Rinisa lindi për herë të dytë në Zan Mitrev Clinic

Rinisa që në ditën e saj të parë të lindjes u përball me problem shëndetësor tepër serioz, problem i cili për të kishte të bënte me jetën ose vdekjen. Pa dëshirën e saj, që në momentin kur  erdhi në jetë filloi të luftonte për të, të luftonte me gjithë forcën e saj në një betejë në të cilën ishin të rëndësishme madje edhe sekondat.

Rinisa lindi më 1 gusht në Spitalin e Përgjithshëm në Strugë dhe u soll në klinikën tonë me datë 2 gusht. Urgjenca e situatës nuk lejonte vonesa apo hezitime ne lidhje me faktin se cfare duhet bere. Menjehere i eshte bere përcaktimi se Rinisa eshte e varur nga oksigjeni dhe ka qene motivi fillestar për kalimin e saj në Klinikën e Sëmundjeve Pediatrike në Shkup. Atje, pas analizave dhe ekokardiografisë, u zbulua se ajo kishte një defekt të rëndë të lindur të zemrës, Rinisa kishte transpozim të enëve të kryesore të gjakut dhe menjëherë pas këtij konstatimi eshte transferuar në Zan Mitrev Clinic. Që në momentin e parë të mbërritjes në klinikën tonë, ekipi i mjekëve tanë menjëherë filloi përgatitjet për realizimin e trajtim operativ.

-Reaguam menjëherë në mënyrën e duhur sepse një gjendje e tillë, me një defekt i tillë në zemër, kërkon reagim të menjëhershëm pasi në të kundërt mund të ketë pasoja fatale. Pas mbërritjes së pacientes së vogël, menjëherë filluam me terapinë dhe me realizimin e  të gjitha analizave paraoperative sipas protokollit në mënyrë që foshnja të mund të futet në sallën operacionit. Gjatë orëve të para të ditës së nesërme, Rinisa u dërgua në sallën operative në të cilën u realizua ky operacion tepër specifik nga ana e ekipit multidisiplinar të mjekëve tanë. Pas intervenimit, sfida vazhdonte për ekipin tonë, raste të tilla me anomali kongjenitale të zemrës tek foshnjat kanë një shkallë të ulët të mbijetesës në të gjitha qendrat e zhvilluara kardiokirurgjike në mbarë botën. Me sfida të mëdha postoperative jemi përballur edhe ne si pediatër. Megjithatë, maksimumi i dhënë nga ana jonë ka dhënë frutin e saj, kështu që Rinisës iu dha mundësia të përjetonte përsëri kthimin e saj në shtëpi madje në gjendje super të mirë. Ajo tashmë gëzon shëndet të plotë, ka zhvillim me parametra normal të peshës trupore. Mjafton të përmendim që ajo u prit në spitalin tonë me  60%  ngopje me oksigjen dhe tani ajo kthehet në shtëpi me 100% ngopje të oksigjenit. Tani ajo është një bebe shumë e shkathët, e gëzuar dhe gëzon shëndet të plotë jo vetëm për kënaqësinë tonë, mbi të gjitha për kënaqësinë e prindërve të saj të cilët me padurim presin të kthehen sëbashku në shtëpi dhe ti dhurojnë asaj të gjithë dashurinë dhe ngrohtësinë e qënjes së tyre. Për ne, tashmë mbetet ta ndjekim atë në kontrollet e saja të rregullta dhe të na nderojë me praninë e saj, ta shikojmë atë të rritet” – shprehet Dr. Jordanka Maxhoska, pediatre në klinikën tonë.

“Ky është një sukses i madh,  para së gjithash për shpëtimin e jetës së foshnjës , për ekipin tane te mjekëve dhe të gjithë stafin që punon këtu dhe natyrisht për të gjithë vendin tonë pasi me realizimin e suksesshem te nderhyrjeve te tilla,ne barazohemi me qendrat me te larta në nivel botëror të cilat kanë pëvojë të gjatë në kirurgjine kardiake për fëmijë.

