Caktoni kontroll

Schedule a review

00389 2 3091 484

Doza e shëndetit ditor

Kthehu te Doza e shëndetit ditor

05.01.2022

A ekziston lidhje ndërmjet të ftohtit dhe dhimbjes së kockave?

Të gjithë e kemi dëgjuar shprehjen “Më ka hyrë i ftohti në kocka”. Në fakt kjo shprehje pasqyron perceptimin tek njerëzit se i ftohti është një nga shkaktarët e dhimbjeve të kockave dhe sëmundjeve reumatike.

Në këtë artikull do të shpjegojmë më në detaje se për çfarë bëhet fjalë.

Kur është ftohtë kemi përshtypjen se ndjejmë siklet apo parehati në kocka, madje edhe dhimbje për shkak të ndryshimit të temperaturës. I ftohti dhe lagështia i bëjnë muskujt të tendosur dhe të ngurtësuar, duke shkaktuar më shumë kontraktime dhe dhimbje. Kjo dhimbje në fakt shfaqet tek kyçet.

Në fakt, janë kyçet (nyjet) jo kockat, ato që e gjenerojnë këtë ndjenjë. Kjo ndjesi mund të shfaqet në formën e shqetësimit, dhimbjes ose inflamacionit që lind në çdo pjesë e kyçit – duke përfshirë kërcin, kockën, ligamentet, tendinat ose muskujt. Megjithatë, më së shpeshti, dhimbja e kyçeve i referohet artritit ose artralgjisë, që është inflamacion ose dhimbje e cila shfaqet tek vetë nyjet. Dhimbja e kyçeve mund të jetë e lehtë, duke shkaktuar dhimbje vetëm pas aktiviteteve të caktuara, ose mund të jetë e rëndë, madje edhe lëvizja mund të jetë e kufizuar, domethënë toleranca e dhimbjes mund të jetë tepër e ulët dhe tepër e dhimbshme.

Përsa i përket dhimbjes së kockave, ajo shfaqet vetëm atëherë kur lëndohen, goditen fort ose kur thyhen.

A do të thotë kjo se moti dhe temperatura ndikojnë në dhimbjen e kyçeve?

Po, por nuk shkaktojnë sëmundje reumatike.

Realisht, klima nuk ndikon në përhapjen apo shkaktimin e sëmundjeve reumatike, por është e vërtetë që i ftohti ndikon në perceptimin apo ndjenjën e dhimbjes tek ata që vuajnë nga këto sëmundje apo problemet me kyçet.

Çfarë ndodh në trupin tonë kur ekspozohemi ndaj të ftohtit:

  • Trupi ynë regjistron të ftohtin
  • Ngadalësohen rrahjet e zemrës
  • Ngadalësohet qarkullimi i gjakut
  • Rritet tensionimi i muskujve
  • Muskujt tkurren dhe më pas ne perceptojmë dhimbje.

Prandaj, edhe pse ka një ndjenjë dhimbjeje gjatë periudhave të ftohta të vitit, nuk ka arsye për t’u shqetësuar.

Ajo çfarë është e rëndësishme dhe duhet ti përmbaheni me rigorozitet:

  • Pavarësisht nga periudha e vitit, nëse tashmë jeni diagnostikuar me sëmundje reumatike, vazhdoni të merrni terapinë të përshkruar nga mjeku juaj.
  • Vishuni në mënyrë të përshtatshme (me rroba të ngrohta).
  • Shmangni ndryshimet e papritura të temperaturës (të përshtatni veshjet me ambientet ku qëndroni).
  • Nëse është e nevojshme ose e mundur, rregulloni temperaturën në shtëpinë tuaj (për të qenë më e ngrohtë).
  • Ngrohni ngrohur zonën e prekur aty ku ndjeni dhimbje, për të parandaluar shqetësimet në kyçe, në rast se dhimbja është e përditshme dhe konstante.
  • Të qëndruarit aktiv është një nga mënyrat më të mira për të parandaluar apo ngadalësuar shfaqjen e dhimbjeve të kyçeve apo simptomave të sëmundjeve reumatike. Sëmundjet e sistemit lokomotor janë shumë të shpeshta dhe vlerësohet se një numër i madh i popullsisë vuan nga disa prej këtyre sëmundjeve.

Patologjia e osteoartritit mund të prekë një ose më shumë kyçe (nyje) dhe më të zakonshmet janë osteoartriti në duar, këllçe, në gjunjë dhe në shtyllën kurrizore.

Prandaj, nëse ndjeni parehati ose dhimbje në:

  • Këllçe
  • Gjunjë
  • Shtyllën kurrizore
  • Shpatulla
  • Duar dhe bërryl
  • Këmbë dhe kyçin i këmbës

Kontaktoni me ortopedët tanë të cilët me përvojën e tyre shumëvjeçare në trajtimin e sëmundjeve ortopedike dhe aplikimin e teknologjisë më të fundit në këtë fushë do t’ju ndihmojnë të merrni kujdes të personalizuar gjatë procesit të diagnostikimit, trajtimit dhe rehabilitimit të çdo patologjie të sistemit lokomotor.