Caktoni kontroll

Schedule a review

00389 2 3091 484

Fakte interesante lidhur me gjendrën tiroide

Kthehu te Doza e shëndetit ditor

11.08.2020

Fakte interesante lidhur me gjendrën tiroide

Regjistrimet e para historike të gjendrës tiroide janë më të lashta nga ç’mendohet

Ekzistenca e gjëndrës tiroide dhe sëmundjet e saj, janë vërejtur mijëra vjet më parë. Rreth vitit 1600 (para erës së re) në Kinë përdorej sfungjer i djegur dhe alga deti (që përmbajnë jod) për trajtimin e gjendrës tiroide të zgjeruar e njohur ndryshe si Goiter.

Gjëndra tiroide quhet edhe gjëndra tiroide

Quhet gjëndër tiroide sepse emri i saj latin (glandula thyreoidea) vjen nga një fjalë e lashtë greke që praktikisht do të thotë “formë mburoje”. Nëse aktualisht po imagjinoni një mburojë dhe kjo formë nuk përputhet me atë të gjëndrës tiroide, keni absolutisht të drejtë. Por, në Greqinë e lashtë mburojat kanë pasur një formë të ndryshme nga ajo që ne njohim sot. Thjeshtë si kujtesë, cili prej jush e mban mend Brad Pitt si Akili në filmin Troja? Besoj se pjesa më e madhe e popullatës femërore, por a ju kujtohet mburoja e tij?!

Gjëndra tiroide prek pothuajse çdo qelizë të trupit tuaj

Hormonet tiroide rregullojnë funksionet metabolike të qelizave në trup, duke stimuluar indet për të prodhuar proteina, si dhe duke rritur sasinë e oksigjenit në dispozicion të qelizave. Kështu, hormonet tiroide ndikojnë drejtpërdrejt në metabolizmin tuaj, dmth sa shpejt apo ngadalë do të funksionojë zemra juaj, truri, muskujt, mëlçinë, etj.

Gjëndra tiroide është ngrohësi i organizmit tuaj

“Nëse hipofiza është termostati, atëherë gjëndra tiroide është furra e organizmit tuaj” – ky citat mund të përshkruajë më së miri boshtin e hipofizës-tiroides, sepse kur keni ftohtë gjëndra e hipofizës stimulon çlirimin e hormonit stimulues të tiroides, i cili nga ana tjetër ndikon në gjëndrën tiroide dhe ajo fillon të lëshojë në qarkullim sasi të mëdha të hormoneve tiroide, si rezultat i të cilave trupi juaj ngrohet.

Çrregullimet e tiroides mund të ekzistojnë për vite të tëra para se të diagnostikohen

Shumë shpesh, simptomat e çrregullimeve të tiroides zgjasin me vite, kryesisht për shkak të faktit se simptomatologjia nuk është specifike dhe zhvillohet gradualisht. Nëse çrregullimi i tiroides  nuk trajtohet dhe vazhdon të progresojë për një kohë të gjatë, atëherë komplikimet mund të jenë  serioze.

Ankthi dhe pagjumësia janë shenja të çrregullimit të tiroides?

Fatkeqësisht, në ditët e sotme nuk janë të rrallë pacientët të cilët për shkak të ankthit, pagjumësisë, shqetësimit, dridhjes së duarve dhe humbjes së peshës trupore marrin trajtim me terapi psikiatrike, pa kontrolluar funksionin e tiroides së tyre. Të gjitha këto simptoma mund të jenë shenjë e gjëndrës tiroide tepër aktive ose e njohur ndryshe si hipertiroidizëm.

Shtimi i peshës trupore dhe depresioni mund të jenë shenja të gjëndrës tiroide joaktive

Shfaqja e shpejtë e këtyre simptomave mund të jetë shenjë e uljes së funksionit të tiroides – hipotiroidizëm. Lodhja kronike, letargjia, lëkura e thatë, së bashku me shtimin në peshë dhe depresionin e lehtë shpesh përshkruhen si rezultat i stresit dhe stilit jo të shëndetshëm të jetesës. Por, me përparimin e mjekësisë, nëse tek pacienti janë të pranishme me këto simptoma, është e nevojshme të bëhet kontrolli i funksionit të gjendrës tiroide – me anë të metodës jo-invazive e cila është e thjeshtë dhe lehtësisht e disponueshme.

“Depoziton jod” një element shumë i rëndësishëm

Në organizmin e njeriut vetëm gjëndra tiroide mund të përdorë dhe ruajë jod. Hormonet tiroide janë të vetmet që përmbajnë jod. Gjëndra tiroide jo vetëm që ka nevojë dhe shfrytëzon jodin që marrim përmes ushqimit, por gjithashtu e depoziton atë në sasi të konsiderueshme në mënyrë që të ketë doza të mjaftueshme në rast të marrjes së pamjaftueshme të jodit në organizëm.

Në vetvete përmban dozë të hormoneve potencialisht vdekjeprurëse

Gjëndra tiroide përmban një sasi të madhe të hormoneve tiroide – të cilat nëse i lëshohen menjëherë në qarkullim (një gjendje e njohur si një stuhi tiroide) mund të jetë fatale. Për fat të mirë, gjëndra tiroide kontrollohet nga sinjale të vazhdueshme dhe tejet të ndjeshme që lëvizin nëpërmjet vetë tiroides, indeve, përqendrimit të hormoneve tiroide në qarkullim dhe trurit.

Gjëndra tiroide luan një rol shumë të rëndësishëm në shtatzëni dhe zhvillimin e fetusit

Gjatë shtatëzanisë, metabolizmi përshpejtohet, dhe bashkë me të edhe nevojat e tij. Në mënyrë që trupi të funksionojë siç duhet në këtë gjendje të re, dhe për të mundësuar një mjedis të sigurt për zhvillimin e fetusit, truri i nënës dërgon sinjale në gjëndrën tiroide për të sekretuar më shumë hormone.

Këto janë vetëm disa nga funksionet e shumta dhe të rëndësishme të gjëndrës tiroide. Nëse më parë nuk i keni marrë seriozisht çrregullimet dhe sëmundjet e tiroides, mendohuni mirë, sepse funksionimi i duhur i tiroides është thelbësor. Të gjithë ata të cilët kanë ndonjë çrregullim të gjendrës tiroide duhet të kontrollohen rregullisht nga mjeku endokrinolog.

Dr. Nadica Bozhinovska
Specialiste endokrinologe