Heqja e bajameve: Kur duhen hequr dhe si realizohet ky intervenim në spitalin tonë

Tonziloadoitektomia është procedurë kirurgjike me anë të së cilës bëhet mënjanimi i tonzileve palatale (bajameve) dhe vegjetacionit adenoidal (bajamja e tretë) nga fyti. Bajamet palatine dhe bajamja e tretë janë akumulim i indit limfatik të vendosura ndërmjet pjesës frontale dhe të pasme të qjellëzës (epifarings).

Shkaqet me të zakonshme për trajtimin operativ të bajameve:

  • Angina e përsëritur (3 herë në vit)
  • Abscese të përsëritura të peritonsillarit
  • Hipertrofi e përcaktuar e bajameve
  • Vërshtirësi ne frymëmarrje nga hunda (kur keni frymëmarrje me gojë hapur)
  • Gërhitje gjatë fjetjes dhe Sleep apnea
  • Nëse infeksionet e shpeshta ndikojnë në shfaqjen e infeksioneve të veshit të mesëm dhe në reduktimin e dëgjimit (inflamacion akut, otit me sekrecion)
  • Kur bajamet shkaktojnë infeksione tek organet e tjera (ethe reumatike nefriti, alopeci)
  • Kur vërtetohet se janë shkak i erës së keqe në gojë (foetor ex ore)

Për të gjetur treguesin e saktë të tonziloadoitektomisë është e nevojshme që të sigurohet anamneza (historia) e problemit të pacientit dhe më pas të bëhen shqyrtimet në vijim:

  • Kontroll ORL (orofaringoskopia, rinoskopia frontale, otoskopia)
  • Fibernazoepifaringoskopia, bris nga fyti dhe hunda, KKS me CRP dhe ACO
  • Timpanometria dhe audiometria
  • Polisomnografia (për diagnostikimin e Sleep apnea)

Në Zan Mitrev Clinic intervenimet operative të bajameve kryhen me anestezi të përgjithshme endotrakeale, me anë të një instrumenti të vecantë ULTRACISION-HARMONIC SCALPEL me anë të të cilit reduktohet koha e intervenimit si dhe dhimbja dhe gjakderdhja në periudhën postoperative.

Rezervoni kontrollin tuaj në 02 / 30 91 484

Rindërtimi i valvulës aortale dhe krijimi i tre valvulave të reja tek fëmija 6 vjeçar

Lis Berisha është një fëmije 6 vjeçar, i cili për herë të parë është paraqitur në spitalin tonë për trajtim operativ pasi ka lindur me problem në zemer  – stenozë aortale. Menjëherë pas lindjes, ai ka pasur probleme me ushqimin, përparim të dobët në shëndet, për këtë arsye pas lindjes së tij është mbajtur në një spital të Prishtinës ku me anë të ekokardiogramit është vërtetuar se ka stenozë të rëndë të aortës. Kjo do të thotë se ka pasur ngushtim të daljes së barkushes së majtë, d.m.th. hapja e aortës është e ngushtë dhe është nën vlera normale, gjë që praktikisht nuk lejon që trupi të pompojë mjaftueshëm gjak nga barkushja e majtë në aortë dhe aorta të mund ta percjellë  gjakun në të gjithë trupin.

-Pas diagnostikimit me stenozë të aortës, dy muaj pas lindjes ai është dërguar në Klinikën Pediatrike Universitare në Beograd, ku për shkak të pamundësisë së trajtimit kirurgjik në atë moshë, janë përpjekur për të bërë kateterizim intervent me anë të dilatimit (zgjerimit) me balonë. Praktikisht, është bërë zgjerimi i aortës nga ky intervenim me qëllim për të përmirësuar gjendjen, por, problemi nuk është zgjidhur edhe pse janë ndjerë ndryshime përsa i përket përmirësimit të gjendjes së përgjithshme të Lisit. Me kalimin e viteve, gradienti i presionit në zemër ka shkaktuar hipertrofi të zemrës së majtë si dhe pamjaftueshmëri të valvulës aortale dhe mitrale, të cilat nuk mbylleshin mjaftueshëm mirë dhe kanë çuar në qarkullimin jo të duhur të gjakut në të gjithë organizmin dhe në vetë zemrën, një problem i cili rritej sëbashku me rritjen e Lisit, shpjegon Dr. Jordanka Maxhovska.

