U vendos zemra e parë artificale

Në Spitalin klinik “Zhan Mitrev” u vendos zemra e parë artificiale Total Artificial Heart (TAH). Aparati Syncardia – TAH zemër artificiale për trajtim të dobësisë globale të barkushes së djathtë dhe të majtë përdoret tek pacientë me dobësi të zemrës, të cilëve u është e nevojshme mbështetje mekanike e punës së barkushes së djathtë dhe të majtë të zemrës, sigurim të qarkullimit adekuat, si urëzim deri në transplantim.

Kjo mbështetje përdoret si urë deri tek transplantimi, tek ata pacientë, të cilët që të mund të mbijetojnë deri në transplantim është e domosdoshme që t’u sigurohet mbështetje mekanike dhe sigurim të qarkullimit.

Indikacioni për vendosjen e zemrës artificiale SynCardia TAH është dobësia e zemrës nga çdo lloj etiologjie ku ka lindur dobësi e barkushes së djathtë dhe të majtë, dhe sipas arsyes që ka çuar deri në shkaktimin e saj nuk pritet përmirësim i punës së zemrës. Pas operacionit pacienti 38 – vjeçar është në gjendje stabile dhe gjendet në gjendje të shërimit postoperativ, informon doktori Zhan Mitrev.

– Ky operacion kryhet me një teknikë të veçantë që është praktikisht transplantim ku mënjanohet zemra e pacientit që nuk funksionon dhe zëvendësohet me zemër mekanike. Ato teknologji janë në praktikë tashmë 20 – 30 vjet, megjithatë, në mënyrë teknologjike deri tani ekziston vetëm një firmë që e çoi atë produkt deri në atë përsosmëri sa që ato zemra mekanike të mund të inkorporohen në mënyrë klinike. Ajo në vitet e fundit ngadalë po merr përmasa më të mëdha. Gjithsej në botë janë kryer rreth 1000 operacione të tilla. Kryerja e një operacioni të tillë është e lidhur me shumë teknika shtesë por edhe me punë financiare, për fat të keq,  sepse ajo teknologji është ende shumë e shtrenjtë. Megjithatë konsiderohet dhe pritet që në të ardhmen ajo teknologji të jetë e disponueshme për një rreth më të gjerë pacientësh. Kjo është teknologji që për pacientë të tillë është gjëja e vetme që mund të bëhet në Maqedoni dhe me këtë praktikisht fillohet edhe programi i transplantimit sepse këta pacientë janë të rinj dhe për ata këto pompa janë zgjidhje e përkohshme. Tani kjo pompë punon në atë mënyrë që organizmi i pacientit do të shërohet dhe nëse pas gjysmë viti ose pas një viti fitohet zemër adekuate atëherë shanset e tij për mbijetesë janë shumë të mëdha – shpjegon doktor Mitrev.

Të udhëhequr nga anatomia normale e zemrës së njeriut SynCardia zemra e përkohshme Total Artificial Heart (TAH) është aparat pulsues që përbëhet nga dy barkushe dhe katër valvula, që e pompon gjakun dhe e siguron qarkullimin nëpër të gjithë organizmin. SynCardia TAH është e bërë nga plastikë speciale bio – kompatibile, që siguron nivel të lartë të afatgjatësisë, dhe rrjedhje pulsuese cilësore të gjakut nëpër organizmin e njeriut.

– SynCardia TAH është aparat me frekuencë të fiksuar të zemrës, ku numri i të rrahurave në minutë është konstant pa dallim të aktivitetit fizik të pacientit. E zakonshme është që të cilësohet frekuenca në 125 të rrahura/min. Kur pacienti është fizikisht aktiv, me aktivizimin e muskulaturës zmadhohet kthimi venoz dhe derdhja e gjakut në zemrën artificiale dhe me atë sigurohet që sasi më e madhe gjaku të pompohet për qarkullim.

Ekzistojnë dy dimensione të zemrës artificiale SynCardia TAH: 70cm3 dhe 50cm3., dhe dimensionimi kryhet nëpërmjet madhësisë së pacientit. Me zemrën artificiale prej 70 cm3 pompohet deri në 9,5 litra në minutë, ndërsa me 50 cm3 rreth 7,5 litra për minutë. Për krahasim, zemra normale e njeriut, pacient me peshë prej 70kg pompon deri në 5 litra në minutë. Zemra artificiale e zëvendëson barkushen e djathtë dhe të majtë dhe e ndërmerr funksionin e tyre. Ky aparat përdoret si urëzim deri në transplantim ose për ata që janë të rritur dhe si terapi destinacioni – shpjegoni Tanja Angjusheva – kardiolog subspecialist.

