemendje te vecante edhe persa i perket libidit dhe potences. Kjo eshte akoma nje teme tabu. Ende askush nuk guxon te flase ne lidhje me kete problem, prandaj dua te theksoj se privatesia e pacientit eshte e garantuar ne spitalin tone dhe ajo mbetet si nje rrefim vetem tek mjeku, pacientet nuk duhet te ngurojne te flasin hapur me mjekun per problemet apo simptomat e tyre pasi kjo nuk eshte aspak dicka e turpshme. Klinika jone eshte e specializuar per semundjet kardiovaskulare, pervec departamenteve te fushave te tjera te mjekesise ajo eshte numer nje persa i perket semundjeve kardiovaskulare dhe nepermjet kontrollit urologjik shume shpesh zbulojme tek pacientet edhe semundje kardiovaskulare, pikerisht nga fakti se kur enet e poshtme te gjakut kane problem, tashme shfaqet reduktim i funksionit erektiv, crregullim dhe bllokim te eneve te gjakut dhe pikerisht nga kjo lindin dyshime se pacienti mund te kete edhe probleme edhe me enet koronare. Kjo mund te jete me teper nje simptome per zbulimin e nje gjendje tjeter te rendesishme tek pacienti dhe ndonjehere mund te kerkoje edhe reagim urgjent. Prandaj tregonuni te guximshem dhe flisni hapur me mjekun per problemet tuaja.

 

 

 

Mbështesim botën e personave të ndryshëm por të barabartë

Zan Mitrev Clinic vazhdon të mbështesë kulturën e vendit tonë. “IGRI BEZ MASKA” – “LUAJ PA MASKË” është festivali i gjashtë ndërkombëtar gjithpërfshirës i dramës për fëmijë i cili do të mbahet me datë 27, 28, 29 nëntor  në  Teatrin Kombëtar të Maqedonisë në Shkup.

Jemi të lumtur që edhe këtë vit, kemi pasur nderin të kontribuojmë në përhapjen e kulturës dhe mesazhet që ajo dërgon në të gjithë botën. Ekipe teatrale nga disa vende të rajonit, ku një pjesë e tyre janë fëmijë, do të marrin pjesë në këtë festival ndërkombëtar gjithëpërfshirës të dramës,  të organizuar nga Shoqata e qytetarëve “Bota e personave të ndryshëm por të barabartë”.

Zan Mitrev Clinic do të vazhdojë të mbështesë paegoizëm të gjitha projektet që synojnë rritjen e ndërgjegjësimit të qytetarëve për pranimin e personave me aftësi të kufizuara në mjedisin e tyre të drejtpërdrejtë dhe të përditshëm.

 

Njohje ndërkombëtare për ZMC për kërkimet shkencore mbi rastet negative më të shpeshta kardiake dhe cerebrovaskulare tek pacientët dhe ilaçin Clopidogrel

Më 21.10.2019 Zan Mitrev Clinic mori një publikim të ri me temë The AKR1D1*36 (rs1872930) Allelic Variant Is Independently Associated With Clopidogrel Treatment Outcome.

Kjo vepër origjinale e jona është botuar në revistën prestigjioze Dove Press Journal: Pharmacogenomics and Personalized Medicine. Ky studim u pranua dhe u prezantua nga ekipi i Zan Mitrev Clinic në Kongresin Ndërkombëtar të organizuar nga Shoqata Evropiane e Kardiologjisë (ESC European Society of Cardiology) e mbajtur këtë vit në Paris. Ekipi që përgatiti këtë punim ishte i përbërë nga Dr. Petar Ugurov, i cili mori pjesë si mjek klinik, Dr. Rodney Rosalia, përgjegjës për kërkimet shkencore në Zan Mitrev Clinic, dhe docent dr. Aleksandra Kapedanovska Nestorovska nga Fakulteti Farmaceutik në Universitetin “Sv. Kiril i Metodij” në Shkup.

Dr. Petar Ugurov i përgjigjet disa pyetjeve në lidhje me këtë hulumtim të bërë në klinikën tonë dhe rëndësinë e zbatimit të tij kur bëhet fjalë kryesisht për sigurinë, shëndetin dhe shërimin e shpejtë dhe të sigurt të pacientëve.

Cili ishte qëllimi i fillimit të këtij studimi në terren dhe cili është ai që e bën këtë studim kaq specifik dhe domethënës?

