Caktoni kontroll

Schedule a review

00389 2 3091 484

Doza e shëndetit ditor

Kthehu te Doza e shëndetit ditor

02.07.2020

Efektet anësore të mundshme të lëkurës nga larja e shpeshtë e duarve dhe këshilla praktike për parandalimin e reaksioneve të padëshiruara të lëkurës

Sëmundja COVID-19 e shkaktuar nga virusi SARS-CoV-2 vazhdon të përhapet globalisht, duke tejkaluar kapacitetet dhe burimet e sistemeve shëndetësore në të gjithë botën. Për shkak se virusi transmetohet përmes frymëmarrjes dhe përmes kontaktit me sipërfaqet e kontaminuara, përhapja e virusit mund të reduktohet me anë mbajtjes së higjenës së duhur të duarve. Larja e shpeshtë e duarve nënkupton ekspozimin e zgjatur ndaj ujit dhe agjentëve kimikë dhe fizikë që mund të çojnë në ndryshime të caktuara siç janë çrregullimi i pengesës epidermmale, çrregullimi i niveleve të keratinociteve dhe lëshimi i mëvonshëm i citokineve inflamatore, si dhe aktivizimi i sistemit imunitar dhe reaksionet e llojit të sistemit të vonuar të mbidnjeshmërisë (hipersensibilitetit). Efektet anësore në lëkurë mund të përfshijnë rritjen e thatësisë së lëkurës dhe madje edhe dermatitin e kontaktit (zakonisht irrituese dhe rrallë herë ekzemë alergjike), dhe personat me dermatit atopik janë veçanërisht të ndjeshëm.

Përse shfaqen efekte anësore të lëkurës?

Ekspozimi i zgjatur i lëkurës në ujë dhe në mjedis të lagësht shkakton ënjtje në shtresën e jashtme të lëkurës (stratum corneum) dhe ndërprerje të ultrastrukturës së lipideve ndërqelizore, gjë që rrit përshkueshmërinë dhe ndjeshmërinë e lëkurës ndaj irrituesve të ndryshëm fizikë dhe kimikë (substanca irrituese). Gjithashtu, veshja e shpeshtë e dorezave shkakton djersitje, e cila nga ana tjetër intensifikon lagështinë duke çuar në një përgjigje të intensifikuar inflamatore të lëkurës ndaj acarimit.

Përdorimi i përsëritur i sapunëve dhe detergjentëve

Në kushte normale (dhe për kujdesin shtëpiak) këto substanca tolerohen mjaftë mirë, por në kushte të përdorimit të shpeshtë këta agjentë mund të shkaktojnë dëmtim kronik (kumulativ) të lëkurës dhe shfaqjen e ekzemës kontaktuese irrituese, dhe rrallë shfaqjen e ekzemës së kontaktit alergjik. Kjo ndodh kryesisht për shkak të aftësisë së tyre për të (prishur shtresën mbrojtëse të lipideve dhe proteinave) çrregulluar lipidet dhe proteinat e lëkurës. Pacientët me një histori personale ose familjare të dermatitit atopik kanë barrierë  kronike të mosfunksionimit të lëkurës, dhe tregohet se janë më të ndjeshëm ndaj këtyre substancave (irrituese).

Përdorimi i përsëritur i dezinfektuesve

Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) rekomandon përdorimin e preparateve që përmbajnë së paku 60% alkool në rastet kur nuk keni në dispozicion ujë dhe sapun. Këto dezinfektues e çrregullojnë më tepër barrierën e lëkurës dhe shkaktojnë më tepër thatësi dhe acarim.

Këshilla

Në këto kushte, është shumë e rëndësishme të përshtatni mënyrën e larjes së duarve për të siguruar mbrojtje efektive kundër përhapjes së COVID-19, duke reduktuar në të njejtën kohë rrezikun e efekteve anësore të lëkurës.

1. Sipas rekomandimeve të OBSH-së, duart duhet të lahen për të paktën 20 sekonda (përfshirë thonjtë, hapësirën ndërmjet gishtave,  kyçin e dorës) duke përdorur ujë të ngrohtë me sapun, veçanërisht pas qëndrimit në vende publike, para ngrënies, pas teshtitjes ose kollitjes. Më pas vijon shpëlarje e plotë e sapunit dhe fshirja butësisht e duarve, përfshirë hapësirat ndërmjet gishtërinjve.

2. Mbajtja e hidratimit të duhur të lëkurës është thelbësore në parandalimin e reaksioneve të padëshiruara nga larja e shpeshtë. Këto hidratues duhet të aplikohen disa herë gjatë ditës, veçanërisht pas larjes së duarve.

3. Ekzistojnë disa lloje të kremrave / emollientëve, të cilat së bashku me këshillat për përmirësimin e barrierës së lëkurës përbëjnë një kombinim të humectantëve (për shembull glicerina e cila është pjesë përbërëse e preparatit Filagrin protect) me emollientë okluzivë (gjatë natës) për të parandaluar humbjen e ujit dhe parandalimim e irritimit. Ato gjithashtu luajnë rol në reduktimin e sensibilizimit të kontaktit dhe reduktimin e ndjenjës së thatësisë.

4. kur përdorni dezinfektues duhet ta lini atë të thahet spontanisht, më pas rekomandohet përdorimi i hidratantëve.

5. Për personat që përdorin doreza mbrojtëse, rekomandohet që të lajnë duart menjëherë pasi të keni hequr dorezat dhe të aplikojnë preparate mbrojtëse hidratuese /emollientë dhe për të reduktuar mjedisin e lagësht është e rëndësishme të ndërroni në mënyrë sistematike dorezat dhe t’i aplikoni ato në lëkurë të thatë.

6. Tek personat me lëkurë të ndjeshme dhe histori sëmundjesh kronike të lëkurës (dermatit atopik, psoriasis, thatësi e rritur e lëkurës …) rekomandohet të përdorni hidratues pas çdo larje të duarve në mënyrë që të ruani shtresën mbrojtëse të lëkurës. Në rastin e shfaqjes së sekretimit, çarjes, dhimbjes apo gjakderdhjes nga ndryshimet, pacientët duhet të konsultohen me mjekun dermatolog.

Rekomandimi ynë për hidratimin e lëkurës

Ekziston një formulë inovative e preparatit Filagrin protect që ndryshon nga preparatet e tjera të ngjashme sepse përmban një përqendrim të lartë të glicerinës, përpunohet në mënyrë magjistrale dhe nuk përmban konservantë dhe parfume shtesë të cilat mund të shkaktojnë irritim të shtresës mbrojtëse të lëkurës. Filagrin protect është një produkt mjaft i butë që siguron hidratim efektiv në lëkurë që zgjat 24 orë. Efektet e para klinike të favorshme vërehen pas të paktën 10 ditësh përdorim nëse përdoret dy herë në ditë.