Për realizimin e një operacioni të tillë kompleks për ekipin e spitalit tonë ishte përkushtim, trajnim shtesë, edukim i madh…

– Për klinikën tonë kjo do të thotë hap i madh përpara, në pikëpamje teknologjike por edhe në çdo pikëpamje tjetër. Të punësuarit tanë ishin për arsimim në Berlin, Gjermani, dhe më pas arsimimet vazhduan tek ne. Kishim një stimul të bukur shtesë për të gjithë të punësuarit që u përmirësua me kritere të veçanta edhe për kujdes edhe për ndjekje të atyre pacientëve në mënyrë para dhe postoperative. Pacienti është operuar para dy ditësh dhe tani është i zgjuar, i vetëdijshëm, gjendet në atë periudhë postoperative të ndjekjes dhe cilësimit, megjithatë ato janë pompa mekanike që duhet të cilësohen dhe të përshtaten në funksionin e tij. Tani për tani gjithçka po shkon në rendin më të mirë, nuk kemi ndonjë komplikim ose probleme dhe shpresoj që kështu do të jetë edhe më tej. Pacienti është shumë bashkëpunues, ai ishte i mirë informuar për të gjithë procedurën. Për operacion u përgatit tre javë në spitalin tonë. Paraprakisht kishte shumë probleme me të gjitha organet kështu që të gjithë kohën ishte në një mjekim dhe përgatitje intensive ku më pas i gjithë operacioni kaloi teknikisht mirë, nuk kishte ndonjë gjakderdhje dhe me atë shanset për shërimin e tij janë shumë të mëdha – përfundon doktor Zhan Mitrev.

Në spitalin klinik “Zan Mitrev” tanimë janë kryer operacionet e para nga fusha e kirurgjisë  tek fëmijët  nga ekipi I udhëhequr nga dr  Vlladimir Çadikovski.

Konkretisht janë realizuar operacione  tek fëmijë deri në moshën dy vjece nga patologjija e përgjithshme  në fushën  e kirurgjisë për fëmijë .

Spitali Klinik Zan Mitrev  është spital unik në shtetin tonë  i cili posedon repart për kujdes intenziv për kirurgji tek fëmijët  ku mund të vendosen të gjithë fëmijët  që kanë nevojë për trajtim kirurgjik postoperativ.

Në linqet në vijim mund të shikoni të gjithë shërbimet mjekësor që I ofron reparti I kirurgjisë për fëmijë dhe kardiokirurgji tek fëmijët në kuadër të Spitalit Klinik ”Zan Mitrev “”

Eleonora dhe Teodora deri në moshën madhore do të jenë mbrojtëse të klinikës tonë

Zan Mitrev Clinic morri vendim, vajzave Eleonora dhe Teodora Stojanovski nga Shtipi t’ju sigurojë ndihmë mjekësore dhe mjekim pa pagesë deri në moshën madhore.

– Ajo do të thotë se në klinikën tonë dy motrat e vogla do të mund të ekzaminohen pa pagesë, do të marrin kujdes mjekësor pa pagesë nga ekipi i pediatërve gjithmonë kur do të shfaqet nevojë për atë, deklaroi Dr. Natasha Çuçkova Nokçevska, pediatër në klinikën tonë.

Paketa të numërta me ushqim, veshje dhe paketa për Vitin e Ri arrinin në kuptimin e plotë të fjalës nga të gjitha anët e vendit. Artikulli i botuar në rrjetet sociale dhe në TV Star inicioi zgjidhje të një pjese të problemeve me të cilat përballej familja Stojanovski, ndër të cilat dhe problemet shëndetësore me të cilat përballeshin vajzat.

– Çfarëdo që të dëshirojnë ose unë dëshiroj që t’ju ble, nuk kam mundësi që tua mundësoj, sepse nuk kam para. Për shembull për Vitin e Ri, vajzat e mia të vogla duan bredh, paketa, të bëjnë fotografi me Babagjyshin e Vitit të Ri, por nuk ka. Nuk kam para që t’ua plotësoj dëshirat dhe ajo më dhemb shumë, deklaroi paraprakisht Vlatko Stojanovski, që është prind i vetëm.

