Caktoni kontroll

Schedule a review

00389 2 3091 484

Doza e shëndetit ditor

Kthehu te Doza e shëndetit ditor

14.07.2021

Furnizimi i duhur i trupit me oksigjen

Oksigjeni është një përbërës thelbësor për trupin tonë. Kur flasim për oksigjenimin, pra furnizimin me oksigjen të trupit, nuk flasim vetëm frymëmarrjen si proces, por edhe për procese të tjera që ndodhin në trupin tonë. Oksigjeni merr pjesë në një numër reagimesh metabolike, siç është marrja e energjisë përmes oksidimit të lëndëve ushqyese. Nga ana tjetër, kur qelizat në trupin tonë privohen nga oksigjeni, ato vdesin.

Ekspertët kanë gjetur një lidhje ndërmjet kancerit dhe mungesës së oksigjenit, pasi qelizat kancerogjene janë treguar anaerobe, që do të thotë se nuk kanë nevojë për oksigjen për t’u shumuar. Gjithashtu është dëshmuar se PH alkalin favorizon oksigjenimin e trupit.

Oksigjenizimi i duhur ndihmon në eliminimin e mbetjeve toksike përmes oksidimit. Në këtë proces, funksionimi i duhur i qelizave të kuqe të gjakut që bartin hemoglobinë në të gjitha qelizat në trup është thelbësor, sepse hemoglobina në vetvete është proteina përgjegjëse për transportimin e oksigjenit.

Konsumoni ushqime alkaline: disa ushqime lënë mbetje acide që çojnë në uljen e pH të gjakut. Këtu bëjnë pjesë ushqimet me origjinë shtazore (mishi, produktet e qumështit) dhe ushqim i rafinuar dhe i përpunuar. Ndërsa perimet, frutat, frutat arrore, farat dhe drithërat krijojnë një mjedis alkalik. Në rast se kjo e fundit mbizotëron në dietën tonë, nivelet e oksigjenit rriten.

  • Pini mjaftueshëm ujë: Jo vetëm që është i nevojshëm për përdorimin e oksigjenit, por edhe për qarkullimin e gjakut. Cilësia e ujit është thelbësore. Për këtë arsye, uji duhet të filtrohet ose mineralizohet.
  • Merrni frymë siç duhet: kur marrim ajër nëpërmjet traktit të sipërm respirativ, enët e gjakut ngushtohen, duke zvogëluar kalimin e oksigjenit në qeliza. Për këtë arsye, këshillohet të merrni frymë ngadalë (afërsisht 12 herë në minutë), përmes diafragmës dhe përmes hundës (jo nëpërmjet gojës).
  • Kryeni aktivitet fizik ditor: Ushtrimet gjimnastikore dhe aktivitetet fizike si noti, ecja, vrapimi dhe çiklizmi, të gjitha ndihmojnë për të rritur nivelin e oksigjenit në trup. Kryerja e ushtrimeve rrit eliminimin e mbetjeve toksike përmes sistemit limfatik. Në këtë mënyrë, është më e dobishme të bëni të paktën 15 minuta ushtrime në ditë sesa një orë aktivitet të sforcuar në palestër.

Mbajtja e niveleve të larta të oksigjenit në trup jo vetëm që ndihmon në parandalimin e sëmundjeve, por gjithashtu ndihmon në rritjen e vitalitetit, përmirësimin e funksionit të trurit dhe zvogëlimin e stresit.