Caktoni kontroll

Schedule a review

00389 2 3091 484

Doza e shëndetit ditor

Back to Daily dose of health

24.09.2020

Kanceri i gjirit është i shërueshëm nëse diagnostikohet në kohë

Kanceri i gjirit është kanceri më i shpeshtë (i dyti në rradhë) i diagnostikuar tek gratë, pas kancerit të lëkurës dhe është shkaku i dytë më i zakonshëm i vdekjes nga kanceri, pas kancerit të mushkërive.

Statistikat tregojnë se incidenca e sëmundjes në nivel global është rritur në 30 vitet e fundit dhe kjo rritje është 3.1% në vit, ndërsa mortaliteti është i variueshëm.

Studimet tregojnë se kanceri i gjirit shfaqet mesatarisht tek 1 nga 8 gra gjatë jetës së tyre. Rreth dy të tretat e grave janë mbi 55 vjeç, dhe pjesa tjetër janë ndërmjet 35 dhe 54.

Gratë pas menopauzës janë dy herë më shumë të rrezikuara ndaj zhvillimit të kancerit të gjirit në rast se kanë probleme me mbipeshën.

ÇFARË ËSHTË KANCERI I GJIRIT

Shkaku i drejtpërdrejtë i ndryshimit nga një qelizë normale në qelizë malinje ende nuk është i qartë plotësisht, por gjenet e përfshira në zhvillimin, rritjen dhe vdekjen e qelizave janë përgjegjëse për shfaqjen e këtij ndryshimi. Në qelizë ekziston një ekuilibër ndërmjet rritjes dhe shkatërrimit (zhdukjes) së saj. Me humbjen e kontrollit të këtij ekuilibri, ndodh përhapja e pakontrolluar e qelizave të ndryshuara biologjikisht. Nëse këto qeliza lëvizin në vende në të cilat nuk gjenden zakonisht, atëherë kemi të bëjmë me kancer metastatik.

Kanceri i gjirit zakonisht fillon në një zonë të kufizuar në gjëndrat prodhuese të qumështit (karcinoma lobulare) ose në kanalet (karcinoma duktale) që çojnë qumështin në thithin e gjirit. Mund të rritet në gji dhe të përhapet pranë nyjeve limfatike ose përmes qarkullimit të gjakut të përhapet edhe në organet e tjera.

Gjithashtu, edhe tek meshkujt mund të shfaqet kanceri i gjirit, por bëhet fjalë vetëm për  1% të të gjitha rasteve të kancerit të këtij lloji.

Simptomat

Cilat janë simptomat e hershme të kancerit të gjirit?

  • Shfaqja e ndryshimeve në thithën e gjirit
  • Dhimbja e gjinjve, veçanërisht pas ciklit menstrual
  • Shfaqja e gjendrës e cila nuk zhduket pas ciklit menstrual
  • Sekretimi në ngjyrë të kuqe ose kafe nga thitha e gjirit
  • Skuqje, ënjtje, pezmatim i lëkurës, kruajtje ose skuqje në lëkurën e gjirit
  • Ënjtje ose gjendër rreth sqetullave ose në fund të gjirit

Faktoret e rrezikut

Ekzistojnë disa faktorë që rrisin rrezikun e kësaj sëmundjeje. Fatkeqësisht, nuk mund të ndikojmë tek më të rëndësishëm

Grupmosha – sa më e vjetër të jetë gruaja, aq më i madh është rreziku

Historia familjare – gratë tek të cilat anëtaret më të afërta të familjes kanë apo kanë pasur një sëmundje të tillë (nëna,motra ose vajza)

Faktori trashëgues – rreth 5 deri në 10% të të gjitha sëmundjeve të gjirit shkaktohen nga faktori trashëgues

Menstruacionet para moshës 12 vjeçare të cilat zgjasin edhe pas moshës 55 vjeçare

Gratë të cilat nuk kanë lindur fëmijë, ose kanë lindur pas moshës 30 vjeçare

Terapia hormonale

Konsumi i tepërt i alkoolit

Mbipesha

Parandalimi

Konsumoni më tepër ushqime të shëndetshme dhe të larmishme

Kryeni me shpesh lëvizje apo aktivitete fizike

Shmangni preparatet hormonale

Zbulimi i hershëm i sëmundjes

Vetëkontrolli

Kryerja e mamografisë tek pacientet pas moshës 40 vjeçare ose më herët – sipas rekomandimit të mjekut specialist kardiolog

Ekotomografia e gjirit

Imazhe rezonancë magnetike të gjirit

Ekotomografia e gjirit

Rezonanca magnetike e gjirit