Me ndihmë sociale prej 5.000 denarë, vështirë kalohet muaji, thotë Vlatko. Është problem i madh furnizimi i rregullt i medikamenteve për vajzën më të vogël Teodora. Asaj si foshnjë, menjëherë pas lindjes i është kryer ndërhyrje operative e zemrës.

–  Jo plot katër vjet më vonë, pasi është lindur vajza më e  vogël Teodora, po rendim vetëm nëpër spitale. Tani është pak më mirë. Vajzat nuk mi pranojnë në kopsht, sepse nuk kam para që ta paguaj kopshtin. Me ndihmë sociale prej 5.000 denarë çfarë të paguajë më parë në muaj. T’i paguaj faturat e energjisë elektrike, më të rëndësishmen medikamente për vajzën e vogël, për ushqim. Nuk arrijnë paratë shpjegoi Stojanovski.

Eleonora dhe Teodora u gëzuan me Babagjyshin e vitit të ri. Ai arriti në shtëpinë e tyre me përfaqësuesit e Kryqit të Kuq në Shtip duke ju çuar një dorë plot me dhurata për vitin e ri, ushqim, lodra dhe paketat e pazëvendësueshme të viti të ri.

Telefonatat për të ofruar ndihmë nga ana e njerëzve humanë nuk mbaronin me ditë. Të gjithë me mendimin e përbashkët. Eleonora dhe Teodora e kanë të drejtën që ta ndjenjë magjinë që e sjell atmosfera e Vitit të Ri…
Këtu jemi edhe ne si gjithmonë t’i ndihmojmë ata që e kanë të domosdoshme ndihmën urgjente …

U mbajt takim me temën “Farmakogjenetika në praktikën e përditshme ditore”

Më 20 dhjetor të vitit 2018 në Zan Mitrev Clinic u mbajt takim profesional i Shoqatës për kirurgji kardiovaskulare të R. së Maqedonisë dhe Shoqatës Maqedonase për kardiologji. Tema kryesore në të cilën flitej është “Farmakogjenetika në praktikën e përditshme ditore” pas së cilës pasonte diskutim i përgjithshëm, pyetje dhe përgjigje, në përgjithësi në të gjitha temat nga fusha e kirurgjisë kardiovaskulare dhe kardiologjisë.

Takimin me këtë fjalim përshëndetës e hapu njeriu u parë i klinikës, doktori Zhan Mitrev, i cili i përshëndeti të pranishmit dhe iu referua rëndësisë së gjenetikës  në trajtimin e pacientëve, para dhe në mënyrë postoperative, me qëllim shërimin e suksesshëm.

–  Për mua është kënaqësi e madhe t’ju shoh në këtë numër të madh, kolegë, profesionistë, të cilët kryesisht merreni me kardiologjinë interne dhe degë të ngjashme. Unë si kirurg kisha dëshirë që prej shumë kohë më parë që të njihem me gjenetikën para ë gjithash nga kureshtja dhe dëshira që të ndiqet ajo deri ku ka arritur shkenca në këtë fushë. Kështu prej shumë kohë më parë më lindi ideja për të patur një laborator gjenetik në klinikën tonë për të cilën kuptova që është një punë shumë e rëndësishme dhe jo vetëm e rëndësishme por edhe e rëndësishme për jetën e pacientëve, por edhe për ne si doktorë të cilët i japim shërbimet tona. Me formimin e spitalit të ri një nga dëshirat ishte që të formoj një laborator të tillë, ide në të cilën fillova të punoj menjëherë. Në atë kohë u njohëm me dy gjenetistë të rinj me të cilët bëmë një simbiozë nga ku lindi Laboratori ynë gjenetik që punon në mënyrë të suksesshme tashmë për vitin e dytë radhazi. Unë sinqerisht jam shumë i lumtur nga ai bashkëpunimi ynë. Kjo doli nga nevoja që pacientit  t’i mundësojmë terapi adekuate nga njëra anë, dhe nga ana tjetër doktori të jetë i mbrojtur nga e ashtuquajtura terapi e pasuksesshme. Gjithashtu dëshiroj të përmend se kjo është padyshim një degë shumë e rëndësishme, trendet e reja në mjekësi do të shkojnë gjithnjë e më shumë në këtë drejtim, gjithnjë e më shumë flitet për kirurgji gjenetike. Dhe mbase fëmijët tanë ose ndonjë gjeneratë tjetër do të punojnë në mënyrë të tillë ku paraprakisht do t’i operojnë gjenet që të arrihet tek sëmundjet të cilat ne tani i mjekojmë në një ose në mënyrë tjetër. Domethënë ajo pjesë do të zhvillohet shumë në të ardhmen dhe unë jam i lumtur që ne jemi një nga institucionet e rralla në Evropë ku ofrojmë ekzaminime gjenetike të lidhura me praktikën klinike – deklaroi doktor Mitrev.

