Caktoni kontroll

Schedule a review

00389 2 3091 484

Doza e shëndetit ditor

Kthehu te Doza e shëndetit ditor

09.11.2021

Kirurgjia spinale – kirurgjia e shtyllës kurrizore

Kirurgjia e shtyllës kurrizore është një pjesë e degëve kirurgjikale në mjekësi, e cila i referohet kryerjes së ndërhyrjeve kirurgjikale në shtyllën kurrizore.

Shtylla kurrizore është një njësi komplekse e përbërë nga strukturat e sistemit muskuloskeletal dhe sistemit nervor te njerëzit.

Problemet që shfaqen në shtyllën kurrizore etiologjikisht mund të ndahen në:

  • Deformime të shtyllës kurrizore (të lindura dhe të fituara)
  • Thyerje të shtyllës kurrizore (në rast të rënies ose traumës)
  • Thyerje patologjike të shtyllës kurrizore (thyerje osteoporotike, fraktura në sëmundje malinje)
  • Tumore primare të shtyllës kurrizore dhe depozita dytësore metastatike
  • Ndryshime infektive të trupit vertebral dhe diskut (infeksione specifike dhe jospecifike, si dhe brenda sëmundjeve të tjera infektive)
  • Sëmundje degjenerative të diskut
  • Sëmundje degjenerative të shtyllës kurrizore (spondilozë, spondiloartrit)

Vertebroplastika dhe kifoplastika

Këto procedura përdoren për të trajtuar frakturat kompresive vertebrale të shkaktuara nga osteoporoza.

Të dyja procedurat përfshijnë injektimin e ngjitësit të ngjashëm me çimento kockore që forcon kockën/rruazën.

Laminektomia e shtyllës kurrizore / dekompresimi i shtyllës kurrizore

Ky operacion kryhet në stenozën kurrizore, një gjendje që shkakton ngushtimin e kanalit kurrizor duke rezultuar në komprimim të mëvonshëm të palcës kurrizore dhe rrënjëve nervore dhe manifestohet me dhimbje, radikulopati, mpirje ose dobësi.

Kirurgu heq muret kockore të rruazave dhe të gjitha thumbat e kockave (osteofitet) në mënyrë që të hapë kanalin kurrizor, të largojë stenozën dhe kështu të largojë presionin në palcën kurrizore dhe rrënjët nervore.

Disektomia (disektomia e pjesshme ose e plotë)

Kjo procedurë përdoret për heqjen e diskut kur ka një hernie dhe shtyp rrënjën nervore ose palcën kurrizore.

Laminektomia dhe disektomia shpesh kryhen së bashku.

Në këtë procedurë, kirurgu zgjeron vrimën e kockës ku rrënja e nervit del nga kanali kurrizor për të parandaluar disqet e zgjatura ose nyjet e trashura qe me kalimin e viteve mund ta shtypin nervin.

Shkrirja e shtyllës kurrizore

Kirurgu heq diskun e shtyllës kurrizore ndërmjet dy ose më shumë rruazave dhe më pas lidh rruazat me ndihmën e grafteve të kockave ose me pajisje metalike të siguruara me vida.

Fuzioni (shkrirja) e shtyllës kurrizore mund të rezultojë në njëfarë humbje të fleksibilitetit të shtyllës kurrizore dhe kërkon një periudhë të gjatë rikuperimi për të lejuar që graftet e kockave të rriten dhe të bashkojnë vertebrat.

Zëvendësimi me disk artificial

Kjo konsiderohet një alternativë ndaj fuzionit (shkrirjes) kurrizor për trajtimin e personave me disqe të dëmtuara rëndë.

Procedura përfshin heqjen e diskut dhe zëvendësimin e tij me një disk sintetik që ndihmon në rivendosjen e lartësisë dhe lëvizjes ndërmjet rruazave.

Ndërrimi me disk artificial

Kjo konsiderohet një alternativë ndaj fuzionit (shkrirjes) kurrizor për trajtimin e personave me disqe të dëmtuara rëndë.
Procedura përfshin heqjen e diskut dhe zëvendësimin e tij me një disk sintetik që ndihmon në rivendosjen e lartësisë dhe lëvizjes ndërmjet rruazave.

Dr. Ljupço Nikolov

Specialist në kirurgjinë e përgjithshme