Caktoni kontroll

Schedule a review

00389 2 3091 484

Doza e shëndetit ditor

Kthehu te Doza e shëndetit ditor

30.04.2020

Deklaratë drejtuar publikut – Dr. Zhan Mitrev

Të nderuar,

Dua ti drejtohem publikut përsa i përket gjendjes së kontrolluar të koronavirusit dhe stabilizimit të  numrit të pacientëve të infektuar.  Lidhur me këtë fakt dua të informojë të gjithë se nga dita e hënë klinika jonë si institucion do të funksionojë rregullisht, me kapacitet të plotë, dhe nomalisht duke zbatuar rregullat dhe masat mbrojtëse sikurse deri më tani.

Bëjmë thirrje për pacientët të cilët vuajnë nga sëmundje të ndryshme kronike, veçanërisht atyre me natyrë kardiovaskulare, të bëjnë rezervimin e terminit në kohë, në mënyrë që të shmangen rradhët e mundshme dhe pritjet e gjata.

Kështu, këto ditë mund t’i përdorni për të planifikuar kontrollin tuaj në spital, por edhe ne si spital të mund t’i ofrojmë më lehtë të gjitha shërbimet e nevojshme për pacientët, me qëllim për të shmangur nervozizmin dhe rradhët e panevojshme.

Ndër të tjera, dua të theksoj dhe të njoftoj publikun se ne jemi dhe mbetëm një ndër klinikat e rradha të cilat nuk kanë pasur anjë punonjës të infektuar pavarësisht faktit që ishim të parët që filluam me testimin e pacientëve.

Me të gjitha masat e ndërmara dhe të respektuara rreptësisht të cilat vazhdojnë të jenë në fuqi përsa i përket izolimit dhe trajtimit të pacientëve, higjenës dhe shërbimeve të spitalit, arritëm ta mbajmë deri tani klinikën tonë të pastër, kështu që pacientët duhet të dinë se kanë një mbrojtje dhe siguri të lartë dhe se këtu nuk do të kenë rrezik për tu infektuar nga stafi i spitalit siç është zakonisht nëpër spitale të tjera.

Ne kemi parë që në një kontekst më të gjerë, në Evropë dhe në Shtetet e Bashkuara, një përqindje e madhe e stafit janë infektuar nga pacientët me Covid -19, dhe më pas, vetë ata janë bërë një rrezik për pacientët e tjerë. Kjo nuk ekziston në rastin tonë!

Ju uroj gëzuar festat, dhe gradualisht normalizim të plotë dhe kthimin normal të jetës tuaj.