Kjo është një tjeter dëshmi ne listen tone te madhe e cila tregon se në klinikën tonë punohet me një program të shkëlqyer kardiokirurgjikal dhe postoperativ. Kete e tregon vete fakti qe nje muaj pas realizimit te suksesshem te ketij operacioni kompleks Risia e vogël kthehet plot shëndet në shtëpinë e saj” – shtoi Dr. Maxhoska

 

“Falenderojmë të gjithë ekipin, veçanërisht doktor Zhan Mitrev i cili shpëtoi jetën e vajzës tonë. Kemi kaluar kohë të vështira. Sidoqoftë, ne e dinim thellë se ishim në vendin e duhur dhe se foshnja jonë do të merrete kujdes të plotë shëndetësor. Ne e shohim këtë spital si shtëpinë e dytë të vajzës sonë. Ajo dikur lindi në një spital në Strugë, me pas përsëri iu dha jete këtu në Zan Mitrev Clinic. Jemi tepër të lumtur që më në fund po kthehemi në shtëpi sëbashku me vogelushen tonë të dashur” – shprehet nëna para daljes nga departamenti në të cilin qëndronte Risia.

Ndikimi i telefonave “smart” mbi pozicionin apo qendrimin e mbajtjes se trupit

Ndikimi i telefonave “smart” mbi pozicionin apo qendrimin e mbajtjes se trupit

Ekzistojne dy menyra:

  • Qendrimi dinamik – mbajtja e trupit gjate levizjes, ecjes, vrapimit ose perkuljes per te marre dicka
  • Qendrimi statik – mbajtja e trupit kur nuk levizni, uleni apo flini

Pjesa me e madhe e te rinjve nuk mund ta imagjinojme diten pa pranine e telefonit. Telefonat celulare tashme jane bere pjese e jetes tone te perditshme, dhe ne shumicen e rasteve shkaktojne varesi. Por, ajo cfare duhet te dime eshte se perdorimi i tepert i telefonave celular shkakton dem mbi trupin tone. Gjithnje dhe me teper flitet mbi kete teme, per kete arsye nuk duhet te tregohemi indiferente. Qellimi yne eshte te sigurojme jete cilesore per pacientet me ane te ergonomise.

Në shumicën e rasteve, problemet shfaqen nga pozicioni i gabuar i trupit gjate përdorimit te celularit.

Problemet me te shpeshta te cilat shfaqen gjate perdorimit te tepert te telefonave “smart” jane:

  • Dhimbje koke
  • Dhimbje ne pjesen e shpatullave
  • Deformim te shtylles kurrizore
  • Demtim te shikimit

 

Nepermjet ilustrimit me lart mund te veshtrohet se shtylla kurrizore i nenshtrohet forces se pozicionit te kokes.

Ne pozicion neutral me nje kend zero, shfaqet ngarkese ne shtyllen kurrizore prej 6 kg, nga vete pasha e kokes, por me rritjen e kendit, rritet edhe ngarkesa mbi shtyllen kurrizore.

Pozicioni me i zakonshem i mbajtjes se kokes apo qafes eshte me kend 30°, qe do te thote se pasha qe ushtrohet ne shtyllen kurrizore eshte 18 kg.

Mesatarisht 2-4 ore ne dite i kushtojme perdorimit te telefonave “smart” qe do te thote se trupi yne i nenshtrohet nje presioni teper te larte.

Per ti shmangur keto problem dhe per te ruajtur shendetin e trupit tone, duhet te mesojme se si ti perdorim pajisjet pa e ngarkuar trupin tone.

Persa i perket perdorimit te telefonit, eshte e nevojshme qe kjo pajisje te mbahet ne nje nivel me syte dhe ne kete menyre do te jemi te detyruar qe koken, qafen dhe shpatullat ti mbajme ne pozicionin e duhur.

Here pas here ne menyre periodika duhet ta levizim koken nga njera ane ne tjetren per te shtrire muskujt e qafes  dhe per ti relaksuar ato.

Ndaloni tek dera, shtrini krahët dhe përkulni gjoksin. Kjo do të ndihmojë për të relaksuar muskujt që te janë të fiksuar në një pozicion per shkak te përdorimit te telefonave  “smart” për një kohë të gjatë.