Në dy orët e ardhshme prezantime të tyre personale kishin dr. sci. Slavica Josifovska dhe prof. dr. Sasho Panov në tematikën “Gjenetika molekulare dhe gjenomika në sëmundjet kardiovaskulare”

Prof. dr. Marjan Boshevski foli për tromboembolinë e mushkërive – bazat gjenetike dhe aspektet klinike, ndërsa Dr. Milka Klinçeva kishte prezantimin e saj për “Aplikimi rutinë i testeve farmakogjenetike në praktikën e përditshme klinike tek pacientët kardiovaskularë”.

“Farmako(gjenetika) në Zan Mitrev Clinic, hapat e parë ndaj gjenetikës së personalizuar” ishte fusha në të cilën folën e dhe kolegët tanë dr. sci Goran Kungulovski dhe mr. Sanja Mehanxhiska.

ROLI I PSIKOLOGUT NË CAKTIMIN SHËNDETËSOR

Në kuadër të memorandumit për bashkëpunim ndërmjet Zan Mitrev Clinic dhe International Balkan University më datën 21.12.2018 studentët e Fakultetit për psikologji dhe Fakultetit për këshillim patën mundësinë që ta vizitojnë  klinikën tonë dhe të marrin pjesë në ligjërimin e titulluar Roli i psikologut në caktimin shëndetësor që e mbajti psikologu ynë dhe psikoterapisti Frosina Ristovska. Ata patën mundësinë edhe të mësojnë diçka më shumë për mënyrën e rregullimit të shërbimeve që i ofrojmë nëpërmjet prezantimit të Slavica Pecioska Dokuzovska. Si spital, ekipi ynë ka gjithnjë për qëllim promovimin e vlerave të cilat i kemi si synim dhe punën me të rinj të cilët më tej mund t’i transmetojnë këto vlera në vendet e tyre të punës. Ndarja e dijes është një nga vlerat themelore të ekipit tonë.

 

U mbajt seminari ndërkombëtar për „FIZIOTERAPI KLINIKE“

Në data 15 dhe 16 dhjetor 2018 në Zan Mitrev Clinic, Shoqata Fizioterapeutike e Maqedonisë mbajti seminar me temë “FIZIOTERAPIA KLINIKE”

 

– Eventi që filloi të shtunën në klinikën tonë do të mbahet dy ditë, sot dhe nesër. Sot u mbajt seminari me ligjërime nga përvoja, dhe nesër, të dielë, do të organizojmë dy punëtori për të gjithë të pranishmit. Kemi miq nga i gjithë vendi si edhe miq nga Bullgaria që kryesisht janë fizioterapistë. Theksi në ligjërimet e sotme është fizioterapia klinike, respektivisht mbi ndarjen e përvojave që i kemi si fizioterapistë. Nesër, theksi është mbi punëtorinë për fizioterapi respiratore dhe teknika manipulative tek pacientë pas goditjes së trurit – direkt pas hapjes së eventit deklaroi Nikodin Veljanoski Fizioterapist specialist, për kirurgji rehabilituese, ortopedi dhe traumatologji dhe Praktikues i Certifikuar për Kinesio taping, pjesë e ekipit të  Zan Mitrev Clinic.

 

Seminari u mbështet nga klinika jonë dhe në të përveç ekipit të fizioterapistëve që punojnë në klinikë e ndjekin edhe përfaqësues nga organizata të tjera shëndetësore nga vendi si edhe nga vende të huaja.

 

Sesionin e ditës së shtunë e hapi Doc. Dr. Konstantin Mitev, nga Z.M.C me temën “Osteosinteza minimalisht invasive”, Gjatë ditës së parë FT. I dipl. Leposava Jovanovska nga Z.M.C kishte prezantim me temën: “Qasje fizioterapeutike tek pacientë me endoprotezë revizioni të hipit – tregim të rastit” ku pasuan edhe kolegë të tjerë nga klinika.

