Caktoni kontroll

Schedule a review

00389 2 3091 484

Lajmet e fundit nga klinika jonë

Kthehu te Doza e shëndetit ditor

05.11.2019

Apnea e natës ose ndërprerja e shkurtër e frymëmarrjes gjatë fjetjes tek fëmijët

Kjo gjendje shfaqet tek 1-5% e fëmijëve ndërmjet moshës 2-8 vjeçare. Kjo periudhë e fëmijërisë së hershme karakterizohet me rritjen dhe zhvillimin e shumë organeve dhe sistemeve. Apnea e natës apo ndërprerja e frymëmarrjes gjatë fjetjes tek fëmijët nuk duhet anashkaluar. Në rast se prindërit vërejnë që fëmijët e tyre flenë me gojë hapur,  gërhasin, nuk bëjnë gjumë të qetë, djerësiten së tepërmi, kanë ndërprerje të shkurtër të frymëmarrjes apo marrin pozicione jo të zakonshme gjatë fjetjes, duhet të konsultohen me mjekun pediatër specialist – shprehet Prim. Dr. Bllagica Manceva, pediatre pulmo-alergologe në Zan Mitrev Clinic.

Çfarë e shkakton apnean e natës?

Këto çrregullime të frymëmarrjes  mund të shfaqen si rezultat i zmadhimit të bajameve dhe adenoidit, mbipeshës trupore, anomalive të ndryshme të strukturave të fytyrës, si dhe nga çrregullimi i kalimit të sinjalit të nervave tek muskujt (anomalitë neuromuskulare) në këtë periudhë të moshës fëmijërore. Çrregullimet e frymëmarrjes gjatë fjetjes shfaqen si rezultat i reduktimit (të pjeshëm apo të plotë) të kalimit të ajrit nëpërmjet rrugëve të sipërme të frymëmarrjes gjatë fjetjes të cilat ndikojnë në çrregullimin e përthithjes normale të oksigjenit si dhe në reduktimin e gjumit.

Cilat janë simptomat më të zakonshme dhe cili është rreziku në rast se nuk vërehet dhe trajtohet në kohë?

Gërhitja është simptoma më e zakonshme të cilën prindërit mund ta vërejnë. Shumica e fëmijëve gërhasin për shkak të pranisë së infeksioneve virale në rrugët e sipërme të frymëmarrjes, si rezultat i zmadhimit të adenoidit, por në rast se gërhitja zgjat për shumë kohë dhe është e shoqëruar me ndërprerje të frymëmarrjes, me zgjim të shpeshtë, me gjumë jo të qetë, me pozicion jo të zakonshëm gjatë fjetjes, djerësitje të tepërt, me lëvizje jo të zakonshme të kraharorit gjatë fjetjes. Reduktimi i oksigjenit në këtë periudhë mund të rezultojë me ndryshime serioze të funksionit të tyre. Këtu mund të preket zemra, mushkëritë, veshkat dhe të gjitha organet e brendshme të cilat janë përgjegjëse për procese të shumta metabolike.

Truri është organi më i ndjeshëm ndaj këtyre ndryshimeve – reduktimi i zgjatur i marrjes së oksigjenit gjatë fëmijërisë së hershme, mund të shkaktojë probleme serioze në zhvillimin neurokonjitiv tek fëmijët, probleme që kanë të bëjnë me sjelljen e tyre (në mënyrë agresive, hiperaktive) si dhe me rezultate të dobëta në shkollë.

Polisomnografia – metoda më e sigurtë dhe me e saktë për përcaktimin e çrregullimeve të frymëmarrjes gjatë fjetjes

Metoda me anë të së cilës përcaktohet ndërprerja e frymemarrjes gjatë fjetjes (apnea) me reduktim të madh të marrjes së oksigjenit, është polisomnografia e natës. Kjo metodë realizohet me anë të një aparati të vogël të sofistikuar i cili implementohet tek pacienti para fjetjes. Gjatë natës, aparati regjistron parametra të shumta të cilat pas analizimit të përgjithshëm do të na japë një pamje mesatare të peshës së gjendjes së pacientit dhe në të njetën kohë qasjen e përshtatshme për zgjidhjen e këtij problemi.

Në klinikën tonë ky lloj regjistrimi kryhet në shtëpi me edukimin paraprak të prindërve dhe vetë pacientëve për mënyrën e regjistrimit dhe aplikimit të pajisjes. Në rast se pacienti jeton larg, ekziston mundësia që regjistrimi të bëhet në klinikën tonë.