Dr. Ugurov: Qëllimi i studimit tonë ishte të rishikojmë në mënyrë retrospektive polimorfizmin gjenetik te pacientët me stent koronar të vendosur ose bajpase periferike për të cilët kanë shenja treguese se duhet të marrin Clopidogrel dhe të shikohet lidhja e polimorfizmit AKR1D1 * 36 me incidencën e ngjarjeve negative kardiake dhe cerebrovaskulare tek pacientët të cilët përdorin Clopidogrel. Ne kemi zhvilluar një punë origjinale për të cilën mund të krenohemi dhe, dhe para së gjithash ajo që është më e rëndësishme, të kontribuojmë në pasurimin e të menduarit shkencor, si dhe në përmirësimin e statusit të pacientit dhe zvogëlimin e rrezikut të MACCE, ose më saktë ngjarjet më të zakonshme të pafavorshme kardiake dhe cerebrovaskulare tek pacientët.

CLOPIDOGREL është një nga ilaçet më të përdorura anti-inflamatore që është përdorur gjerësisht për kushte të tilla si sindromi akut koronar, infarkti, vendosja të stentit, bypass, etj. Gjatë të cilave hulumtimet tregojnë se tek pothuajse 30% e pacientëve të cilët e përdorin atë kanë rezistencë të paracaktuar gjenetike  që do të thotë se ilaçi nuk funksionon apo reagon.

 Si lindi idea për fillimin e këtij studimi?

Dr. Ugurov: Në Mars 2010, FDA (Administrata amerikane e ushqimit dhe ilaçeve) dha një paralajmërim për Clopidogrel:

-Paralajmërim për reduktimin e  efikasitetit tek pacientët të cilët janë metabolizues të dobët nga Clopidogrel. Kjo do të thotë që metabolizuesit e dobët nuk e shndërrojnë në mënyrë efektive Clopidogrel në formën e tij aktive në trup.

Sipas hulumtimeve të bëra në klinikën tonë, tek pacientët me stent të implantuar, jo vetëm që ilaçi nuk reagon në përmirësimin e shëndetit të tyre, por ata kanë 8 herë më shumë gjasa ta bllokojnë atë në rast se përdorin CLOPIDOGREL.

Kjo ishte një arsye mjaft e mirë për të menduar dhe zbuluar mënyra në të cilat ne mund t’i ndihmojmë pacientët tanë, duke i mbrojtur ata nga sëmundjet e reja kardiake ose cerebrovaskulare.

Me hapjen e laboratorit gjenetik në ZMC tashmë na është dhënë mundësia për të shqyrtuar dhe kuptuar problemet tek ata pacientë të cilët marrin terapi anti-inflamatore, ndërkohë që ilaçet nuk japin efekt dhe fatkeqësisht këta pacientë nuk mund të testoheshin më parë për ndjeshmërinë e tyre gjenetike.

A mund të na tregoni diçka më shumë rreth këtij studimi?

Dr. Ugurov: Me fillimin e studimeve gjenetike tek pacientët me terapi anti-inflamatore me CLOPIDOGREL ka treguar se polimorfizmi gjenetik i enzimës CYP2C19 është një nga mekanizmat e mundshëm për zvogëlimin e efektit antiagregat të Clopidogrel-it.

Sidoqoftë, polimorfizmi i njohur CYP2C19 nuk jep një përgjigje të plotë për të gjitha dallimet ndërindividuale të vëzhguara dhe fenotipet e lidhura me Clopidogrel-in. Si rezultat I kësaj kemi supozuar se janë të përfshirë faktorë (gjenetikë) të tjerë të rrezikut.

Studimet e fundit tregojnë një rol të supozuar për gjenin AKR1D1 10-12 si një rregullator trans-gjenetik i rrjetit Cytochrome P450 (CYP450). Kështu erdhëm ne idenë që polimorfizmi AKR1D1 * 36 kontribuon në një rrezik të shtuar të rasteve të shpeshta kardiake dhe cerebrovaskulare gjatë terapisë me Clopidogrel.

Në studim janë përfshirë 198 raste të njëpasnjëshme të pacientëveme probleme kardiovaskulare të pranuar në klinikën tonë në një periudhë ndërmjet muajit tetor dhe dhjetor të vitit 2010. Tek të gjithë këta pacientëishte përcaktuar paraprakisht sëmundja kardiovaskulare, sëmundjet periferike (vaskulare) ose cerebrovaskulare që kërkojnë terapi anti-inflamatore. Të gjithë këta pacientë të cilët ishim duke I ndjekur apo monitoruar ishin duke përdorur terapi me Clopidogrel.

