Caktoni kontroll

Schedule a review

00389 2 3091 484

Doza e shëndetit ditor

Kthehu te Doza e shëndetit ditor

19.05.2021

Çfarë është psoriaza dhe cilat janë alternativat e trajtimit?

Sipas të dhënave nga OBSH (Organizata Botërore e Shëndetësisë) vlerësohet se rreth 100 milion njerëz në të gjithë botën vuajnë nga psoriaza.

Përse është kaq e përhapur kjo sëmundje e lëkurës?

Është e thjeshtë, kjo ndodh për shkak të faktorëve të shumtë që e shkaktojnë atë, e kombinuar me përqindjen e ulët të personave që këshillohen rregullisht me specialist dermatolog, duke e lënë sëmundjen e tyre pa diagnozë dhe pa trajtim.
Psoriaza është në një sëmundje kronike e lëkurës, origjina e së cilës mund të ketë lidhje me faktorë gjenetikë ose autoimunë. Faktorë të tjerë që mund të shkaktojnë sëmundjen e psoriazës janë: stresi, trauma, infeksionet bakteriale, ilaçet, kushtet klimatike ekstreme, alkoolizmi, pirja e duhanit dhe mbipesha.

Psoriaza karakterizohet nga rritje e pakontrolluar e qelizave në shtresat e fundit të lëkurës, duke i rritur ato shumë shpejt në 3-4 ditë kundrejt rritjes normale në 28 ditë. Kështu, grumbullohen shtresa me luspa në lëkurë. Gjithashtu gjeneron njolla të kuqe, kruajtje dhe në disa raste edhe dhimbje.

Meqenëse psoriaza është një sëmundje e lëkurës që mund të zbulohet dhe trajtohet shpejt, konsultimi i hershëm me mjekun specialist dermatolog është thelbësor për të kontrolluar praninë e kësaj sëmundje dhe për ta parandaluar atë të shndërrohet në një sëmundje kronike.

Mund të zhvillohet në çdo moshë dhe prek burrat dhe gratë njësoj, veçanërisht ata që vuajnë nga sindroma të caktuara metabolike si diabeti, hipertensioni dhe kolesteroli i lartë.
Dermatologët shpjegojnë se stresi është një nga faktorët në jetën moderne që ka ndikimin më të madh në rritjen e rasteve të psoriazës, prandaj ata rekomandojnë për ata që vuajnë nga kjo sëmundje “të jenë të qetë”. Për shkak se stresi dekompenson shumicën e pacientëve, trajtimi duhet të shoqërohet me teknika relaksimi të tilla si meditimi, joga dhe mbajtja e duhur e hidratimit të lëkurës.

9 llojet më të zakonshme të psoriazës

Është e rëndësishme të dini se ekzistojnë disa lloje të psoriazës, të cilat klasifikohen sipas simptomave dhe zonave në të cilat zhvillohet.

Psoriaza vulgare (pllaka): është më e zakonshmja, karakterizohet nga shfaqja e pllakave të mëdha të përcaktuara mirë në lëkurë, në zonën e gjunjëve, bërrylave dhe zona të tjera të trupit.

Psoriaza e kokës: është e pranishme tek 70% e pacientëve që vuajnë nga psoriaza, njihet nga shfaqja e pllakave në lëkurën e kokës, një simptomë që shpesh ngatërrohet me zbokthin. Zakonisht shfaqet në skajet e flokëve dhe afër veshëve.

Psoriaza gutata: karakterizohet nga shfaqja e pikave, përgjithësisht në zonën e duarve dhe këmbëve. Në disa raste, pamja e saj ngjan me infeksionin streptokoksik të bajameve.

Psoriaza e thonjve: prek kryesisht duart dhe thonjtë, mund të dallohet nga shfaqja e njollave të kuqe me luspa të vogla në lëkurë. Ky lloj i psoriazës mund të çojë në qërimin/rrjepjen e thonjve.

Psoriaza inverse (e anasjelltë): zakonisht ndodh në zona të palosjeve të lëkurës të tilla si qafa, pjesa e pasme e gjunjëve dhe pjesa e brendshme e krahut.

Psoriaza palmoplantare: ky lloj i psoriazës zakonisht zhvillohet në pëllëmbët e duarve dhe shputat e këmbëve, duke gjeneruar njolla të verdha qelbi që shpërthejnë vazhdimisht, duke formuar çarje dhe duke shkaktuar dhimbje.

Psoriaza pustulare: ky lloj i psoriazës është i rrallë, karakterizohet nga shfaqja e njollave të kuqe në këmbë dhe majat e gishtave, duke formuar flluska.

Psoriaza eritrodermike: është lloji më pak i zakonshëm i psoriazës sepse prek të gjithë trupin, duke shkaktuar skuqje, ethe dhe ndarje / çarje të lëkurës, duke shkaktuar kruajtje dhe djegie të forta. Në disa raste më të rënda, pacienti duhet të shtrohet në spital.

Artropatia psoriatike: artriti psoriatik shkakton ënjtje të lëkurës dhe dhimbje të kyçeve.

Në disa raste, ky lloj i psoriazës shkakton vetëm qërimin/rrjepjen e thonjve, një simptomë që duhet të ndiqet nga mjeku specialist, sepse shoqërimi i artritit për një kohë të gjatë mund të shkaktojë mpirje, dëmtim ose deformim të nyjeve.

Si trajtohet psoriaza?

Që trajtimi i psoriazës të jetë efektiv dhe të zgjasë më tepër, mjekët dermatologë rekomandojnë: të zvogëlohet stresi, sepse është faktori kryesor i shkakut të kësaj sëmundje. Kohëzgjatja e trajtimit është shumë e ndryshueshme, dhe ndonjëherë bëhet kronike, në varësi të pacientit.

Ndër opsionet e trajtimit të psoriazës janë:
Trajtimi lokal, me kortikosteroide lokale për 10 ditë, aplikimi i shumë kremrave hidratues dhe kremrave të tjerë imunomodulues, me vitaminën D.
aplikimi i rrezeve artificiale UV.
Medikamente orale imunomoduluese.
Medikamentet biologjike për injeksione, është trajtimi më aktual, shumë efektiv, por gjithashtu ka kosto të lartë.