Caktoni kontroll

Schedule a review

00389 2 3091 484

Doza e shëndetit ditor

Kthehu te Doza e shëndetit ditor

02.01.2019

Eleonora dhe Teodora deri në moshën madhore do të jenë mbrojtëse të klinikës tonë

Zan Mitrev Clinic morri vendim, vajzave Eleonora dhe Teodora Stojanovski nga Shtipi t’ju sigurojë ndihmë mjekësore dhe mjekim pa pagesë deri në moshën madhore.

– Ajo do të thotë se në klinikën tonë dy motrat e vogla do të mund të ekzaminohen pa pagesë, do të marrin kujdes mjekësor pa pagesë nga ekipi i pediatërve gjithmonë kur do të shfaqet nevojë për atë, deklaroi Dr. Natasha Çuçkova Nokçevska, pediatër në klinikën tonë.

Paketa të numërta me ushqim, veshje dhe paketa për Vitin e Ri arrinin në kuptimin e plotë të fjalës nga të gjitha anët e vendit. Artikulli i botuar në rrjetet sociale dhe në TV Star inicioi zgjidhje të një pjese të problemeve me të cilat përballej familja Stojanovski, ndër të cilat dhe problemet shëndetësore me të cilat përballeshin vajzat.

– Çfarëdo që të dëshirojnë ose unë dëshiroj që t’ju ble, nuk kam mundësi që tua mundësoj, sepse nuk kam para. Për shembull për Vitin e Ri, vajzat e mia të vogla duan bredh, paketa, të bëjnë fotografi me Babagjyshin e Vitit të Ri, por nuk ka. Nuk kam para që t’ua plotësoj dëshirat dhe ajo më dhemb shumë, deklaroi paraprakisht Vlatko Stojanovski, që është prind i vetëm.

Me ndihmë sociale prej 5.000 denarë, vështirë kalohet muaji, thotë Vlatko. Është problem i madh furnizimi i rregullt i medikamenteve për vajzën më të vogël Teodora. Asaj si foshnjë, menjëherë pas lindjes i është kryer ndërhyrje operative e zemrës.

–  Jo plot katër vjet më vonë, pasi është lindur vajza më e  vogël Teodora, po rendim vetëm nëpër spitale. Tani është pak më mirë. Vajzat nuk mi pranojnë në kopsht, sepse nuk kam para që ta paguaj kopshtin. Me ndihmë sociale prej 5.000 denarë çfarë të paguajë më parë në muaj. T’i paguaj faturat e energjisë elektrike, më të rëndësishmen medikamente për vajzën e vogël, për ushqim. Nuk arrijnë paratë shpjegoi Stojanovski.

Eleonora dhe Teodora u gëzuan me Babagjyshin e vitit të ri. Ai arriti në shtëpinë e tyre me përfaqësuesit e Kryqit të Kuq në Shtip duke ju çuar një dorë plot me dhurata për vitin e ri, ushqim, lodra dhe paketat e pazëvendësueshme të viti të ri.

Telefonatat për të ofruar ndihmë nga ana e njerëzve humanë nuk mbaronin me ditë. Të gjithë me mendimin e përbashkët. Eleonora dhe Teodora e kanë të drejtën që ta ndjenjë magjinë që e sjell atmosfera e Vitit të Ri…
Këtu jemi edhe ne si gjithmonë t’i ndihmojmë ata që e kanë të domosdoshme ndihmën urgjente …