Caktoni kontroll

Schedule a review

00389 2 3091 484

Doza e shëndetit ditor

Kthehu te Doza e shëndetit ditor

06.05.2021

Apnea obstruktive e gjumit

Apnea obstruktive e gjumit (sleep apnea) është një gjendje që ka të bëj me çrregullim serioz të gjumit. Në thelb është mungesa e ajrit gjatë gjumit që prish vetë procesin e pushimit dhe furnizimin e rregullt të oksigjenit në tru. Gjatë apnesë së gjumit, shfaqet ndërprerje e shkurtër në frymëmarrjes që përsëritet në mënyrë të vazhdueshme gjatë gjumit.
Apnea obstruktive e gjumit ndodh kur muskujt e fytit relativisht relaksohen dhe bllokojnë rrugët e frymëmarrjes kur jeni duke fjetur. Një shenjë e dukshme e apnesë obstruktive të gjumit është gërhitja.

Ekzistojnë trajtime të përshtatshme për apnenë obstruktive të gjumit. Ndër të cilat është trajtimi që përfshin përdorimin e një pajisjeje që funksionon duke aplikuar presion pozitiv që i mban rrugët e frymëmarrjes të hapura gjatë fjetjes. Një opsion tjetër është një pajisje në formë hinkë (protezë) që shtyn nofullën e poshtme përpara gjatë kohës kur jeni duke fjetur. Ndonjëherë, operacioni mund të jetë gjithashtu një opsion.

Simptomat e apnesë obstruktive të gjumit përfshijnë:

• Gjumë të tepruar gjatë ditës
• Gërhitje të zhurmshme
• Vërejtje të episodeve të pauzave të frymëmarrjes gjatë gjumit
• Zgjim i menjëhershëm për shkak të mungesës së ajrit
• Zgjimin nga gjumi me gojë të thatë ose dhimbje të fytit
• Dhimbje koke në mëngjes
• Vështirësi në përqendrim gjatë ditës
• Ndryshime të humorit, të tilla si depresioni ose nervozizmi
• Presion të lartë të gjakut
• Djersitje natën
• Rënie të libidid

Kur duhet të konsultoheni me mjekun?

Konsultohuni me mjek të specializuar në rast se keni vërejtur ose partneri/ja juaj ka vërejtur tek ju simptomat e lartpërmendura.
Shumë persona nuk besojnë se gërhitja është shenjë e diçkaje që mund të jetë serioze, dhe jo të gjithë mendojnë se ata persona që kanë gërhitje të shpeshta gjatë gjumit kanë apne obstruktive të gjumit.

Bisedoni me mjekun tuaj nëse keni gërhitje të rëndë, veçanërisht nëse ndërpritet nga periudha të heshtjes (pushimit). Gjatë apnesë obstruktive të gjumit, gërhitja zakonisht është më e fortë kur flini në shpinë dhe qetësohet kur ktheheni anash.
Konsultohuni me mjekun tuaj për çdo problem tuajin me gjumin që ju lë të lodhur në mënyrë kronike, të përgjumur dhe nervoz. Gjumi i tepërt gjatë ditës mund të jetë për shkak të çrregullimeve të tjera, prandaj është e nevojshme që të diagnostikohet në kohë dhe siç duhet shkaku i vërtetë.