Caktoni kontroll

Schedule a review

00389 2 3091 484

Doza e shëndetit ditor

Back to Daily dose of health

05.05.2020

Hand Hygiene Day, 2020 “Infermierë dhe obstetër, kujdesi i sigurt është në duart tuaja!”

Çdo vit, më 5 maj, festohet dita botërore e higjienës së duarve. Kjo fushatë ka për qëllim përmirësimin e higjenës së duarve në kuadër të organizatave shëndetësore, duke mbrojtur nga infeksionet si pacientët ashtu edhe punonjësit shëndetësorë.

Këtë vit, tema “SAVE LIVES: Clean your hands “, i kushtohet infermierëve dhe obstetërve (mamive) të cilët njihen si heronj të linjës së parë, të cilët luajnë një rol shumë të rëndësishëm në parandalimin e infeksioneve dhe meritojnë njohje dhe respekt të veçantë.

Fushata për higjienënduarve 2020, thekson se larja e duarve është një nga masat më efektive për të ndihmuar në parandalimin dhe përhapjen e infeksioneve, përfshirë këtu edhe virusin që shkakton COVID19.

Higjiena e duhur e duarve është po aq e rëndësishme si për punonjësit shëndetësor ashtu edhe për individët në shoqëri.

Organizata Botërore e Shëndetit për vitin 2020 ka si synim: higjenën e duarve si një përparësi globale, një ndryshim në sjelljen e individit dhe veçanërisht angazhimin e profesionistëve të shëndetit në rolin e kujdesit të sigurt për pacientët dhe parandalimin e infeksioneve.

Higjiena e duarve në ambientet e institucioneve shëndetësore nënkupton larjen e duarve dhe / ose dezinfektimin me dezinfektues me përmbajtje alkooli. Ekzistojnë rekomandime konkrete se kur duhet të lahen duart – kur ato janë të ndotura dukshëm ose kur keni të bëni me një pacient me baktere sporogjenike (Clostridium difficilae), në situata të tjera justifikohet përdorimi i dezinfektuesit – sipas efikasitetit, kohës dhe disponueshmërisë.