Mbajtja e trupit ne pozicionin e gabuar mund te ndikoje ne reduktimin e kapacitetit te mushkerive deri ne 30% duke rritur ne kete menyre mundesite e shfaqjes se semundjeve kardiovaskulare.

Për të mos shkaktuar crregullime te qëndrimit te trupit, është e nevojshme të kryeni aktivitet fizik të përditshëm, vrapim, not, shtrirje dhe joga.

Kontroll pediatrik pa pagese per 101 foshnja nga komuna Qender

Sot, Zan Mitrev Clinic ndau 101 kupona per foshnjat e porsalindura nga komuna Qender. behet fjale per kontroll pediatrik te cilin foshnjat do te kene mundesi te kryejne gjate tre muajve te ardhshem qe nga dita e ndarjes se kuponave. Mjeket tane pediater jane ne pritje te telefonatave te nga prinderit e foshnjave ne numrin e telefonit 02 / 3091-484 per rezervimin e kontrollit te bebeve te tyre.

Aksioni i ndarjes se kuponave eshte ne perputhje me memorandumin per bashkepunim qe ka nenshkruar klinika jone me komunen Qender.

Ne kete ngjarje, pervec prinderve me femijet e tyre moren pjese edhe perfaqesues nga qeveria lokale e udhehequr nga kryebashkiauku i komunes Qender, Sasha Bogdanoviq, i cili nga ana e komunes se familjeve te foshnjave te porsalindura i’u shperndau atyre dokument per ndihme monetare me vlere 7.000 denare.

Te ardhurat ndahen rregullisht, ne kuader te projektit te komunes per ndeihme monetare dhe mbeshtetje te perinderve te cilet jane banore te komunes Qender, dhe duke filluar nga ky vit komuna ka nenshkruar memonrandum per bashkepunim me kompani dhe shoqata me pergjegjesi shoqerore, nder te cilat eshte dhe Zan Mitrev Clinic e cila dhuron per kato familje pjese te produkteve dhe sherbimeve te saja.

Ekzaminim promovues fizioterapeutik me 50% zbritje

Ekipi i fizioterapisteve në Spitalin klinik “Zhan Mitrev” me rastin e shënimit të ditës së fizioterapistëve me datë 8 shtator, përfshihet në fushatën për vlerësimin fizioterapeutik/ekzaminim të aparatit lokomotorik me 50% zbritje. Aksioni do të zgjasë nga data 10.09.2019 deri më 30.09.2019.

Rezervimin për kontrollin promovues fizioterapeutik mund ta bëni në numrin e telefonit në vijim: 00389 2 3091500 ose 00389 2 3091 484 çdo ditë pune nga ora 08:00 – 20:00

Në bazë të kryerjes së kontrollit fizioterapeutik, pacientët do të kenë mundësi të marrin rekomandime të personalizuara përsa i përket trajtimit apo diagnostikimit të tyre.

Qasja multidisiplinare për trajtimin e sëmundjeve muskulo– skeletore si dhe disponueshmëria e diagnostikimit të shpejtë dhe të avancuar, të kombinuara me eksperiencën shumëvjeçare në praktikën klinike janë një mundësi e perkryer për marrjen e trajtimit efektiv dhe në kohë të pacientëve.

Rezonanca magnetike e zemrës – tendencë bashkëkohore në diagnostikimin dhe prognozën e sëmundjeve të zemrës

Sot në Zan Mitrev Clinic u zhvillua një takim ekspertësh me temë ” Rezonanca magnetike e zemrës – tendencë bashkëkohore në diagnostikimin dhe prognozën  e sëmundjeve të zemrës”. Nga ana e spitalit tonë, Dr.Tanja Angjusheva mbajti fjalim në këtë takim me temë “Vlerësimi ekipor i dështimit të avancuar të zemrës”, takim në të cilin morën pjesë rreth tridhjetë mjekë të fushave të ndryshme si nga Zhan Mitrev Clinic ashtu edhe nga klinika të tjera publike dhe private. Në takimin e ditës së sotme, e pranishme në disa tema ishte dhe Doc. Dr. Jadranka Stojanovska e cila punon në Departamentin e Radiologjisë në Universitetin e Miçiganit, si dhe Prof. Dr. Ljubica Georgievska – Ismail, e cila ndau pervojën dhe njohuritë e saja për pjesëmarrësit mbi Kardiomiopatinë amiloide

