Caktoni kontroll

Schedule a review

00389 2 3091 484

Doza e shëndetit ditor

Kthehu te Doza e shëndetit ditor

21.11.2019

HOBB – Sëmundja kronike obstruktive e mushkërive

Sëmundja kronike obstruktive e mushkërive është sëmundje e cila në entitetin e vet ka disa lloje të sëmundjes, zakonisht shkaktohet nga emfizemi dhe bronkiti kronik. Kjo është një sëmundje progresive e cila fatkeqësisht nuk mund të shërohet, por me anë të marrjes së terapisë së duhur mund të kontrollohet – shprehet Dr. Aleksandar Sandevski, pulmoalergolog në Zan Mitrev Clinic.

Sa është e lidhur kjo sëmundje me mjedisin dhe jetën moderne si dhe sa ndikon kjo në rritjen e numrit të pacientëve?

Sëmundja kronike obstruktive e mushkërive është sëmundje e jetës moderne dhe në mbarë botën numri i pacientëve të prekur nga kjo sëmundje gjithnjë në rritje gjithashtu edhe numri i vdekshmërisë tek këta pacientë. Jeta moderne kontribuon në shfaqjen e kësaj sëmundje dhe në pasojat që lë kjo sëmundje. Faktori më i zakonshëm i cili shkakton shfaqjen apo përkeqësimin e sëmundjes kronike obstruktive të mushkërive (HOBB) është konsumi i duhanit, nomalisht edhe faktorë të tjerë siç është ndotja e madhe e ajrit veçanërisht tek vendet e industrializuara, në vendin tonë si dhe në vendet e tjera fqinje ndotja e ajrit ka ndikim të madh në shfaqjen e kësaj sëmundje.

Cila popullatë është më e prekur nga HOBB?

Zakonisht më të prekur janë ata individë të cilët janë mbi 40 vje, të cilët kanë një histori relativisht të gjatë në konsumimin e duhanit. Popullata mashkullore është më dominuese në krahasim me popullatën femërore përsa i përket kësaj sëmundje, megjithëse ky raport i konsumimit të duhanit është në ndryshim, dhe në disa vende të botës në të cilat gratë konsumojnë duhan e kalojnë këtë prag dhe në një farë mënyre ky raport mund të themi se është në balancim. Veçanërisht tek popullata më e thyer në moshë (mbi 50-60 vjeç) kjo sëmundje dominon tek duhanpirësit kronik, ndikim të shfaqjes apo përkeqësim të kësaj sëmundje kanë edhe sëmundjet e tjera kronike të pranishme tek këta persona, veçanërisht tek personat të cilët kanë sëmundje të zemrës, mungesë të balancimit të sheqerit në gjak, etj.

Cilat janë simptomat e kësaj sëmundje dhe si mund të dallohen?

Fatkeqësisht kjo sëmundje nuk ka simptoma tipike. Përmenda më lart se entitetet kryesore të kësaj sëmundje janë emfizemi dhe bronkiti kronik. Megjithatë, duhet përmendur se ata persona të cilët konsumojnë duhan prej vitesh, të cilët kanë kollë për një kohë të gjatë, nxjerrin sekrecione gjatë kollitjes, kanë vështirësi në frymëmarrje, lodhje të shpejtë gjatë aktiviteteve të përditshme, mund të jenë të prekur nga sëmundja kronike obstruktive e mushkërive. Gjendja klinike e këtyre pacientëve  është e rëndësishme, megjithatë kjo nuk mjafton për diagnostikimin e kësaj sëmundje,është e nevojshme që të bëhen shqyrtime te tjera shtesë siç është regjistrimi i mushkërive dhe spirometria me anë të të cilave mund të bëhet përcaktimi i sëmundjes.

Si trjatohet kjo sëmundje në mjekësinë bashkëkohore dhe a mund të parandalohet?

Përsëri dua të theksoj se kjo sëmundje nuk mund të shërohet, por gjatë 10-15 viteve të fundit farmakologjia dhe mjekësia moderne ka gjetur ilaçe të cilat ndihmojnë për ta kontrolluar atë, dhe pacienti të mos ndjejë pothuajse asnjë simptomë. Këto ilaçe kanë të bëjnë me inhalues të veçantë dhe sprej të cilët mund ta mbajnë nën kontroll sëmundjen kronike obstruktive të mushkërive. Ndërprerja e pirjes së duhanit dhe preparateve të tjera të nikotinës ndikon në reduktimin e simptomave, domethënë në rast se shmanget në kohë pirja e duhanit kjo sëmundje mund edhe të parandalohet. Përmirësimi i kushteve të jetesës, reduktimi i ndotjes së ajrit, reduktimi i të gjithë faktorëve të tjerë të cilët ndikojnë në përkeqësimin e e cilësisë së ajrit që thithim, ndikon në reduktimin e numrit të këtyre pacientëve si dhe në reduktimin e simptomave tek pacienët tashmë me prani të kësaj sëmundje.

Cfarë zgjidhje ofron Zan Mitrev Clinic për këta pacientë?

Spitali ynë ofron parandalim, diagnozë dhe trajtim të përsonalizuar për cdo pacient. Zan Mitrev Clinic posedon stafin me profesional dhe me eksperiencë shumëvjeçare në fushat e tyre të punës, si dhe aparaturat më moderne me anë të të cilave ofrohet diagnozë e shpejtë dhe e saktë, si dhe trajtim i duhur dhe në kohë për çdo pacient individualisht.

Cilat janë këshillat dhe rekomandimet tuaja për këta pacientë?

Një ndër gjërat më të rëndësishme është heqja dorë nga konsumi i duhanit, pasi gjithçka tjetër organizmi arrin në një farë mënyre ta menaxhoj, të shmangen vendet apo hapësirat e mbipopulluara, të vakcinohen rregullisht kundër gripit, të praktikojë fundjava në zonat malore, të marrin rregullisht kardio-terapinë (në rast se kanë), të kujdesen për rregullimin e nivelit të sheqerit në gjak në rast se vuajnë nga diabeti, të vendosin rregull në jetën e tyre përsa i përket zakoneve të shëndetshme. Pacientet të cilët dyshojnë se kanë sëmundje të mushkërive mund të paraqiten në spitalin tonë për tu ekzaminuar dhe përcaktuar nëse pacienti është i prekur apo jo nga semundja kronike obstruktive e mushkërive, dhe normalisht ne jemi këtu për t’ju ofruar atyre  kujdes maksimal.