Caktoni kontroll

Schedule a review

00389 2 3091 484

Doza e shëndetit ditor

Kthehu te Doza e shëndetit ditor

10.06.2022

Alergjitë – shkaku, simptomat, diagnoza dhe trajtimi

Alergjitë janë një përgjigje imune ndaj substancave të caktuara në trup. Kur sistemi imunitar detekton një alergjen, ai shkakton përgjigje mbindjeshmërie, duke çliruar kimikate të tilla si histamina, dhe duke shkaktuar simptoma alergjie.

Nëse jeni alergjik, sistemi juaj imunitar gabimisht njeh një substancë të padëmshme si një sulmues të dëmshëm dhe prodhon antitrupa. Më pas ato shkaktojnë një reaksion që mund të shfaqet në lëkurë, në sinus, në traktin respirator ose në sistemin tretës.

Ashpërsia e alergjive mund të ndryshojë shumë në varësi të personit dhe vetë alergjenit. Ndonjëherë reagimi është acarim i lehtë, por gjithashtu mund të çojë në një gjendje serioze, siç është anafilaksia.

Cilat janë shkaqet?

Ndër shkaqet më të zakonshme të alergjive janë:

• Alergjenët në ajër: poleni, zbokthi nga kafshët shtëpiake, marimangat e pluhurit dhe myku.
• Ushqimet: arra, gruri, soja, peshku, midhjet, veza dhe qumështi. LTP (proteina e transportit të lipideve), një proteinë e pranishme në perime.
• Pickimi nga insektet e grupit himenoptera: bletët dhe grerëzat.
• Medikamentet: antibiotikë si penicilina, anti-inflamatorë etj.

Cilat janë simptomat?

Ekzistojnë disa lloje të simptomave të alergjisë që mund të klasifikohen sipas pjesës së trupit që prekin:
• Lëkura: kruajtje, urtikarie dhe skuqje.
• Sytë: konjuktivit (kruajtje, lot dhe fotondjeshmëri).
• Hunda: rinit, sinozit dhe gjakderdhje nga hunda.
• Sistemi i frymëmarrjes: astma.
• Sistemi tretës: nauze, të vjella, diarre dhe dhimbje barku.
• Sistemi hematologjik: anemi, leukopeni dhe trombocitopeni.

Për shkak se çdo alergjen zakonisht shkakton simptoma të ngjashme, ato gjithashtu mund të klasifikohen sipas llojit të alergjisë:

  • Ethet e polenit ose rinitit alergjik: teshtitje, kruajtje në hundë dhe sy, konjuktivit, acarim dhe rrjedhje hundësh.
  • Alergjitë ushqimore: urtikarie, ndjesi shpimi gjilpërash në gojë dhe ënjtje të buzëve, gjuhës, fytyrës ose fytit.
  • Pickimi nga insektet e grupit himenoptera: edemë (ënjtje) në vendin e pickimit, kruajtje në të gjithë trupin, shtrëngim në gjoks, kollë, gulçim.
  • Alergjitë nga medikamentet: urtikarie, kruajtje e lëkurës, skuqje, ënjtje e fytyrës dhe gulçim.
  • Dermatiti atopik ose ekzema: kruajtje, skuqje dhe tharje e lëkurës.

Komplikimet

Kur alergjitë janë të rënda, rreziku i problemeve shëndetësore rritet, kështu që është e dobishme të njihni ndërlikimet më të zakonshme që mund të ndodhin:

  • Anafilaksia: Ky është një reaksion i rëndë alergjik që mund të jetë kërcënues për jetën. Simptomat më të zakonshme janë humbja e vetëdijes, gulçimi dhe rënia e presionit të gjakut. Shkaktarët kryesorë të alergjeneve janë ushqimi, barnat dhe pickimet e bletëve, grerëzave dhe insekteve të tjera të grupit Hymnoptera.
  • Astma: Ky reagim i sistemit imunitar shpesh shkaktohet nga ekspozimi ndaj një alergjeni të pranishëm në mjedisin e jashtëm.
  • Sinusiti dhe infeksionet e veshit ose të mushkërive: astma ose ethet e polenit rrisin rrezikun e zhvillimit të tyre.

Diagnoza dhe trajtimi

Përhapja e gjërë e problemeve me origjinë alergjike tek një përqindje e madhe e popullsisë, ka dhënë shumë më tepër njohuri për këtë fushë që po avancon me shpejtësi në dekadat e fundit, e si rrjedhim edhe efektiviteti i trajtimeve.

Në klinikën tonë, mjekët specialist pulmoalergologë dhe dermatologë mund të diagnostikojnë mbindjeshmërinë ndaj çdo ushqimi ose ilaçi përmes një game të gjerë testesh laboratorike dhe testeve të lëkurës. Bazuar në këto rezultate, pacientët do të marrin mjekimin e duhur dhe këshilla profesionale për parandalimin dhe reduktimin e problemeve alergjike.

Rezervoni terminin tuaj në 00389 2 3091 484