Caktoni kontroll

Schedule a review

00389 2 3091 484

Doza e shëndetit ditor

Kthehu te Doza e shëndetit ditor

21.07.2020

Nëse dëshiron diçka nga thellësia e zemrës, kjo dëshirë do të bëhet realitet

Dora u takua me idhullin e saj

Dora është një vajzë 15-vjeçare nga qyteti i Shtipit, këtë vit është regjistruar  në shkollën e mesme mjekësore në qytetin e saj dhe kështu ka ndërmarë një hap të rëndësishëm drejt realizimit të ëndrrës së saj për t’u bërë mjeke. Mjekësia, dhe veçanërisht kardiokirurgjia, janë fokusi i saj me interes të madh. Si çdo e re, ajo ka idhullin e saj, i cili është pikërisht Dr. Zan Mitrev.

Siç shprehet vetë ajo, kardiokirurgjia është një dëshirë e madhe për profesionin e saj në të ardhmen, dhe doktor Mitrev si sinonim i kardiokirurgjisë të suksesshme është idhulli i saj, dhe ky ishte motivi që ajo ta njihte personalisht.

“Për një kohë të gjatë i ndjek të gjitha publikimet në lidhje me Dr. Mitrev. Lexoj, shikoj video dhe njihem me metodat e punës që praktikon. Unë ndjek gjithçka që bëhet në klinikën “Zan Mitrev” dhe jam e magjepsur nga e gjithë kjo. “Dua të ndjek gjurmët e tij në të ardhmen dhe të bëhem edhe unë kardiokirurge”, shprehet Dora.

Takimi i cili u zhvillua në një atmosferë tepër miqësore ishte një lloj surprizë për doktor Mitrevin, sepse siç tha ai vetë: “Është vërtetë një ndjenjë e bukur të dëgjosh që ka të rinj nga vendi ynë që kanë dëshira, interesa dhe sfida që kapërcejnë mesataren e të adoleshentëve. ,,

Dr. Mitrev, duke ndarë përvojën e punës gjatë jetës së tij, inkurajoi Dorën me këshilla dhe mbështetje me qëllim që të mbetet këmbëngulëse, konsistente dhe vetëmohuese në procesin arsimor, por gjithashtu e ftoi atë që të marrë pjesë më tej si vëzhguese në disa nga proceset në klinikën tonë.

Rregulli që thotë: Kur dëshironi diçka nga thellësia e zemrës, kjo dëshirë do të bëhet realitet, dhe ky rast është konfirmim i këtij rregulli.