Pacientët i ndoqëm deri në tetor të vitit 2015. Pika kryesore e parë ishte shenja e parë klinike e MACCE (rastet negative më të shpeshta kardiake dhe cerebrovaskulare): vdekja, infarkti i miokardit, tromboza e stentit, goditja në tru, shtrimi në spital për shkak të anginës së paqëndrueshme, ataksia tranzitore ishemike, insult cerebrovaskular (CVI).

Analiza gjenetike e polimorfizmave AKR1D1 dhe CYP2C19 u krye në Qendrën për analizat biomolekulare dhe farmaceutike në Fakultetin e Farmaceutik në “Sv. Kiril i Metodij ”, Shkup, Republika e Maqedonisë.

Në studimin tonë kemi përdorur modelin Cox Proportional Hazards I cili konfirmoi faktorët e mëposhtëm të rrezikut MACCE, treguar në Tabelën 1:

  1. AKR1D1 * 36 alele , HR = 2.36; [95% CI, 1.34 to18
  2. Intervenimet e mëparshme perkutane (PCI) – ( HR = 2.78; [95%CI, 1.34 to78)
  3. Historia e infarktit miokardit , HR = 2.62; [95%CI, 1.48 to64]
  4. CYPC19 * 2 alele , HR = 2.33; [95%CI, 1.33 to 4.06].


Table 1. Cox proportional hazards model

Variable β Z HR CI95% P-value
Age -0.509 0.405 0.600767 0.271641 to 1.32867 0.208
Gender -0.305 0.315 0.73749 0.397642 to 1.36779 0.334
AKR1D1*36               1.002 0.309 2.724017 1.487638 to 4.987952 0.001
CYP2C19*2 0.972 0.310 2.643442 1.43801 to 4.859344 0.002
Previous MI 1.285 0.350 3.614381 1.821858 to 7.170567 < 0.001
Previous stroke 0.959 0.649 2.609502 0.731459 to 9.309477 0.139
Diabetes 0.266 0.300 1.304892 0.724385 to 2.350606 0.376
Previous PCI 1.053 0.437 2.866912 1.218022 to 6.747977 0.016
Previous other surgical procedure(s) 0.692 0.427 1.997432 0.86526 to 4.611025 0.105
Cardiac Procedures before 2010 0.0128 0.379 1.012882 0.482123 to 2.127941 0.973

 

1). Bartësit e polimorfizmit AKR1D1 * 36 kanë një rrezik dukshëm më të madh për të përjetuar MACCE gjatë periudhës që vijon (Hazard Ratio, 2,193 [95% CI 1.091 deri 4.406], str = 0.0155)

2) Bartësit e polimorfizmit CYPC19 * 2 kanë një rrezik dukshëm më të lartë për të përjetuar MACCE gjatë periudhës në vijim (Hazard ratio, 2.268 [95% CI 1.147 deri 6.02], p = 0.0064)

Në këtë studim kemi vërtetuar dhe konkluduar se AKR1D1 * 36 (rs1872930) është e lidhur në mënyrë të pavarur me një rrezik më të lartë të MACCE tek pacientët me terapi anti-inflamatore.

Si duhet vepruar?

Dr. Ugurov: Pikërisht për këtë arsye ekzistojnë udhëzime të nivelit botëror të cilat sugjerojnë që para fillimit të terapisë me CLOPIDOGREL, pacienti duhet të bëjë një analizë farmakogjenetike të ndjeshmërisë së ilaçit. Ky test bëhet vetëm një herë në jetë, por do të thotë shumë në marrjen e vendimit të duhur përsa i përket terapisë efektive.

Prandaj, apelojmë për të gjithë ata pacientë të cilët marin terapi me CLOPIDOGREL që të bëjnë këtë test. Ajo çfarë ështlë e nevojshme për kryerjen e këtij testi është gjaku i plotë i marrë nga vena, dhe rezultatet merren pas një dite pune.

Intervistë me Prof. Dr. Vasil Iliev – Nuk është e vërtetë se shfaqja e inkontinencës është normale tek gratë pas lindjes

“Dua të theksoj se cilësia e jetës tek pacientët me inkontinencë është ndjeshmërisht e reduktuar. Këta pacientë, vazhdimisht kanë ndjesi për urinim, lëkurë të irrituar për shkak të përmbajtjes së acidit në urinë. Fatkeqësisht, në vendin tonë por edhe në disa vende të tjera, shpesh gratë mendojnë se shfaqja e inkontinencës pas aktit të lindjes është një gjendje normale, kjo absolutisht nuk është e vërtet.”

