Caktoni kontroll

Schedule a review

00389 2 3091 484

Doza e shëndetit ditor

Back to Daily dose of health

01.11.2021

Gjithçka që duhet të dini për HydraFacial

Fakti është se lëkura plaket nga dita në ditë dhe ka nevojë për kujdes. Lëkura është e ndotur nga mjedisi dhe faktorë të tillë si: stresi, përdorimi i grimit dhe ndotja e ajrit. Të gjitha këto ndikojnë në lëkurë dhe e privojnë atë nga vitaliteti. HydraFacial është zgjidhja që ne ofrojmë, është metodë jo invazive dhe rezultatet janë të dukshme menjëherë pas trajtimit të parë.

HydraFacial është një trajtim i patentuar i fytyrës i përdorur në qendrat mjekësore estetike dhe ordinancat dermatologjike. Njihet gjithashtu si “hidradermabrasion” sepse përfshin eksfolim të ngjashëm me mikrodermabrasion në kombinim me serume hidratuese.

Ky trajtim njihet për procesin e tij me tre hapa dhe përfshin pastrim të thellë, eksfolim dhe hidratim të lëkurës së fytyrës. Kjo procedurë e patentuar gjithashtu mund të ndihmojë në trajtimin e një sërë sëmundjesh të lëkurës, të tilla si aknet, rosacea, dermatiti diseboreik, lëkura e thatë dhe rrudhat.

Procedura është jo-invazive dhe kryhet me anë të aplikimit mekanik që kalon mbi lëkurën tuaj dhe në të njëjtën kohë pastron thellë, eksfolion dhe aplikon serume të përshtatura për llojin e lëkurës tuaj ose në varësi të problemit që keni.

Çfarë përfitimesh merren nga trajtimi me HydraFacial

HydraFacial përmirëson strukturën e përgjithshme, tonin dhe pamjen e lëkurës së fytyrës. Kjo është për shkak të eksfolimit të thellë që pastron poret tuaja, duke hequr papastërtitë dhe duke lejuar depërtimin më të mirë të serumeve të fytyrës të përshtatura për llojin e lëkurës tuaj.

Llojet e trajtimeve

Bazuar në vlerësimin e kryer më parë, dermatologu mund të rekomandojë trajtime të ndryshme që ndryshojnë në aplikimin e serumeve.

Trajtimi HydraFacial për aknet

Teknikat e mikrodermabrasionit janë konsideruar prej kohësh efektive në trajtimin e akneve dhe plagëve / shenjave të shkaktuara nga aknet. Kjo është për shkak të eksfolimit të thellë i cili ndihmon në largimin e qelizave të vdekura që bllokojnë poret e lëkurës.

Trajtimi HydraFacial për komedonet (pikat e zeza)

Qelizat e vdekura të lëkurës gjithashtu kontribuojnë në shfaqjen e komedoneve. Ky lloj i akneve jo-inflamatore mund të përfitojë nga metodat e eksfolimit (pilingut) dhe ekstraktimit (nxjerrjes) të cilat përdoren në Hydrafacial.

Trajtimi HydraFacial për lëkurë të skuqur

Është vërtet e vështirë të gjesh trajtime të sigurta për këtë gjendje të ndjeshme të lëkurës së fytyrës. Sipas rezultateve të një studimi të kryer në vitin 2006, është konfirmuar se rosacea papulopustulare mund të përfitojë nga trajtimet me hidradermoabrasion.

Trajtim HydraFacial kundër plakjes

Një studim i kryer në vitin 2008 konfirmon se ata që kanë kryer trajtim me HydraFacial kanë pasur një reduktim të ndjeshëm të shenjave të plakjes së lëkurës në krahasim me ata të cilët kanë përdorur vetëm serume. Efektet e HydraFacial kanë qenë: zvogëlimi i zgjerimit të poreve, më pak hiperpigmentim dhe reduktim i rrudhave.

Si funksionon trajtimi HydraFacial?

Trajtimi HydraFacial kryhet nga një estetist ose dermatolog i licencuar. Procedura kryhet në tre pjesë:

Dermatologu fillimisht kalon nëpër lëkurën e fytyrës një aplikues të ngjashëm me vakum. Me ndihmën e tij pastron në thellësi papastërtitë dhe depozitat yndyrore nga poret. Gjithashtu përdorin piling për të eksfoluar dhe rinovuar sipërfaqen e lëkurës.

Më pas përdoret një suplement në formën e stilolapsit për të aplikuar një serum hidratues me antioksidantë.

Si të kujdesemi për fytyrën pas trajtimit me HydraFacial?

Çdo trajtim HydraFacial zgjat më pak se një orë pa pushim. Ndryshe nga trajtimet e tjera të tilla siç është rasti i pilingut kimik, ju mund të rifilloni aktivitetet tuaja të zakonshme menjëherë pas HydraFacial.

Edhe pse nuk pritet të keni skuqje apo lushpa të lëkurës pas trajtimit, megjithatë është mirë që të shmangni trajtimet e pilingut disa ditë pas HydraFacial.

Sa shpesh mund të përdoret trajtimi HydraFacial?

Frekuenca e seancave HydraFacial varet nga lloji i lëkurës tuaj dhe rekomandimet e estetistit ose dermatologut tuaj. Disa rekomandojnë përsëritjen e trajtimit çdo 4 javë, ndërsa disa të tjerë inkurajojnë përsëritjen e trajtimit çdo 2 javë.

Dermatologu juaj mund t’ju ndihmojë të përcaktoni numrin e duhur të trajtimeve bazuar në gjendjen e lëkurës tuaj të fytyrës.