 

„Qasje terapeutike tek pacientë me goditje truri të bazuar në PNF dhe në konceptet Bobath “ është tematika në të cilën fliste miku nga Bullgaria – Stojan Stoev, IPNF Certified Therapist, IBITA Certified Therapist.

 

Me prezantimet e tyre u drejtuan edhe FT. i dipl. Rita Sinani – Halimi si edhe FT. specialist Arijan Selmani

Me procedurat dhe materialet e reja mundësi që të intervenohet edhe tek foshnja të porsalindura me defekte të zemrës

Në Zan Mitrev Clinic është kryer hap i ri në mjekimin e fëmijëve dhe të rriturve me defekte të zemrës. Nga sot për pacientët janë të disponueshme intervenime të reja të avancuara me materiale të reja më fleksibile, që mund të aplikohen madje edhe tek foshnja të porsalindura. Në mënyrë konkrete bëhet fjalë për mbyllje të defektit septal ventrikular që përket në procedurat mjaft të avancuara të kardiologjisë intervenuese, në defektet strukturore të zemrës.

Doktori Ivan Milev, me pjesën tjetër të ekipit, kishte realizim të disa rasteve të tilla gjatë ditës së bashku me doktorin nga Turqia, vend që ka mjekësi të avancuar në pjesën e kardiokirurgjisë së fëmijëve dhe intervenime të defekteve kongjenitale të zemrës, megjithatë, doktori Milev shpjegon se këto janë intervenime të avancuara që në Zan Mitrev Clinic punohen më shumë se 10 vjet, por tani me materiale të reja më të sofistikuara të përshtatshme për grupe më të shumta të pacientëve.

– Kjo është mbyllje e defektit septal ventrikular që përket në procedurat mjaft të avancuara të kardiologjisë intervenuese të defekteve strukturore të zemrës. Specifika është në atë që për herë të parë përdoret material i ri, proteza të reja që janë të përshtatshme për mbylljen e defekteve të tilla edhe tek mosha më e re, kështu që shpresojnë se në një kohë të shkurtër do të mundemi që këtë program ta zbresim në moshë, në nivel, të fëmijëve të vegjël, madje edhe tek foshnja të porsalindura sepse materialet nga të cilat janë bërë janë më fleksibile, sistemet për implantim dëmtojnë më pak inde, si venat, arteriet e këmbëve… Kjo në një farë mënyrë është hap i ri i mjekimit të fëmijëve dhe të rriturve me defekte të zemrës, kështu që jemi të kënaqur nga ajo që trendet në botë dhe risitë implementohen këtu në Zan Mitrev Clinic.

Mjeku që ka ardhur sot teke ne është nga Turqia. Turqia ka mjekësi të përparuar në pjesën e kardiokirurgjisë së fëmijëve dhe intervenimeve të defekteve kongjenitale të zemrës. Unë isha atje i ftuar para disa muajsh si mik dhe atje i pashë të gjitha këto procedura që kryhen dhe morra pjesë në një pjesë të tyre kështu që qëllimi ynë ishte që implantimet e para të jenë të mbuluara me njerëz që kishin përvojë më të madhe që fillimi të jetë i suksesshëm, por, teknika e implantimit është e njëjtë si tek mbylljet paraprake – shpjegon doktori Ivan Milev.

Zan Mitrev Clinic fiton ekip fizioterpeutësh të licencuar për kineziotejping

My alt text

Këtë fundjavë në Zan Mitrev Clinic u mbajt faza (niveli) e parë dhe e dytë nga kursi i kinesiotaping, që e ndiqnin fizioterapeutët nga klinika por edhe  në organizim të Shoqatës Maqednase të Fizioterapeutëve, me mbështetje teknike nga klinika jonë.

Edukimi i ekipit tonë do të vazhdojë dhe në mars të vitit të ardhshëm ku fizioterapeutët do ta ndjekin nivelin e tretë të kursit ku do të mësohen disa teknika më specifike nga kjo metodë. Momentalisht dy nga fizioterapeutët që punojnë në Zan Mitrev Clinic janë praktikues të Kinesiotaping dhe kanë licencë për prakatikimin e kësaj teknike dhe kursi në vijim është që me licencë të fitohen edhe tre pjesëtarët e tjerë të ekipit. Edukimi dhe edukimi profesional vazhdon dhe avancohet.

Edukimin e realizon instruktori konesiotaping Dragan Dimitrijeviq nga Beogradi, Serbi, që thotë se është i magjepsur nga klinika jonë nga më shumë aspekte.