Ishte e qartë se gjendja e djalit kërkonte trajtim kirurgjikal, por ende ishin në kërkim të mjekut dhe vendit ku do të bëhej intervenimi, pasi ishte një situatë shumë specifike dhe e rrallë për një fëmijë të vogël. Pamundësia për të zgjidhur problemin e Lisit në spitalet e tjera ka çuar në kërkimin e zgjidhjes së problemit të tij në Zan Mitrev Clinic. Pas shqyrtimit të çështjes nga ekipi ynë i ekspertëve i udhëhequr nga doktor Zan Mitrev, u vendos që Lisi të merrte kujdes dhe trajtim operativ në klinikën tonë.

-Praktikisht tek Lisi është bërë zgjerimi i pjesës së ngushtuar të aortës me anë të materialit “Matricë” në zonën pericardiale, doktor Zhan Mitrev ka bërë ndërtimin e valvulave që përshtateshin mirë dhe praktikisht menjëherë është vërejtur funksioni i tyre i duhur, pa asnjë problem apo mungesë. Ky ishte një rast i rrallë i defektit të zemrës, në të cilën janë ndërtuar valvula me materiale natyrale. Me anë të këtij operacioni është zgjidhur problemi me aortën dhe valvulat e zemrës – shpjegon doktor Maxhovska.

Menjëherë pas operacionit, të gjitha parametrat jetësore kanë qenë të shkëlqyera dhe periudha pas operacionit ka shkuar shumë mirë. Sot, një javë pas operacionit, Lisi do të kthehet në shtëpi.

Ne, do ta përcaktonim këtë si një rast të shkëlqyer operativ dhe postoperativ të këtij defekti të rrallë të zemrës i cili është zgjidhur me anë të përdorimit të materialit natyral (matricë natyrale). Eshtë bërë rindërtimi i valvulave aortale dhe rindërtimi i rrënjës së aortës me plastikë -patch të sinusit jo koronar. Gjithashtu janë krijuar edhe 3 fletë të reja me matricë patch – përfundon doktor Maxhavska.

Lisi dhe nëna e tij sot po përgatiten për tu kthyer në shtëpinë e tyre të qetë dhe të lumtur për faktin se gjithçka ka përfunduar në mënyrën më të mirë të mundshme.

-Unë si nënë, nuk gjej dot fjalë për të shprehur mirënjohjen time ndaj të gjithë ekipit të kësaj klinike dhe veçanërisht ndaj Dr. Zhan Mitrev.  Ju falenderoj përzemërsisht për gjithçka që keni bërë për fëmijën tim. I gjithë stafi të cilin kisha rastin të takoj në Zan Mitrev Clinic, është jo vetëm maksimalisht  profesional por dhe tepër miqësor, pa të cilin gjithcka do të ishte shumë më e vështirë për mua.  Sot, ne po kthehemi në shtëpinë tonë ku është duke na pritur e gjithë familja sëbashku me Malin, vëllain binjak të Lisit, po kthehemi  të lumtur dhe me zemër plot – shprehet zonja Berisha.

Lis, të urojmë shumë shëndet, të jesh i lumtur dhe i fortë… jeta jote tashmë është përpara.

Me dashuri të sinqertë Zan Mitrev Clinic.

Për herë të parë në vendin tonë është vendosur proteza e cila zëvëndëson një pjesë të këmbës dhe të gjithë kyçin

– Kisha dhimbje tepër të mëdha në këmbë. Nuk mund të ecja për muaj me rradhë. Më dhimbte gjithë trupi. Isha në agoni, e gjithë jeta po më përkeqësohej. Edhe pas dy operacioneve të kryera në spitalin shtetëror, tumori që kisha në zonën e gjurit mu rikthye përsëri. Isha e dëshpëruar dhe nuk e dija a do të mund të gjeja zgjidhje për këmbën time, jo vetëm që nuk funksiononte por gjithashtu më shkaktonte dhimbje të mëdha, dhimbje të padurueshme. Nuk flija, nuk ushqehesha, nuk lëvizja… – kështu flet për jetën e saj kjo vajzë e re nga qyteti Veles, e cila para pak ditësh u largua nga spitali ynë duke ecur me të dyja këmbët, me trupin drejtë, pavarësisht nga gjendja e saj e rëndë në të cilën është paraqitur në spitalin tonë.