Inkontinenca apo moskontrollimi i urinës është një gjendje e cila zakonisht prek gratë por kjo nuk do të thotë se meshkujt janë imunë ndaj kësaj gjendje. Ekzistojnë disa lloje të inkontinencës, të diagnostikimit dhe të zgjidhjes së këtij problemi për të cilat shpjegim morëm nga Prof. Dr. Vasil Iliev, gjinekolog në Zan Mitrev Clinic.

Çfarë është inkontinenca, për çfarë gjendje bëhet fjalë?

Kontinenca është një gjendje fiziologjike, domethënë, mbushja normale e fshikëzës e cila pas dy zbrazjeve është krejtësisht e thatë, dhe nuk shkakton lëshim të pavullnetshëm të urinës. Inkontinenca është e kundërta e kësaj gjendje, d.m.th. mosmbajtja ose lëshimi i pavullnetshëm i urinës, për shkak të arsyeve të ndryshme. Ky është një term paksa kompleks. Duhet të nisemi nga fakti se kur vijmë në jetë nuk kemi kontroll të urinimit, dhe gjatë vitit të parë, qendrat e vendosura në palcën kurrizore dhe në trurin e madh, duhet të piqen. Këto janë qendra shqisore dhe motorike që transmetojnë informacione rreth shkallës së distancës së fshikëzës, pra shkallës së mbushjes. Dhe kur kjo të ndodhë, duhet të gjendet një vend i përshtatshëm higjenikisht i pranueshëm për të zbrazur fshikëzën. Një karakteristikë tjetër shumë e rëndësishme e fshikëzës që njerëzit nuk e njohin është se fshikëza është një organ muskulor. Dhe kur një muskul është plot, duhet të reagojë, për t’u forcuar. Nervi e bën atë të aftë të përballojë një sasi të caktuar të ngarkesës pa shtrënguar.

Cilat janë llojet e inkontinencës?
Ka disa lloje të ndryshme. Tek disa fëmijë të vegjël mbi moshën një vjeç, mund të ndodh që të zgjasë për një kohë më të gjatë periudha e urinimit të pavullnetshëm. Kjo i përket grupit të “fiziologjisë posponirana”. Një lloj tjetër e inkontinecës ka të bëj me problemet neurologjike, pasi në rastin e pare nuk kemi të bëjmë me probleme neurologjike, por me pjekurinë dhe transferimin e informacionit i cili kërkon më shumë kohë. Në grupin e dytë kemi të bëjmë me probleme neurologjike, dhe shpërthimi neurologjik më i njohur është “spina bifida”, që ekziston tek pacientët të cilët kanë rrjedhje të pavullnetshme të urinës, veçanërisht gjatë natës, në varësi të madhësisë së “spina bifida”.

Cilat janë problemet të cilat shfaqen gjatë inkontinencës?
Problem praktik është diastola joadekuate e fshikëzës. Ka disa kategori, sipas arsyeve që vjen deri tek dalja e padëshiruar e urinës. Më e zakonshme është rrjedhja në presionin abdominal, që transmetohet lehtësisht në pjesën e madhe, veçanërisht në legen. Kjo përgjithësisht vlen për gratë. Legeni i grave është voluminoz, për shkak të kapacitetit riprodhues dhe gjitha forcat e presionit krijohen në zgavrën e legenit. Çdo fuqi, sipas ligjit të fizikës bënë një fokus të veprimit, që përkon me fshikëzën. Kur fokusi i forcës vepron, ajo lëvizë në pjesën e sipërme të kryqëzimit mes uretrës dhe fshikëzës.

Grupi i dytë është leshimi i pavullnetshem i urines për shkak të kontraktimit të pa sinkronizuar, shtrëngimit të muskujve të fshikëzës. Kjo do të thotë pacientja nuk mund ta kontrollojë diastolën e fshikëzës dhe ajo duhet të urinojë urgjentisht. Zakonisht keto paciente jetojnë me tampona për shkak të urinimit të shpeshtë. Dua të theksoj se cilësia e jetës tek pacientët me inkontinence është  jashtëzakonisht e reduktuar.

Përveç këtyre dy grupeve, ekziston edhe “grupi i përzier”. Do të thotë ka pacientë që kanë edhe mospërmbajtje stresuese edhe mospërmajtje urgjente. Kjo është pengesë për t’u zgjidhur dhe mund të bëhet në dy mënyra. Mospërmbajtje stresuese zgjidhet me operacion, ndërsa tjetra në mënyrë farmaceutike.