Video nga Zan Mitrev Clinic si shembulli më i mirë për bashkëpunim me “Philips”

Ekipi i Philips,  prodhues i pajisjeve mjekësore sipas standardeve më të larta, sot në Zan Mitrev Clinic filmoi Customer Testimonial Video.

Spitali ynë është një nga 7-të spitalet e përzgjedhura në Europë,  për realizimin e nje video të tillë “High Class of Art  of Excellence” për shkak të infrastrukturës, shërbimeve dhe kujdesit ndaj pacientëve.

Zan Mitrev Clinic zgjodhi Philips si patner, pas ekspeiencës së mëparshme me prodhues të tjerë për pajisje mjekesore për faktin se është “user friendly” , dhe aplikimet programore  kompjuterike si përshembull KT angiografitë dhe vecanërisht KT koronarografitë janë aq të thjeshta dhe të automatizuara duke mundësuar kështu shkurtimin e kohës së nevojshme për rikonstruktime dhe analiza pasi janë pikërisht ato procese “time consuming” të cilat mundësojnë kryerjen e shumë ekzaminimeve komplekse për një kohë më të shkurtër.

Përsa i përket pacientëve, është gjithashtu e rëndësishme sepse në këtë mënyrë pacientëve i’u ofrohet diagnozë më e shpejtë, në kohë dhe mbi të gjitha i’u ofrohet diagnozë precise duke vijuar më pas edhe me trajtimin e duhur.

Gjithashtu, për pacientet por edhe për personelin mjekësor i rëndesishëm është fakti që me anë të teknologjisë më të re PHILIPS është e reduktuar ndjeshëm doza e rrezatimit tek aparatet me rrezatim jonizues, aparati radiografik RTG), aparati angio  dhe tomografia kompjuterike.

Filmimi i shkutër pas përpunimit do të shpërndahet në të gjithë Europën dhe do të jetë një dëshmi si kombinimi i nivelit më të lartë teknologjik, njohurisë dhe perkushtimit që do ti kalojë kufijtë e mundshëm.

Sindromi i shpatullës së ngrirë

Shpatulla e ngrirë (frozen shoulder) paraqet sindrom klinik me etiologji të paqartë (nuk dihet shkaktuesi). Karakterizohet me dhimbje dhe lëvizje të kufizuara në rripin e shpatullës. Në një pjesë të madhe të rasteve, pacientët ankohen në dhimbje të madhe, veçanërisht gjatë natës, dhe madje përdorin edhe analgetikë që të mund të flejnë..

Kalamidha nyjore është trashur dhe është me ndryshime fibroze. Në inçizimin e rentgenit mund të vërehet densitet i reduktuar i ashtit për shkak të mosaktivitetit. Ndryshimet të cilat ndodhin në nyjën e shpatullës janë reverzibile dhe në të shumtën e rasteve pason ripëtrirje.

Kjo sëmundje më shpesh paraqitet pas dekadës së pestë, respektivisht të gjashtë të jetës, mirëpo fillimi mund të jetë në çdo moshë. Ekziston sindromi primar dhe sekondar i shpatullës së ngrirë. Sindromi primar zhvillohet pa arsye të njohur dhe nuk mund të ndërlidhet me asnjë sëmundje tjetër të njohur, ndërsa ai sekondar shpesh është i përcjellur me sëmundje të tjera si: diabeti, sulmi të tru me paralizë të gjymtyrëve, trauma, spondilozë e qafës etj.

Vetë gjendja kalon nëpër tre faza dhe atë:

–           Faza e ngrirjes ( 0 – 8 javë)

–           Faza e ngrirë (8 – 16 javë)

–           Faza e shkrirjes ( mbi 4 muaj)

 

FIZIOTERAPIA është terapi bazë për kthim të funksioneve të shpatullës tek kjo sëmundje, ajo ka për qëllim të zvogëlojë dhimbjen dhe të rris vëllimin e lëvizjes. Aplikimi i terapisë medikamentoze është vetëm një mjet ndihmës në proçesin e ripëtrirjes.

