Faktorët e rrezikut për shkaktimin e sëmundjeve kardiovaskulare - Zan Mitrev Clinic

Caktoni kontroll

Schedule a review

00389 2 3091 484

Doza e shëndetit ditor

Doza e shëndetit ditor

17.02.2021

Faktorët e rrezikut për shkaktimin e sëmundjeve kardiovaskulare

Në dekadat e fundit, sëmundjet kardiovaskulare janë padyshim problemi numër një shëndetësor dhe social jo vetëm në vendin tonë, por pothuajse në të gjithë botën perëndimore. Statistikat tregojnë se sëmundja kardiovaskulare është sëmundja më e zakonshme në të gjitha vendet e zhvilluara në botë, përsa i përket sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë. Sidoqoftë, ekziston një trend në rritje i këtyre sëmundjeve në vendet në zhvillim.

Sëmundjet kardiovaskulare si sëmundja e arterieve koronare dhe infarkti i miokardit ndodhin zakonisht ndodhin për shkak të shkaqeve dhe faktorëve që kontribuojnë në shfaqjen ose përkeqësimin e sistemit kardiovaskular në tërësi ose vetëm në pjesë të caktuara të tij.

Cilët janë faktorët?

Hipertensioni (presioni i lartë i gjakut)

Hipertensioni arterial, sipas studimeve të shumta, është një nga faktorët kryesorë të rrezikut për shfaqjen e sëmundjes kardiovaskulare. Presioni i lartë i gjakut mund të shkaktojë dëmtime të shumë organeve edhe para se të shfaqen simptomat. Nëse hipertensioni nuk trajtohet në kohë ekziston mundësia e aftësisë së kufizuar përsa i përket aktiviteteve të përditshme, reduktim i cilësisë së jetës, madje ekziston mundësia edhe e shfaqjes së sulmit në zemër me rezultat fatal. Të dhënat nga analizat mjekësore të deritanishme tregojnë se rreth 50% e njerëzve me hipertension të patrajtuar vdesin nga sëmundjet e zemrës të shoqëruara me rrjedhje të dobët të gjakut (ishemi miokardi), ndërsa një e treta vdesin nga goditja në tru.

 

– Niveli i lartë i lipideve

Lipidet (yndyrnat) janë një përbërës funksional dhe strukturor i çdo qelize që sigurojnë njëkohësisht një burim energjie. funksionojnë si një depo energjie. Llojet kryesore të lipideve janë kolesteroli dhe trigliceridet e kimomikronit. Rritja e kolesterolit nuk shkakton simptoma, por sigurisht që shkakton dëmtime thellë brenda trupit tonë që më vonë do të japë efekte anësore. Nivelet e larta të kolesterolit çojnë në formimin e pllakave në arterie, e cila në mjekësi njihet si ateroskleroza. Kjo nga ana tjetër ndikon në ngushtimin e lumenit të enës së gjakut duke zvogëluar rrjedhën e gjakut e cila kontribuon në issheminë e zemrës dhe sëmundjet vaskulare.

– Diabeti (sëmundja e sheqerit)

Personat me diabet kanë tre herë më shumë gjasa të zhvillojnë sëmundje kardiovaskulare. Nëse diabeti nuk kontrollohet me ilaçe dhe dietë në të njëjtën kohë, atëherë ka më shumë të ngjarë të zhvilloni sëmundje kardiovaskulare në një moshë më të hershme. Tek gratë që janë para ose pas menopauzës, diabeti zvogëlon efektin mbrojtës të hormoneve të estrogjenit dhe pastaj rreziku i sëmundjes së zemrës rritet ndjeshëm.

– Pirja e duhanit

Pirja e duhanit konsiderohet të jetë një nga faktorët kryesorë të rrezikut për sëmundjet kardiovaskulare. Pirja e duhanit është shkaku i  50% të vdekjeve të cilat mund të shmangen, dhe gjysma e këtyre rasteve janë vdekje si pasojë e sëmundjeve kardiovaskulare. Rreziku i sëmundjeve kardiovaskulare rritet në varësi të numrit të cigareve të pira, kohëzgjatjes së pirjes së duhanit, moshës dhe sasisë së tymit të thithur. Duhani mendohet se luan një rol në zhvillimin e aterosklerozës dhe trombogjenitetit. Duhet përmendur se përveç sëmundjeve kardiovaskulare, pirja e duhanit është një faktor rreziku për sëmundje të tjera të tilla si kanceri i mushkërive, leucemia, reduktimi i fertilitetit, lindja e parakohshme etj.

– Alkooli

Mjekësia thotë se rreziku i sëmundjeve kardiovaskulare është më i ulët tek personat që nuk konsumojnë alkool, krahasuar me personat që konsumojnë sasi të mëdha alkooli. Alkoolistët kanë një rrezik në rritje të vdekjes së papritur, shpesh për shkak të aritmive, si dhe një rritje të rrezikut të hipertensionit dhe shpërthimeve hemorragjike.

– Mbipesha

Tek personat me mbipeshë trupore ekzistojnë ndryshime të pafavorshme metabolike që ndikojnë negativisht në sistemin kardiovaskular.

Obeziteti shkakton një rritje të rrjedhjes totale të gjakut në trup dhe kështu edhe rritjen e volumit të rrjedhës së gjakut në zemër për minutë si rezultat i rritjes së kërkesës metabolike, të shkaktuar nga mbipesha. Personat me mbipeshë trupore kanë një rrahje më të lartë të zemrës dhe rezistencë më të ulët periferike në krahasim me personat me peshë normale. Për shkak të këtyre arsyeve, Shfaqen zgjerime të barkusheve me presion të lartë në muret e zemrës, kjo nënkupton predispozicionin për shfaqjen e hipertrofisë në aktivitetin e majtë të zemrës.

– Mungesa e aktivitetit fizik

Mungesa e aktivitetit fizik si një faktor rreziku  për shfaqjen e sëmundjeve kardiovaskulare. Aktiviteti fizik çon në humbje peshe, e cila shoqërohet me një rënie në nivelin e LDL (lipoproteina me densitet të ulët ose e njohur si “kolesteroli i keq”). Rekomandohet aktivitet fizik  20-30 minuta, të paktën 4-5 herë në javë. Gjithashtu rekomandohet gjimnastikë të rregullt, çiklizëm, not apo shëtitje. Aktiviteti fizik metabolizon plotësisht karbohidratet dhe yndyrnat, duke zvogëluar kështu hiperlipeminë dhe depozitimin e yndyrës në muret e enëve të gjakut, dhe nga ana tjetër, ajo luan një rol në zhvillimin e qarkullimit të kolateralit koronar.