Ekipi i Zan Mitrev Clinic i drejtuar në rastin konkret nga Dr. Sasho Mlladenovski, kirurg ortoped, sëbashku kanë pasur një sfidë të madhe për të shpëtuar një jetë të re dhe për ti mundësuar pacientes ruajtjen e këmbës së saj dhe një jetë normale në të ardhmen. Në operacionin i cili zgjati për shumë orë është bërë heqja e një pjese të madhe të pjesës së poshtme të gjurit dhe për herë të parë në vendin tonë është realizuar me sukses vendosja e protezës për revizimin e tumorit LPS rotation hinge (Limb Preservation system) e cila nënkupton sistemin modular të implantit me anë të të cilit mundësohet ruajtja e plotë e ekstremitetit dhe të mundësohet funksionimi i tij normal.

Doktor Mlladenovski na shpjegon se si është pranuar pacientja në Zan Mitrev Clinic, me çfarë diagnoze dhe si ka vijuar trajtimi i saj

-Pacientja ishte e diagnostikuar me tumor gjigant-qelizor agresiv në zonën e poshtme të gjurit. Ajo ishte operuar dy herë më parë në një institucion tjetër shëndetësor publik, pavarësisht nga dy operacionet e kryera, tumori rritet përsëri në mënyrë progresive, i cili kishte dëmtuar kockën në pjesën e poshtme të gjurit dhe kyçin në pjesën e sipërme me një gjatësi 12 cm. Pacientja u paraqit tek ne me dhimbje tepër të forta dhe me pamundësi për ta mbështetur këmbën në tokë. E dërguar nga Fondi Shëndetësor, me thirrje ndaj spitaleve private duke përfshirë edhe spitalin tonë, duke drejtuar pyetjen nëse pacientja mund të trajtohet dhe mjekohet në Zan Mitrev Clinic. Ne, si departament ortopedik me përvojën tonë pas 2000 operacioneve të tumoreve primare, revizive dhe endoprostezave të gjurit, këllkut dhe shpatullave, si ekip pranuam, kështu pacientja mori trajtimin e duhur dhe profesional në spitalin tonë – shpjegon doktor Mlladenovski.

Ai thekson se për herë të parë në vendin tonë është implementuar LPS revision rotation hinge proteza e gjurit pa çimento.

-Bëhet fjalë për një sistem modular i cili përdoret në rastet e defekteve apo problemeve të mëdha të kockës, të shkaktuara nga procese destruktive neoplastike, tek personat të cilët vuajnë nga osteoporoza apo kanë fraktura intraartikulare të pashëruara ose të shëruara jo siç duhet, tek pacientët të cilët kanë nevojë për përsëritje të operacioneve ndërkohë që kanë pasur më parë implante primare ose të përsëritura tek kyçet e mëdha. Tek kjo paciente është bërë prerje radikale e tumorit që do të thotë se mungon më shumë se 1/3 e kockës së poshtme të gjurit e cila është zëvendësuar me një sistem i cili plotëson krejtësisht strukturën e kockës së humbur. Ky sistem, përveç strukturës së kockës plotëson edhe mungesën e të gjitha mungesave të ligamenteve në nyjen (kyçin) e gjurit të cilat janë sakrifikuar në procedurën e heqjes së tumorit – shpjegon Dr. Mlladenovski.

Ky sistem kompleks është implantuar me sukses dhe pas përfundimit të operacionit, pacientja ka qëndruar 7 ditë në spital duke nisur gradualisht me terapinë e hershme fizikale, me krio-terapinë, me ngritjen e saj të vazhdueshme dhe me një sforcim të lehtë të këmbës, pasi është e nevojshme që të kalojnë 6-8 javë për lidhjen e plotë të trupave pa çimento të cilat vendosen brenda kockave.

– Pacientja ka pasur një përmirësim të shpejtë dhe momentalisht është duke ndjekur terapinë fizikale, ka filluar ta mbështesë këmbën 100%, domethënë ka filluar të kryej aktivitetet e përditshme dhe me kënaqësi mund të them se operacioni është realizuar me sukses, me rezultatet më të mira të mundshme të këtij lloj intervenimi – përfundon Dr. Mlladenovski.

Në kontrollin e parë pas kthimit të saj në shtëpi, pacientja ndihej shkëlqyeshëm dhe mund të ecte me të dyja këmbët e saj. Shumë shpejtë pritet që ti lagojë dhe patericat të cilat i përdor si mjete mbështetëse dhe ti kthehet plotësisht jetës normale.

