Caktoni kontroll

Schedule a review

00389 2 3091 484

Doza e shëndetit ditor

Kthehu te Doza e shëndetit ditor

05.04.2022

Çfarë është stimulimi magnetik funksional dhe për çfarë përdoret?

Stimulimi magnetik funksional (FMS) është një teknologji jo-invazive e bazuar në përdorimin e fushës magnetike. Me ndihmën e kësaj fushe magnetike, muskujt veprojnë dhe rrisin masën muskulore dhe si rezultat i kësaj zvogëlohen depozitat e yndyrës lokale. Me këtë pajisje e cila vepron edhe përmes veshjes (rrobave të trupit) arrihen rezultate të dukshme në një periudhë relativisht të shkurtër kohore. Stimulimi magnetic funksional përbëhet nga disa pjesë aplikatore dhe një karrige e veçantë, aplikimi dhe pozicionimi i së cilës varet nga muskuli i cili synohet për trajtim. Kjo teknologji gjen aplikim në disa degë mjekësore si estetika, uro-gjinekologjia, neurologjia dhe ortopedia.

FMS konsiderohet si një teknologji revolucionare, e cila ndryshon nga stimulimi elektrik klasik dhe gjimnastika pasive tradicionale, për shkak se nëpërmjet stimulimit magnetik vepron në muskujt e thellë dhe shkakton tkurrje (kontraktim) cilësore dhe maksimale. Ky lloj kontraktimi lejon që muskujt të punojnë me 100% të forcës së tyre, gjë që është e pamundur të arrihet me anë të ushtrimeve konvencionale ose gjimnastikën pasive. Kjo mënyrë e stimulimit të muskujve shpjegon përse FMS mund të japë rezultate të dukshme brenda disa javësh.

Ky trajtim mund të përdoret për të ndërtuar ose formuar masën muskulore në bark, krahë, kofshë, vithe dhe këmbë, duke u dhënë atyre ton dhe përkufizim më të mirë. FMS mund të përdoret gjithashtu për të gjitha llojet e inkontinencës (mosmbajtjes) urinare dhe fekale, për rehabilitim më të shpejtë pas operacionit ose lindjes, madje edhe për mosfunksionim seksual, dhimbje kronike në pjesën e legenit (pelvisit) ose në pjesën e poshtme të shtyllës kurrizore.

Si funksionon ndërtimi i muskujve dhe tonifikimi i trupit?

Pajisja FMS përdor elektromagnet për të rritur tonin e muskujve tuaj në zona kritike si barku, vithet dhe kofshët, duke i ndërtuar ato duke djegur dhjamin. Ky është një trajtim jo invaziv për ndërtimin e muskujve dhe tonifikimin e trupit që do të shihet nga çdo kënd. Nëse dëshironi të ngrini të pasmet, krahët dhe kofshët, kjo metodë është e disponueshme në spitalin tonë dhe kryhet me aparatin FMS Former. Me ndihmën e këtyre trajtimeve trupi juaj do të transformohet plotësisht, dhe do të dukeni në formë dhe të fortë.

Si funksionon për të trajtuar mosmbajtjen e urinës?

Për të ndikuar në zonën tuaj të mesit (në pjesën e poshtme të shpinës), duhet të uleni në karrigen special FMS e cila ka dy aplikues të integruar, një në pjesën mbështetëse, një në pjesën ndenjëse. Ky tonifikim elektromagnetik stimulon muskujt e bërthamës së trupit nga pjesa e poshtme drejt shpinës, si dhe pjesën e poshtme të legenit dhe muskujt e shpinës. Stimulimi i saktë i pjesës së poshtme të shpinës mund të rregullohet duke ndryshuar pozicionin e aplikuesit të vendosur në pjesën mbështetëse të karriges TESLA Former.

Për të ndikuar në muskujt e legenit (pelvisit) dhe inkontinencën urinare duke përdorur teknologjinë FMS, fusha magnetike pulsuese e krijuar nga pajisja shkakton tkurrjen e muskujve të poshtëm të legenit. Kjo terapi është e përshtatshme për të gjitha llojet e inkontinencës. Ndihmon gjithashtu pacientët me disfunksion seksual dhe dhimbje kronike në zonën e pelvisit dhe pjesës lumbale të shtyllës kurrizore. Efekti i stimulimit magnetik ndihmon në rritjen e forcës dhe qëndrueshmërisë së muskujve të sfinkterit dhe pjesës së poshtme të legenit. Terapia gjithashtu ka një efekt pozitiv në marrëdhëniet seksuale, ereksionin dhe tkurrjen aktive të ijeve dhe muskujve gluteal.

Trajtimi me aparatin FMS është i thjeshtë dhe nuk kërkon përgatitje të veçantë nga ana e pacientit. Gjatë terapisë pacienti qëndron i veshur dhe komod në karrigen e posaçme FMS. Gjatë stimulimit fokusi është në kontraktimin e muskujve, gjë që lehtëson stërvitjen e vetë muskulaturën. Trajtimi është joinvaziv, pa dhimbje dhe pa efekte anësore. Zgjat nga 15 deri në 20 minuta dhe aplikohet çdo dy ditë për një periudhë prej 2 deri në 3 javësh. Përmirësimi mund të ndihet edhe pas trajtimeve të para.