Caktoni kontroll

Schedule a review

00389 2 3091 484

Doza e shëndetit ditor

Kthehu te Doza e shëndetit ditor

19.01.2021

Disa këshilla për parandalimin e dhimbjeve të kokës nga migrena

Migrena nuk është një dhimbje koke e thjeshtë, ajo kategorizohet në një nga format më të rënda të dhimbjes në zonën e kokës. Karakterizohet nga dhimbje shumë e fortë, zakonisht në dy anët e ballit, në ballë dhe sy, dhe mund të zgjasin nga disa orë deri në disa ditë. Migrena mund të shkaktojë ndjeshmëri ndaj dritës dhe zhurmës, marramendje, të përziera dhe të vjella.

Disa këshilla të cilat do t’ju ndihmojnë në parandalimin e shfaqjes së migrenës:

Shmangni shkaqet e dhimbjes së kokës

Migrena shfaqet si rezultat i disa faktorëve. Mund të kontrollohet nëse arrijmë ti zbulojmë shkaqet. Mbajtja e një ditari të dhimbjes së kokës mund t’ju ndihmojë të përcaktoni se çfarë saktësisht ju shkakton dhimbje koke, dhe në këtë mënyrë mund të shmangni shkaqet. Shkruani të gjitha detajet në lidhje me çdo dukuri të dhimbjes së kokës, të tilla si: kur dhe si ka nisur dhimbja, çfarë keni konsumuar gjatë ditës, gjendjen tuaj shpirtërore, ndryshimet e motit, kohëzgjatjen dhe intensitetin e dhimbjes së kokës.

Shmangni përdorimin e tepërt të ilaçeve

Marrja e ilaçeve për qetësimin e dhimbjeve të kokës dhe ilaçeve pa recetë më shumë se dy herë në javë mund të rrisë intensitetin dhe shpeshtësinë e dhimbjeve të kokës. Bisedoni me mjekun tuaj se si të ndaloni marrjen e ilaçeve që mund të kenë efekte anësore serioze nëse nuk përdoren në mënyrën e duhur. Disa ilaçe të cilat përdoren për qetësimin e dhimbjes së kokës të cilat përmbajnë kafeinë mund të ndihmojnë në reduktimin e dhimbjes së kokës, por ato gjithashtu mund të japin edhe efekt të kundërt.

Të rriturit kanë nevojë për 7 – 8 orë gjumë gjatë natës. Gjëja më e mirë është të flitni dhe të zgjoheni në të njëjtën kohë çdo ditë. Rekomandohet që të mos ketë TV në dhomën ku flini dhe telefoni celular të jetë i fikur ose ta lini atë në një hapësirë tjetër larg dhomës së gjumit. Konsultohuni me mjekun tuaj se çfarë të bëni nëse keni çrregullime të gjumit, siç është gërhitja.

Mos i kapërceni vaktet e ngrënies

Konsumoni ushqim të shëndetshëm dhe përpiquni të hani vaktet tuaja në të njëjtën kohë çdo ditë. Shmangni ushqimet dhe pijet që përmbajnë kafeinë, ato mund të shkaktojnë dhimbje koke.

Kryeni rregullisht aktivitete fizike

Aktiviteti i rregullt dhe i moderuar fizik mund të përmirësojë mirëqenien fizike dhe mendore dhe të reduktojë stresin. Zgjidhni aktivitete fizike që ju pëlqejnë, të tilla si shëtitje, not ose çiklizëm.

Shmangni ose reduktoni stresin

Stresi është shkaku kryesor i shfaqjes së dhimbjeve kronike të kokës. Organizohuni. Planifikoni në kohë dhe bëni planin tuaj më të thjeshtë. Jini pozitivë dhe mendoni gjithmonë pozitivisht. Provoni të praktikoni teknikat e reduktimit të stresit, të tilla si joga dhe meditimi.