 

Kryetari i Bashkisë së Shibenikut Zheljko Buriq në takim me doktor Zhan Mitrev

Në organizim me organizatën joqeveritare “Tangenta Kroato-Maqedonase”, sot në vizite me Zan Mitrev Clinic ishte kryetari i bashkisë së Shibenikut, Zheljko Buriq, sëbashku me delegacionin e tij Mirjana Xhuriq, kryetare e aktiviteteve sociale, dhe Dino Karaxhiq, drejtor i qendrës turistike te qytetit te Shibenikut. Në takimin e ditës së sotme me drejtorin e klinikës, Dr. Zhan Mitrev, ata biseduan mbi tema të shumta të cilat kanë të bëjnë me mjekësinë dhe segmentet organizative të një kolektivi.
 
-Kjo vizitë në Zan Mitrev Clinic është shumë interesante në shumë aspekte. Meqënëse jam mjek, specialist i syve dhe kam qenë drejtues i Spitalit Shibenik për 14 vite me rradhë, tani jam kryetar i bashkisë së Shibenikut që nga viti 2013, duke u nisur nga ky aspekt mund të them se kemi shumë fusha bisedash të cilat janë në interes të madh për mua. Për këtë spital kam informacion shumë më herët për shakak se kam lexuar dhe kam parë shumë video dhe reportazhe. Eshtë shumë e rëndësishme për mua që të shoh se si funksionon një klinikë private moderne e organizuar dhe që ka një program kaq të gjerë të shërbimeve mjekësore dhe të mund ta reflektoj këtë model në shëndetesinë publike në Kroaci, e cila realisht ka probleme organizative. Menjëherë pas mbërritjes time këtu, në spitalin tuaj, vërejta menjëherë ndryshimin, duke u nisur nga investimet e medha deri në mënyrën e organizimit. Ajo që më bëri përshtypje veçanërisht ishte kontrolli i infeksioneve ndër-spitalore, i cili është një problem i madh në pothuajse të gjitha njësitë e shëndetit publik – tha kryetari Buriq.
 
Ai njoftoi për një bashkëpunim të mundshëm në fushën e turizmit mjekësor, kryesisht në formën e marrjes së njohurive dhe shembullit të sistemit të Zan Mitrev Clinic për komunën por edhe për shtetin e tyre.
Pas vizitës në klinikën tonë për mysafirin nga Kroacia dhe delegacionin e tij janë planifikuar takime me persona dhe institucione nga jeta publike dhe politike e kryeqytetit maqedonas. Përveç takimit me kryetarin e qytetit të Shkupit Petar Shilegov, delegacioni i qytetit të Shibenikut do të vizitojë edhe parlamentin maqedonas, si dhe agjencitë qeveritare për emigracionin dhe promovimin e turizmit.
 
Gjithashtu, është planifikuar edhe një takim me përfaqësuesit e Komunitetit të Kroatëve në Maqedoni.

“Me thane se kam tumor dhe se duhet patjeter te operohem, por tani eshte periudhe pushimesh dhe nuk ka kush te me operoje”

Në Zan Mitrev Clinic shpesh ekipi i mjekëve tanë është në gjendje të përgjigjet shpejt, me vendosmëri dhe saktë. Lufta për jetën e pacientit është një prioritet i cili në garë me kohën bëhet qëllimi i vetëm per të gjithë ne. Ne kete luftë përdoren të gjitha mjetet e mundshme, si teknike dhe njerëzore, pavarësisht nga koha dhe vendi. Pikerisht një luftë e tillë, e cila është shumë e zakonshme në klinikën tonë, u zhvillua edhe për jetën e një prej bashkqytetareve tanë, i cili pas paraqitjes se tij ne kliniken shtetorore, e kane kthyer ne shtepi per shkak te pushimeve vjetore, edhe pse rasti i tij kerkonte nderhyrje te menjehershme operative.

Edhe pse kisha shume dhimbje, ne kliniken shteterore më thanë që nuk kishte njeri që të më operonte. Pasi mi bene te gjitha shqyrtimet më thanë që kisha një tumor dhe se duhej të bëhesha operacion sa më shpejt të jete e mundur, por që tani ishte koha e pushimeve, kështu që nuk kishte kush te me operonte. Ishte e qartë për mua se duhej të kërkoja shpëtimin diku tjetër, pas së cilës familja ime vendosi të kërkojë shpëtim në Zan Mitrev Clinic. Pas paraqitjes time ketu, u be konfirmimi i tumorit dhe menjehere u krye operacioni I cili kerkonte reagim te menjehershem. Operacioni perfundoi me sukses per shkak te reagimit te shpejte dhe professional per te cilin du ate falenderoj perzemersisht te gjithe ekipin e mjekeve te Zan Mitrev Clinic – shprehet pacienti yne duke kujtuar gjithcka qe kishte perjetuar.

