Caktoni kontroll

Schedule a review

00389 2 3091 484

Doza e shëndetit ditor

Kthehu te Doza e shëndetit ditor

03.09.2021

Fëmija im gërhet. A duhet të shqetësohem?

Shumë njerëz mendojnë se gërhitja ndodh vetëm tek të rriturit, por në fakt e vërteta është se edhe fëmijët gërhasin, madje edhe vetëm disa muaj pas lindjes.

Nëse fëmija juaj gërhet, me siguri e keni pyetur veten se cili është shkaku.

Në vazhdim të tekstit do të gjeni informacione të dobishme që do t’i bëjnë gjërat më të qarta për ju.

Fëmija im gërhet si gjysh. A është normale?

Gërhitja në të vërtetë është lëshimi i një tingulli të ngjirur nga frymëmarrja gjatë fjetjes. Është një zhurmë e krijuar nga ajri që kalon nëpër rrugët e sipërme të ngushta të frymëmarrjes dhe është një simptomë e zakonshme e asaj që ne e njohim si apnea e gjumit.

Edhe pse zakonisht mendohet se ndodh veçanërisht tek të rriturit, kjo nuk është plotësisht e vërtetë. Dhe fëmijët gërhasin pas vetëm disa muajsh nga ardhja e tyre në jetë. Në shumicën e rasteve kjo shfaqet lehtë dhe herë pas here, gjë që shpesh lë hapësirë për të menduar se bëhet fjalë për ftohje. Ky tingull i ngjirur zhduket kur simptomat katarrale zhduken (grumbullimi i mukusit në zgavrën e hundës, fytin ose sinuset). Përafërsisht 1 nga 10 fëmijë gërhet rregullisht, çdo ditë.

Përse fëmija im gërhet?

Faktorët që kontribuojnë në shfaqjen e gërhitjes janë ftohjet, alergjitë (riniti dhe astma), kthimi i ushqimit tek foshnjat dhe pirja pasive e duhanit.

Edhe pse situata më e zakonshme është se kalimi i ajrit përmes traktit të sipërm respirator pengohet nga prania e polipeve ose bajameve të zmadhuara (hipertrofike), ose për shkak të formës së papërshtatshme të hapësirës së gojës dhe nofullës, ose nga kombinimi i disa prej faktorëve të përmendur më lart.

Sa serioze është gërhitja tek fëmija?

Dihet se gërhitja mund të ndikojë në çrregullimin e gjumit, kështu që gjumi tek fëmija që gërhet shpesh nuk është i thellë dhe cilësor në krahasim me fëmijët e tjerë të cilët nuk vuajnë nga ky problem. Fëmijët që gërhasin zakonisht frikësohen në gjumë, kanë makth, mund të ngrihen dhe të ecin të përgjumur, por gjithashtu vuajnë nga çrregullime të tjera të gjumit të njohura si parasomnia.

Ju mund të mendoni se kur fëmija gërhet është duke bërë një gjumë të mire dhe të thellë, ai do të pushojë më gjatë, por në fakt nuk është kështu. Kalimi i shumë orëve në shtrat nuk tregon se fëmija është duke pushuar mirë, dhe shpesh këta fëmijë, pavarësisht se flenë më shumë se 11 orë gjatë natës, ata përsëri zgjohen me shumë vështirësi në mëngjes dhe shpesh nuk paraqiten në shkollë apo ndonjëherë edhe mund të flenë gjatë orës së mësimit.

Pra, fëmijët që gërhasin mund të jenë të përgjumur gjatë ditës ose në disa raste, madje ajë çfarë është më shqetësuese është fakti se kjo gjendje ndikon në disponueshmërinë dhe performancën e tyre në shkollë, në sjelljen dhe socializimin e tyre.

Nëse fëmija juaj është mbi 4 vjeç dhe ka nevojë të pushojë apo të flër në periudha të caktuara gjatë ditës ose urinon në shtrat (i njohur si “enuresis”), mund të jetë për shkak të gjumit të dobët të shkaktuar nga gërhitja. Fëmijët gjithashtu mund të ankohen për dhimbje koke në mëngjes ose mund të kenë humbje të oreksit.

A ka nivele të ndryshme të ashpërsisë së gërhitjes? A ka rrethana të cilat ndikojnë që kjo gjendje të bëhet më serioze? Si mund ta dalloj?

Nëse fëmija juaj gërhet, ju duhet t’i kushtoni vëmendje të veçantë shenjave dhe simptomave të asaj që njihet si Sindroma e Apneas / Hiponea e Gjumit (SAHS), e cila në fakt është forma më serioze e apneas së gjumit. Statistikat tregojnë se rreth 20% e fëmijëve që gërhasin mund të vuajnë nga SAHS.

Vini re nëse fëmija juaj lufton për tu mbushur me frymë gjatë gjumit dhe nëse ndonjëherë e ndalon frymëmarrjen për disa sekonda dhe kjo gjë është e shoqëruar me gulçim (e njohur si “apnea obstruktive e gjumit”)? Nëse djersitet shumë? Nëse merr pozicione të çuditshme për të fjetur?

Nëse rast se përgjigja është ‘’po’’,  atëherë duhet të informoni dhe konsultoheni me mjekun pediatër, pasi pasojat e vuajtjes nga SAHS nuk kanë të bëjnë vetëm me gërhitjen, por mund të jenë shumë më serioze.

Pasojat përfshijnë: performance të dobët në shkollë, mungesë të përqendrimit, probleme me sjelljen, mungesë të oreksit, urinim gjatë natës, presion të lartë të gjakut, rritje të dobët, etj.

Trajtimi i SAHS kryhet nga mjeku otolaringolog me anë të mënjanimit kirurgjikal të bajamevetë zmadhuara të fëmijës (e njohur si adenotonsilektomia).

Me anë të kësaj kirurgjie tek 7 ose 8 nga 10 fëmijë me SAHS problemi mund të zgjidhet, megjithëse është e këshillueshme që të bëni kujdes dhe të jeni të vëmendshëm ndaj përsëritjes së simptomave pasi ato mund të përsëriten pas disa muajsh ose vitesh.