Dhe ekziston një grup më i rrallë tek gratë i ashtuquajtur “derdhja”. Do të thotë vjen deri tek urinimi, për shkak të tejmbushjes së fshikëzës. Kjo vjen tek gratë që kanë trakt gjenital paralel, duke çuar në një kënd që është më i theksuar me uretrën ose ku kanë dalje të fshikëzës, jashtë hyrjes vaginale.

Ky lloj i mospërmbajtjes është më i zakonshëm tek meshkujt me prostatë hipertrofike, e cila e pengon rrjedhën e urinës dhe si rrjedhojë ndodh mospërmbajtja delusionale dhe sjellja e paqëndrueshme, por këtë e vendosim në një sfidë organike. Tek meshkutj mund të paraqitet më rrallë edhe mospërmbajtja stresuese, pas heqjes së prostatës.

Cilët janë pacientët më të rrezikuar ndaj shfaqjes së inkontinencës?
Sipas një ekzaminimi të mëparshëm të vajzave të shkollave të mesme – gjimnaziste, është treguar se 26-27 përqind kanë pasur momente të urinimit të pavullnetshëm. Ka ndryshime këtu, sa i përket ciklit mujor, të ftohtit …, por të gjesh këtë përqindje tek kjo moshë, është shqetësuese. Kjo është pjesërisht për kulturën e ushtrimit të legenit. Në disa vende ekziston kulturë e vajzave të cilat që në moshën 5-6 vjeçare fillojnë të ushtrojnë muskujt e legenit dhe muskujt lumbosakral. Por këto janë veçori kulturore, që janë jashtë fushës së gjinekologjisë.

Cilat janë procedurat diagnostikuese të inkontinencës?
Ekzistojne disa lloje te diagnostikimit te inkontinences. E para është të bëhet kontroll urologjik. Pse? Që të përjashtohet çrregullimi statik i organeve gjenitale, të përjashtohet çrregullimi i fshikëzës, i ureterit dhe i zorrës së trashë. Më pas duhet të bëhet një test rutinor – për mua stres test, gjegjësisht testi Marshall, kur fshikëza mbushet dhe pacienti detyrohet të kollitet dhe manifestohet presioni abdominal. Bëhet edhe një test tjetër – testi Boniev. Kjo mund të pasohet edhe nga një test i tipit Q, kur në fshikëz futet një shtupë pambuku dhe e detyron pacientin të tendoset, më pas matet këndi i tendosjes. Nuk ka asnjë rregull sovran për diagnostifikimin e këtyre llojeve të ndryshme të mospërmbajtjes.

Ekziston edhe diagnostikimi kabinet, që quhet urodinamika. Është një aparat që mat presionin dhe rrjedhën në fshikëz dhe ureter. Është më shumë test dominues për detrusor (muskul për urinim) jostabil, por përdoret edhe për mospërmbajtje stresuese.

Kur mund të kuptojë pacienti se ka probleme me inkontinencën?
Është thelbësore që gjatë diagnozës së mospërmbajtjes, të përjashtohet ekzistimi i infeksionit, qoftë në mënyrë laboratorike ose anamnestike. Kur të ndodh kjo, së pari duhet të riparohet dhe pastaj të përcaktohet nëse ekziston me të vërtetë problemi i mospërmbajtjes, pasi infeksioni provokon momente të tilla të mospërmbajtjes.

Tek pacientët më të rinj jemi më të kujdesshëm, vecanërisht për ata paciente të cilët nuk kanë bërë riprodhim, pasi mendojmë se akti i lindjes është një nga nxitësit e zhvendosjes në sistemin gjenitourinar. Zhvendosja mund të shkaktojë inkontinencë stresuese, ose në lloje të tjera të inkontinencës.

Cilat janë modalitetet terapeutike për zgjidhjen e problemit të mospërmbajtjes?
Në nivel global këto janë të ndara në konservatore dhe operative. Konsevatorët përbëhen nga të ashtuquajturat ushtrime “kegel”, që ndihmojnë në forcimin e muskujve të legenit. Ekzistojnë edhe unaza të mospërmbajtjes që janë të dedikuara për raste jofunksionale dhe raste që lidhen me patologji tjetër madhore. Në masë të madhe, trajtimi konservativ është i pamjaftueshëm. Ekziston edhe mundësia për kateteri të përhershme, por këto janë raste të rralla.