Historia e tij në Zan Mitrev Clinic fillon pas paraqitjes se tij per kontroll, menjëherë është bere shtrimi i tij në spital dhe është bere planifikimi i operacioni pas kryerjes se të gjitha testeve te nevojshme.

 

– Është konstatuar se pacienti 71 vjeçar. (me peshë 56 kg, gjatësi 162 cm, BMI 21,34 kg /m2) ka neurofibrosarkomë në anën e majtë të retroperitoneumit. Gjatë ekzaminimit klinik është zbuluar një tumor i madh në pjesën e abdomenit i cili është i dukshëm qartë. Gjithashtu e dukshme ishte dhe plaga nga biopsia e mëparshme. Kontrolli i MSCT tregoi se tumori e infiltron veshkën e majtë dhe enët e saj të gjakut, zgjat zorrën e trashë dhe ka një lidhje të paqartë me enët e gjakut mesenterike të zorrëve të vogla. Në të njëjtën kohë ajo shtyn / infiltron pankreasin dhe shtrëngon venën lineale. Për shkak të anemisë dhe kequshqyerjes, përgatitja për trajtim operativ eshte bere sipas protokollit ERAS (Enhanced Recovery After Surgery) -shprehet Prof. Dr Milco Panovski, kirurg abdominal, subspecialist në Zan Mitrev Clinic.

Pacienti iu nënshtrua anestezisë së kombinuar (të përgjithshme dhe epidurale). Ne menyre intraoperative eshte percaktuar që ka ndryshime metastatike në omentum, por gjithesesi eshte e mundur kryerja e nje procedure radikale.

Ekipi i kombinuar onkologjik nga klinika jonë (urolog, kirurg abdominal) realizoi me sukses operacionin duke menjanuar tumorin me permasa 27 × 17 × 14 cm, së bashku me omentumin. Gjithashtu, eshte bere menjanimi i një pjese të trupit dhe bishtit të pankreasit së bashku me shpretkën. Për shkak të infiltrimit të tumorit në enët e gjakut të zorrës së trashë, është bërë reseksion i pjesshëm i zorrës së trashë me anastomozë termino-terminale.

 

  • Koha e plote e kryerjes se intervenimit 260 minuta.
  • Pas operacionit eshte dhene terapia zevendesuese per funksionin ekzorkin dhe profilaksinë për trombocitozë dhe eshte udhehequr sipas protokollit ERAS.
  • Gjendja pas operacionit është e rregullt, me prani nje-ditore te çorientim psikogjen

Qendër për kirurgji urogjinekologjike dhe kirurgji rindërtuese

Qendra jonë është e specializuar për diagnostikimin dhe trajtimin e grave me:

Inkontinence urinare (mosbmajtje e pavullnetshme e urinës)

Inkontinece fekale (shkarkimi i pavullnetshëm i gazrave / jashtëqitjes)

Prolaps te organeve gjenitale (mitra, vagina, fshikëza dhe renia e rektumit nga pozicioni normal)

Cistiti intersticial (inflamacion i murit të fshikëzës)

Mosfunksionimi seksual si rezultat i inkontinences ose prolapsit (renies).

Shumë gra nuk kërkojnë trajtim mjekësor për këto kushte për shkak te turpit,  per shkak te frikes se pas këtyre simptomave fshihet dicka me serioze dhe e rrezikshme ose mendojne se per shkak se mendojne që gjendje te tilla janë normale për moshën e tyre.

Përkundër mendimit të tyre, analizat në të gjithë botën tregojne se 35% e grave që kryejnë ekzaminime rutinore gjinekologjike kanë rrjedhje të pavullnetshme uretrale dhe 40% kanë ulje apo renie të moderuar ose të rëndë të organeve gjenitale. 13% e grave pas menopauzës kanë shkarkim të pavullnetshem të zorrëve (inkontionence te zorrëve).

