Caktoni kontroll

Schedule a review

00389 2 3091 484

Doza e shëndetit ditor

Kthehu te Doza e shëndetit ditor

02.12.2019

Ekspozimi prenatal ndaj ndotjes së ajrit shoqërohet me zhurmë në frymëmarrje dhe astmë në fëmijërinë e hershme

Prim. Dr. Sonja Petrovska, pediatër pulmoalergolog

Ekspozimi ndaj ndotjes së ajrit tek fëmijët lidhet me rrezikun e shfaqjes së astmës. Përveç astmës, ekziston rreziku i zhvillimit të HOBB, kancerit të mushkërive dhe laringitit kronik. Ndotja e ajrit mendohet se akumulohet në indin dhjamor të organeve të brendshme gjatë kalimit të indit dhjamor nga ngjyra kafe në ngjyrë të bardhë, gjatë të cilës mund të përkeqësohet rezistenca e insulinës, stresi oksidativ dhe inflamacioni sistemik. Në Meksikë, fëmijët e ekspozuar ndaj niveleve të larta të PM kanë pasur nivele më të larta të leptinës dhe endotelinës-1 dhe vlera më të ulëta të peptidit-1, glrelin (hormoni i uritjes) dhe glukagonit, në krahasim me individët të cilët nuk jetojnë në mjedis të kontaminuar. Leptina është e lidhur fort me nivelet e PM gjatë ekspozimeve kumulative, dhe gjatë vlerave të larta të PM dhe ozonit në mjedis lidhen me hiperlipinemi akute 12-orëshe, çrregullim peptidesh rregullatorë të apetitit, mungesë të vitaminës D dhe rritje të endotelinës-1 te fëmijët e shëndetshëm. Fëmijët që jetojnë në zona në të cilat ka shkarkim gazrash kanë një BMI më të lartë, e cila mund të jetë për shkak të ndryshimeve metabolike, që përfshin edhe rezistencën ndaj insulinës.

SËMUNDJET RESPIRATIVE

Ndotja e ajrit mund të ndikojë në çdo pjesë të sistemit të frymëmarrjes dhe në çdo moshë. Ekspozimi prenatal ndaj ndotjes së ajrit shoqërohet me zhurmë ose fishkëllimë në frymëmarrje dhe  me astmë në fëmijërinë e hershme. Zhvillimi normal tek fëmijët reduktohet me anë të ekspozimit të tyre ndaj ndotjes së ajrit, si dhe ka rritje të shkallës së dëmtimit të funksionit të mushkërive me kalimin e viteve. Ekspozimi ndaj ndotjes së ajrit tek fëmijët shoqërohet me rritjen e rrezikut të shfaqjes së astmës. Prania e astmës për një kohë të gjatë, mund të shkaktojë rrezikun e zhvillimit të HOBB, kancerit të mushkërive dhe laringitit kronik.

SËMUNDJET E LËKURËS

Një studim multicentrik ka treguar një lidhje ndërmjet ndotjes së ajrit me ndryshime të shpeshta të lëkurës atopike dhe urtikariale, dermografisë, seborrea (me një frekuencë të reduktuar të zbokthit). Ekspozimi i ndotjes së jashtme ose të brendshme ndikon edhe në plakjen e përshpejtuar të lëkurës, në varësi të ekspozimit të diellit, konsumit të duhanit si dhe për shkak të shumë faktorëve të tjerë.

SËMUNDJET E SYRIT

Lotimi mund të ndodhë si reaksion i shfaqjes së irritimit tek sytë, gjë e cila është e lidhur me ekspozimin e ozonit ose dioksidit të azotit, edhe pse mund të ndikojnë edhe MP të cilët e përkeqësojnë gjendjen e personave të cilët përdorin lente dhe janë të ekspozuar ndaj ndotjes së ajrit. Konjunktiviti lidhet zakonisht me ekspozimin ndaj ozonit dhe dioksidit të azotit, po gjithashtu mund të ndikojnë edhe PM dhe dioksidi i squfurit.

SËMUNDJET HEMATOLOGJIKE

Që nga vitet 1970 është i njohur fakti se ndotja e ajrit nga plumbi i benzinës shkakton anemi. Ndotës të tjerë nga shkarkimi i gazrave mund të kontribuojnë tek sëmundjet hematologjike, ose me kalimin e tyre të drejtperdrejte në gjak me anë të thithjes së ajrit, duke shkaktuar reaksione inflamatore në mushkëri. PM shkakton koagulim të çrregullt nëpërmjet aktivizimit të trombociteve dhe qelizave endoteliale nga citokinat inflamatore. Fëmijët të cilët jetojnë në zona me shkarkim gazrash kanë BMI më të lartë, gjë e cila  mund të jetë për shkak të ndryshimeve metabolike, përfshirë rezistencën ndaj insulinës 2.5

SËMUNDJET E MËLÇISË

Të jetuarit  përgjatë autostradave ku ndotja e ajrit është shumë e lartë, pasohet nga një përhapje e steatozës hepatike. Ekzistojnë disa arsye të mundshme për shoqërimin e ndotjes së ajrit me efekte të tilla dëmtuese në qelizat e mëlçisë, përmes ndërmjetësve inflamatorë, toksicitetit të gjeneve, dëmtimit mitokondrial dhe dëmtimit të organeve të tjera që do të dëmtojnë sekretimin e mëlçisë. Mëlçia është organi kryesor detoksifikues i të gjitha substancave të dëmshme që hyjnë nga jashtë, përfshirë grimcat PM, të cilat hyjnë në mëlçi për tu shpërbërë.

SËMUNDJET E VESHKAVE

Veshka, që është një organ shumë i vaskularizuar, është e ndjeshme ndaj dëmtimit të enëve të gjakut të mëdha dhe të vogla, duke çuar në stres oksidues të indit dhe efekte inflamatore sistemike të ndotjes së ajrit.