Në fazën e parë të shpatullës së ngrirë zbatohen ushtrime me ritëm të ngadalësuar me shtrirje deri në kufi të dhimbjes për t’u ruajtur lëvizjet, në shtesë zbatohet krioterpia (terapi me akull) para dhe pas zbatimit të ushtrimeve. Trajtimi mund të jetë i kombinuar dhe me elektroterapi – ultrazë, TENS – stimulim elektro-nervor transkuteus, kinezioterapi me shirita dhe terapi me laser që të reduktohet dhimbja, e poashtu edhe e ënjtja.

Në fazën e dytë të shpatullës së ngrirë theks i jepet ushtrimeve dhe shtrirje të rripit të shpatullës aty ku lëvizjet janë më të vogla. Në këtë fazë insistohet që të mbahet fuqia dhe sa më shumë që është e mundur të kthehet lëvizshmëria e shpatullës. Edhe në këtë fazë rekomandohet të aplikohen kinezoterapi shirita. Terapisti në këtë fazë punon në mënyrë aktive – ushtrime të ndihmuara tek ato lëvizje tek të cilat pacienti kursehet më së shumti.

Faza e tretë është ajo fazë ku tashmë fillojnë të kthehen lëvizjet në shpatullën.

Në këtë fazë zbatohen ushtrime “më agresive”, mirëpo deri në kufi të dhimbjes për t’u arritur i tërë vëllimi i lëvizjes.

Zbatohen ushtrime për përforcimin e muskulaturës së rripit të shpatullës që është dobësuar për shkak të aktivitetit të pamjaftueshëm.

Është rekomanduese që në këtë fazë të zbatohen ushtrime me të dy duart, që të mos ketë disbalans.

Është shumë me rëndësi që trajtimin ta zbaton fizioterapist i kualifikuar, që të mundet pacienti të fitojë trajtim përkatës.

Shoqata fizioterapiste e Maqedonisë në bashkëpunim me kompaninë FILA-FARM nga Shkupi organizon Kinezio-seminar dhe punëtori më 21 prill 2019 në orën 10:00 në Klinikën Zhan Mitrev – Shkup, në të cilën do jetë mysafir Dr. Kenzo Kase, inovator i teknikës së kinezioterapisë me shirita.

Regjistrimi për pjesëmarrje mund të bëhet në e-mailin në vijim president@mfz.mk ose në numrin 070772122.

Tarifa e regjistrimit e anëtarëve të MFZ-së (SHFM) është 1000 denarë, ndërsa për të tjerët është 1200 denarë.

Tarifa e regjistrimit duhet të paguhet në këtë xhiro llogari 210072165990137 në NLB TUTUNSKA BANKA ShA SHKUP me shënim: kinezio seminiar, jo më vonë se 15 prill 2019.

Numri i pjesëmarrësve është i kufizuar.

Doktor Jasna Anastasovska pjesë e ekipit të Zan Mitrev Clinic

Nga dita e sotme në klinikën tonë filloi me punë primarius Dr. Jasna Anastasovska, pediatër specialist reumatolog – kardiolog. Dr. Anastasovska ka përvojë 30 vjeçare në pjesën e reumatologjisë – kardiologjisë së fëmijëve. Është edukuar në Kroaci, Serbi dhe Bullgari dhe ka marrë pjesë në kongrese të shumta profesionale evropiane dhe botërore nga fusha e reumatologjisë dhe kardiologjisë së fëmijëve.

Dr. Jasna Anastasovska do të jetë pjesë e ekipit të kardiokirurgjisë së fëmijëve, që nga data një shkurt filloi të punojë në kuadër të Spitalit klinik “Zhan Mitrev”

Ambulanca e saj do të jetë e hapur për të gjithë fëmijët me probleme me zemrën, me mbulim komplet financiar nga FSSHM