Caktoni kontroll

Schedule a review

00389 2 3091 484

Doza e shëndetit ditor

Kthehu te Doza e shëndetit ditor

22.01.2021

Alergjitë – epidemia e shekullit të 21-të

Imunoterapia mënyra e duhur për të trajtuar me sukses sëmundjet alergjike

Gjatë periudhës së pandemisë, të gjitha sëmundjet e tjera duket se janë lënë nën hijen e koronavirusit, armikut më të madh. Sidoqoftë, problemet me të cilat përballen ata që vuajnë nga alergjia mbeten të pranishme dhe ndikojnë seriozisht në cilësinë e jetës së tyre. Kjo veçanërisht prek fëmijët, por edhe prindërit e tyre në mënyrë indirekte.

Çfarë është imunoterapia?

Alergjitë, si sëmundjet më të zakonshme jo-ngjitëse me të cilat përballet njerëzimi, po marrin vrull nga viti në vit. Imunoterapia është terapia e vetme që mund të ndryshojë rrjedhën e sëmundjeve alergjike.

Përdoret tek fëmijët mbi 6 vjeç me rinit alergjik, konjuktivit, astmë dhe reaksione të rënda alergjike ndaj pickimeve të insekteve.

Njihet gjithashtu si hiposenzibilizim ose vaksicë e alergjisë (kur jepet si injeksion nënlëkurë) ose terapi sublinguale, e cila përfshin përdorimin e përditshëm të një forme pikash / tabletash që jepen nën gjuhë.

Gjithësesi, imunoterapia nuk është një shkop magjik me të cilin sëmundjet alergjike do të zhduken. Nuk e kuron pacientin, por zvogëlon ndjeshmërinë ndaj alergjeneve të veçanta duke rezultuar me shfaqje të simptomave më të lehta dhe duke reduktuar nevojën për marrjen e ilaçeve.

Efekti i aplikimit të tij pritet në 5 vitet e ardhshme të jetës dhe do të manifestohet duke zvogëluar simptomat dhe shqetësimet e shkaktuara nga alergjia, por edhe duke parandaluar sensibilizimin e alergjenëve të tjerë, pra ndalimin e marshimit të alergjisë.

Si aplikohet?

Imunoterapia subkutane e alergjenëve aplikohet me anë të injeksioneve nënlëkurë (vaksinat e alergjisë) të cilat aplikohen me anë të një rregulli të caktuar dhe në një periudhe kohore të caktuar.

Periudha më e mirë për të filluar është periudha vjeshtë-dimër, pra para sezonit të lulëzimit, kur nuk ka polen nga barërat, pemët, drithërat. Gjatë kësaj periudhe sasia e alergjenëve të aplikuara rritet gradualisht.

Imunoterapia është një nga format e trajtimit të alergjive. Mund të përdoret në kombinim me procedurat e tjera terapeutike.

Ekspozimi ndaj alergjeneve të veçanta duhet të shmanget gjatë imunoterapisë. Dhe për suksesin e terapisë, nevojitet bashkëpunimi si i fëmijëve, ashtu edhe i prindërve.

Realizimi i kësaj terapie kryhet nga ana e mjekut pulmoalergolog me përvojë dhe infermieres, me në institucione të specializuara dhe të pajisura mirë, me qëllim që pacientit ti ofrohet trajtimi i duhur mjekësor në rast të zhvillimit të reaksioneve anësore gjatë aplikimit të ilaçit.

Terapia kryhet për të paktën 3 vjet në kontinuitet.