Shumë profesionale, moderne, e organizuar në mënyrë të shkëlqyer, të gjitha përshtypjet janë maksimalisht pozitive nga Zan Mitrev Clinic. Këtu tek ju ndiqen dhe udhëhiqen ato standarde botërore që i kam parë në shumë spitale kryesore nëpër botë. Niveli i organizimit është super. Kinesiotaping është teknikë specifike që profesionisti japonezes Dr. Kenzo Kase e ka krijuar dhe paraqet një lloj revolucioni në trajtimin e organizmit të njeriut në kontekst në atë mënyrë në të cilën e mbikëqyr mjekësia perëndimore.

Mjekësia perëndimore e vëzhgon trupin në mënyrë lokale dhe ne këtu e shohim në mënyrë holistike, domethënë trajtohet i gjithë trupi dhe ka diagnostikim specifik që tregon për shembull nëse ju dhemb supi nuk është e thënë që shkaku për atë dhimbje është në sup. Për shembull, mund t’ju dhembë qafa dhe shkaku për atë të jetë diku poshtë në shputën e këmbës.

Koneziotejpingu është i mirë sepse mund të aplikohet në fazën e hershme të rehabilitimit, në fazën e hershme kirurgjikale dhe paraqet një mjet joinvasiv që nuk përdor asnjë shtojcë farmakologjike në vetvete dhe i mundëson trupit vetëm që të shërohet vetë.

My alt text

Praktikisht, ne përdorim shirita që nëse i shihni duken si fasho ngjitëse, megjithatë, këta shiritë janë elastikë. Zakonisht fashën ngjitëse nuk mund ta tërhiqni dhe këta shiritë mundeni, dhe në varësi të asaj se çfarë dëshirojmë të arrijmë shiritin e presim në mënyrë të ndryshme dhe e tërheqim në nivel të ndryshëm të tensionit sipas nevojës. Shiriti formohet sipas asaj se cilin muskul për shembull duam që ta trajtojmë me atë. Kjo metodë është shumë efikase dhe nëse dikush ka ënjtje, kur dikush ka hematoma të përshpejtojmë zgjidhjen e atij problemi dhe atëherë trupi t’i mundësojmë që sa më shpejt të jetë e mundur të fillojë të funksionojë.

Megjithë, në kinesiotaping ekziston diagnostikim specifik që do të thoshte se nuk mundet që secili të ngjitë kinesiotaping dhe pikërisht për këtë arsye ekzistojnë kurse ki instruktorë të certifikuar i ofrojnë fizioterapitë me qëllim të saktësisht të dini se ku duhet të ngjiten dhe si duhet të ngjiten me qëllim shërimin e shpejtë dhe të suksesshëm – na deklaroi instruktori për kinesiotaping Dragan Dimitrijeviq.

Shkenca e definoi Kinesio Taping si teknikë për ngjitjen e shiritave “Kinesio Tex”, që janë të dizajnuara që ta përshpejtojnë procesin e mjekimit natyral të organizmit, duke siguruar mbështetje dhe stabilitet të muskujve dhe kyçeve, pa kufizimin e tyre.

Kinesio tajpingu themelohet mbi konceptin e lehtësimit të muskujve dhe lëvizjeve të lëkurës, me qëllim që të arrihet efekt biomekanik, terapeutik mbi zonat e trajtuara.

My alt text

Shiriti me lëvizjet e tij mikro i stimulon receptorët e lëkurës dhe nën-lëkurës, duke e stimuluar sistemin nervor që e kushtëzon refleksin muskulor. Përveç kësaj, shiriti me ndihmë të stimulimit të lëkurës e redukton pengesën limfatike dhe atë të gjakut, e përmirëson mikroqarkullimin lokal dhe e lehtëson zvogëlimin e ënjtjes. Shiriti në thelb, nëpërmjet mbledhjes së lëkurës e zmadhon hapësirën intra-qelizore me çka e lehtëson drenazhin limfatik dmth. me zvogëlimin e tesionit mbi receptorët e lëkurës për dhimbje reduktohet dhimbja dhe parandalohet indi rrethues nga lëndime, edema dhe gjakderdhje.

Themeluesi i kësaj teknike Dr. Kenzo Kase e vizitoi spitalin tonë para dy vitesh në kuadër të vizitës së tij në Maqedoni me rastin e Kongresit të dytë të fizioterapeutëve dhe kishte mundësinë që ta shqyrtojë spitalin në mënyrë personale.