 

Këto kushte nuk janë normale për çdo moshë, dhe këto sëmundje mund të shkaktojnë çrregullime të konsiderueshme fiziologjike, sociale, emocionale, seksuale, psikologjike dhe profesionale.

Trajtimi persa i perket inkontinences dhe prolapsit mund të jetë: kirurgjikal ose jo kirurgjikal.

Mjekët e Zan Mitrev Clinic ofrojne qasje individuale per cdo pacient dhe trajtim bazuar ne nevojat e cdo pacienti. Ne i ofrojmë pacienteve tane te gjitha mundesite e trajtimit per gjendjet e tyre dhe I ndihmojme ato qe te zgjedhin trajtimin me te mire.
Cdo grua, aktivitetet e përditshme si dhe cilesia e jetes se tyre preken  nga këto kushte, duhet të patjeter te kërkojnë kujdesin dhe ndihmen e duhur mjekësore.

 

 

Mundohuni te dalloni simptomat tuaja:

 

1 Ju ndodh që të lëshoni urinë pa vullnetin tuaj kur kollitni, teshtini, vraponi, kërceni, qeshni, mbani peshë, keni marrëdhenie seksuale, etj.

  1. Shpesh ndjeni se keni nevojë për të urinuar, dhe urinoni përpara se të arrini tualet
  2. Urinoni çdo orë të ditës ose më shumë se dy herë gjatë natës
  3. Rastësisht ose pa dashje lëshoni gazra ose jashtëqitje të paktën një herë në javë
  4. Shpesh ndjeni se keni nevojë për të zbrazur/shkarkuar zorrët dhe ju ndodh që të mos e mbani jashtëqitjen deri në momentin e mbrritjes tuaj në tualet
  5. Vëreni fryerje (top) në zonën e vaginës gjatë momentit kur bëni banjë dhe ju duhet ta ktheni atë në vaginë në mënyrë që tv mund të urinoni
  6. 7. Ndjeni presion dhe tërheqje në zonën e vaginës e cila reduktohet ose zhduket pasi të shtriheni

Nëse përgjigja është PO për ndonjë nga këto pyetje, bëni rezervimin e kontrollit tuaj tek mjekët tanë subspecialistë në urogjinekologji dhe kirurgji rindërtuese të pelvisit.

 

Ekzaminimi dhe terapia

Vizita fillestare zgjat mesatarisht 30 minuta, dhe ekzaminimi është shumë i ngjashëm me ekzaminimet rutinë gjinekologjike. Keni kohë të mjaftueshme për të folur për gjendjen tuaj dhe opsionet e trajtimit.

Teste dhe aparate diagnostikimi bashkëkohore dhe të përshtatura.

 

Procedurat:

Vaginoplastika (plastikë dhe përtëritje vaginale)

Perineoplastia (ngushtimi i hyrjes vaginale)

Plastike tek buzët e mëdha dhe të vogla të vulvës

Reduktimi dhe rritja të klitorisit

Himenoplastikë

Rimodelimi me lazer

Trajtimi i inkontinencës me ose pa shirit

Korrigjim i Cistocellës (fshikëza e zbritur/rënë)

Korrigjimi i Rektocellës / Enterocellës (Zorrës së zbritur)

Heqja e fshikëzës pas histerektomisë

Ngritje të mitrës

Histerektomi (vaginale, abdominale, laparoskopike)

Histeroskopi

Ablacion endometrik

 

Prof. Dr. Vasil Iliev

Specialist gjinekolog – akusher, subspecialist urogjinekolog

Çfarë është rezonanca megnetike dhe si realizohet ajo

Rezonanca magnetike e zemrës është metodë diagnostikuese joinvazive e cila përdor fushë magnetike dhe valë radiofrekuence për të mundësuar një pamje të detajuar të zemrës, enëve të gjakut dhe organeve përreth.

Përse përdoret rezonanca magnetike e zemrës?

  • Për të vërtetuar nëse ekzistojnë dëmtime të indit nga infarkti miokardit, sa i madh apo i rëndë është demtimi dhe a është ai afatgjatë (variacioni në miokard)
  • Për të përcaktuar saktë dobësimin e zemrës dhe shkaqet kryesore të saj
  • Për të bërë evaluimin dhe diagnostikimin e miokardit (amilodoza dilatuese, hipertrofike, kufizuese)
  • Për të vlerësuar anomalite e lindura të zemrës

Rezonanca magnetike është procedurë diagnostikuese e sigurtë dhe nuk shkakton dhimbje. Pacientët të cilët kanë të implementuar në trupin e tyre aparat (metal) nuk duhet të kryejnë rezonancë magnetike pa pasur konfirmim nga mjeku se aparati në trupin e tyre është i sigurtë për kryerjen e këtij diagnostikimi.

