Caktoni kontroll

Schedule a review

00389 2 3091 484

Doza e shëndetit ditor

Kthehu te Doza e shëndetit ditor

11.12.2020

Akademik Dr. Zhan Mitrev për The Bridge: Çdo krizë kalon dhe ne nuk duhet ta neglizhojmë atë, ne thjesht duhet ta përdorim atë si një trampolinë për ndryshime të mëtejshme

Akademiku Dr. Zhan Mitrev për revistën The BridgeAcademia Balkanica Europeana

Në një artikull të botuar këtë muaj, ai dha mendimin e tij mbi situatën e përgjithshme me pandeminë dhe rolin e liderit në këtë krizë shoqërore dhe mbi të gjitha, shëndetësore që tronditi të gjithë botën.

 

Zhan Mitrev: UDHËHEQJA GJATË PERIUDHËS SË KRIZËS

Rreziku më i madh në një kohë krize nuk është vetë kriza, por fakti që ne reagojmë me logjikën e djeshme – Peter Drucker

Pandemia ka ndryshuar në mënyrë të pakthyeshme mendimin tonë për jetën dhe përparësitë tona të përditshme. A do të kthehemi ndonjëherë në mënyrën tonë të mëparshme të jetesës dhe planet për të ardhmen? Është mëse normale që të na mundojnë këto qështje ekzistenciale, sepse të gjithë jemi qenie njerëzore dhe si të tillë jemi dëshmitarë të reagimeve ndaj pandemisë në shumë nivele njëkohësisht: globalisht, nacionalisht, lokalisht, por edhe personalisht brenda kolektivit apo familjes sonë.

Nëse kujtojmë “Murtajën” e Albert Camus e shkruar në vitin 1947, në të cilën ai flet për të jetuar në izolim gjatë epidemisë së murtajës, jam i sigurt se ekzistencializmi tani do të marrë një dimension krejtësisht tjetër. Imazhi i mjekut në të vazhdimisht thotë se luan rolin e vet, si një justifikim për veprimet e veta. Por, nga këndvështrimi i sotëm, kjo ofron një mundësi tjetër, dhe ky nuk është një justifikim për veprimet e tyre, por është duke hedhur bazat për të qenë autentik në luajtjen e rolit të tyre.

Unë nuk jam vetëm një mjek, unë jam pronari i spitalit, unë jam një udhëheqës. Roli im është i shumëfishtë dhe kërkon bashkimin e pashmangshëm dhe përdorimin e aftësive të ndryshme.

Në këtë aspekt duhet të pajtohemi se roli i udhëheqësit në një farë mënyre i përfshin të gjithë.

Kur bëhet fjalë për udhëheqësit e biznesit, roli i tyre ka ndryshuar në mënyrë dramatike gjatë muajve të fundit. Para koronavirusit, drejtorët ekzekutivë dhe menaxherët e tjerë ishin përqendruar në inovacione, rritje të të ardhurave dhe fitimin e aksioneve më të mëdha të tregut.

Sot, shumë prej tyre duhet të marrin vendime të shpejta në mënyrë që të kontrollojnë kostot dhe të mbajnë likuiditetin. Ata janë të detyruar të kapërcejnë bllokadat e mëparshme siç janë ndryshimet në vazhdimësinë e furnizimit, shkurtime apo reduktime të ekipeve të tyre dhe sfidat operative që ndryshojnë në mënyrë drastike fokusin e përparësive. Në të njëjtën kohë, vetë ata dhe punonjësit e tyre përballen me shqetësime për shëndetin dhe sigurinë, por edhe me mbështetjen për familjen në kohë pandemie. Ky nuk është një tranzicion i thjeshtë, kalimi nga një rol në tjetrin, por me gjithë përvojën tonë të punës ne zbatojmë disa parime që funksionojnë në kirurgjinë e zemrës dhe që është marrja e vendimeve të shpejta.

Është e qartë se lideri i vërtetë nuk del në pah kur “anija lundron në ujëra të qeta”, përkundrazi. Heronjtë e vërtetë është e vështirë të njihen. Nuk ka asnjë udhëzues për përdorim gjatë krizave pasi secila ka karakteristikat e veta unike dhe kërkon një qasje të ndryshme nga çdo krizë të mëparëshme. Nuk ka kohë për përgatitje paraprake.

Por ajo që nuk ndryshon është se ekipi pret kthjelltësi dhe besim nga lideri i tyre. Paniku transmetohet lehtësisht, kështu që ju duhet të kontrolloni situatën. Ju nuk duhet të reagoni emocionalisht, por saktësisht.

Në kohë krize, asgjë nuk është më e rëndësishme se kujdesi për punonjësit tuaj. Ju duhet ta vendosni veten në vendin e tyre. Njerëzit duan të kenë dikë për tu mbështetetur, jo dikë për ta ngushëlluar. Ju gjithashtu duhet të jeni pozitiv dhe realist. Vija e ekuilibrit është e hollë, kaosi duhet të vihet nën kontroll. Kjo përfshin delegimin e shpejtë të detyrave, dhe përfshirjen e të gjithëve.

Gjithashtu duhet të bëhet vlerësim i shpejtë i rrezikut dhe të merren vendime të duhura se në ç’drejtim do të ndërmerren hapat e ardhshëm.

Komunikimi i qartë dhe i detajuar është thelbësor. Të gjithë duhet të informohen për qëllimet e reja dhe hapat e ardhshëm.

Кинескот збор за криза соджи два знака едниот означува опасност, а другиот можност.

Човек треба да остане позитивен, а тоа е реално една од работите кои е полесно да се кажат отколку да се направат. Овде не зборувам за слеп оптимизам туку едноставно да запомниме дека секоја криза поминува. Не треба да ја избегнуваме или игнорираме, едноставно треба да ја употребиме како отскочна даска за понатамошни промени. Кризата е секогаш шанса за да преземете одговорност и да направите подобро.

Fjala kineze për krizën përmban dy shenja, njëra tregon rrezikun dhe tjetra mundësinë.

Dikush duhet të qëndrojë pozitiv, dhe kjo është me të vërtetë një nga gjërat që thuhet më lehtë nga ç’mund të realizohet. Nuk flas për optimizëm të verbër, por thjesht për të kujtuar se çdo krizë kalon. Ne nuk duhet ta shmangim ose ta injorojmë atë, ne thjesht duhet ta përdorim atë si një trampolinë për ndryshime të mëtejshme. Kriza është gjithmonë një shans për të marrë përgjegjësi dhe për ti bërë gjërat më mirë.

 

Në linkun në vijim do të lexoni tekstin origjinal: 
https://bridge-magazine.net/?p=914