Caktoni kontroll

Schedule a review

00389 2 3091 484

24.09.2019

Histeroskopia

Histeroskopia operative është një metodë domethënëse për zgjidhjen e problemeve shëndetësore gjinekologjike tek një numër i madh i popullatës femërore. Ky është një intervenim i cili kryhet me anë të kamerës e cila vizualizon hapësirën e mitrës duke mundësuar kështu zgjidhjen e shumë problemeve të cilat janë shqetësuese për gratë, probleme të cilat me parë kerkonin intervenim kirurgjik. Gjakderdhja anormale e mitrës është një simptomë e cila përafërsisht prekë 40% të grave të cilat paraqiten në ordinancat gjinekologjike. Në disa raste është i nevojshëm trajtimi me terapi hormonale, megjithatë shpesh shfaqen ndryshime në pjesën e mitrës të cilat ne sot i trajtojmë në mënyrë mikroinvazive si operacion njëditor, për rekuperimin e të cilit kërkohet një periudhë e shkurtër. Sot, shumica e grave kërkojnë modalitete alternative të operacionit klasik për shkak të obligimeve profesionale të cilat i detyrojnë ato që të rikthehen shpejt në vendin e tyre të punës.

Histeroskopia operative tashmë është një standard i artë për mënjanimin e polipeve në hapësirën e mitrës, miomave të cilat janë të dukshme brenda mitrës, ablacionin endometrik të cilin e përdorim tek gratë të cilat kanë përfunduar me procesin e riprodhimit, dhe që kanë menstruacione të bollshme të cilat shkaktojnë anemi dhe dobësi e përgjithshme.

Përveç trajtimit të patologjisë intrauterine të shoqëruar me gjakderdhje anormale dhe të bollshme, histeroskopia aplikohet edhe për të zgjidhur problemet e anomalive kongjenitale të mitrës, si dhe atë të infertilitetit me anë të reseksionit (prerjes) të murit të mitrës.

Kirurgjia histeroskopike sot ka një vend të rëndësishëm në praktikën e përditshme gjinekologjike, duke sjellë më vete përparime të mëdha në trajtimin e problemeve shëndetësore tek gratë.

Dr. Sci. Irena Andonova

Zan Mitrev Clinic