Këto pajisje apo aparatura janë:

  • Elektrostimuluesit e zemrës (pacemaker), kardiodefibrilatorë të implantuar (ICD) dhe pajisje për terapi resinkronizuese (CRT)
  • Implantet në vesh
  • Pompa infuzioni të implantuara, stimulues neuro-muskulor, pajisje kontraceptive intrauterine
  • Klipse për aneurizmat e trurit
  • Disa lloje implantesh dentale
  • Çdo lloj pajisje tjetër metali e vendosur në trup

Para kryerjes së ekzaminimit, pacientët duhet të informojnë stafin mjekësor në rast shtatzanie, në rast se kanë tatuazhe, stent, protezë valvule apo kirurgji të zemrës si dhe nëse vuajnë nga semundje të veshkave.


Ç
farë ndodh gjatë ekzaminimit?

  • Ekzaminimi zakonisht zgjat 30-60 minuta
  • Pacienti qëndron shtrirë në gjendje të relaksuar, me kufje, nëpërmjet të cilave dëgjon udhëzimet e teknologut.
  • Për realizimin e këtij ekzaminimi është i nevojshëm bashkëpunimi i pacientit përsa i përket frymëmarrjes, mbajtjes dhe nxjerrjes së frymës për disa sekonda sipas komandave të teknologut.
  • Gjatë gjithë kohës monitorohet EKG-ja dhe ngopja e pacientit me oksigjen, ndërkohë që pacienti mund të komunikojë me teknologun gjatë periudhës së ekzaminimit
  • Në rast se është i nevojshëm aplikimi i kontrastit, para fillimit të kontrollit në dorën e pacientit vendoset kanula intravenoze

Pas kontrollit pacienti mund ti rikthehet menjëherë aktiviteteve normale. Nuk ka asnjë kufizim për shkak se gjatë këtij ekzaminimi nuk përdoret rrezatim jonizues. Rezultati zakonisht merret pas 2-3 ditësh.

Histeroskopia

Histeroskopia operative është një metodë domethënëse për zgjidhjen e problemeve shëndetësore gjinekologjike tek një numër i madh i popullatës femërore. Ky është një intervenim i cili kryhet me anë të kamerës e cila vizualizon hapësirën e mitrës duke mundësuar kështu zgjidhjen e shumë problemeve të cilat janë shqetësuese për gratë, probleme të cilat me parë kerkonin intervenim kirurgjik. Gjakderdhja anormale e mitrës është një simptomë e cila përafërsisht prekë 40% të grave të cilat paraqiten në ordinancat gjinekologjike. Në disa raste është i nevojshëm trajtimi me terapi hormonale, megjithatë shpesh shfaqen ndryshime në pjesën e mitrës të cilat ne sot i trajtojmë në mënyrë mikroinvazive si operacion njëditor, për rekuperimin e të cilit kërkohet një periudhë e shkurtër. Sot, shumica e grave kërkojnë modalitete alternative të operacionit klasik për shkak të obligimeve profesionale të cilat i detyrojnë ato që të rikthehen shpejt në vendin e tyre të punës.

Histeroskopia operative tashmë është një standard i artë për mënjanimin e polipeve në hapësirën e mitrës, miomave të cilat janë të dukshme brenda mitrës, ablacionin endometrik të cilin e përdorim tek gratë të cilat kanë përfunduar me procesin e riprodhimit, dhe që kanë menstruacione të bollshme të cilat shkaktojnë anemi dhe dobësi e përgjithshme.

Përveç trajtimit të patologjisë intrauterine të shoqëruar me gjakderdhje anormale dhe të bollshme, histeroskopia aplikohet edhe për të zgjidhur problemet e anomalive kongjenitale të mitrës, si dhe atë të infertilitetit me anë të reseksionit (prerjes) të murit të mitrës.

Kirurgjia histeroskopike sot ka një vend të rëndësishëm në praktikën e përditshme gjinekologjike, duke sjellë më vete përparime të mëdha në trajtimin e problemeve shëndetësore tek gratë.

Dr. Sci. Irena Andonova

Zan Mitrev Clinic