Caktoni kontroll

Schedule a review

00389 2 3091 484

Doza e shëndetit ditor

Kthehu te Doza e shëndetit ditor

30.01.2023

Kolesteroli: shkaqet, llojet dhe parandalimi

Kolesteroli është një substancë që gjendet natyrshëm në trup dhe është thelbësor për funksionimin e duhur të murit qelizor. Megjithatë, kur ka një tepricë të kolesterolit në gjak, ai mund të grumbullohet në muret e arterieve dhe të shkaktojë probleme kardiovaskulare.

Çfarë e shkakton kolesterolin?

Pjesa më e madhe e kolesterolit prodhohet në mëlçi, por gjithashtu mund të depozitohet me anë të disa ushqimeve të caktuara. Prandaj, shkaku më i zakonshëm i rritjes së nivelit të kolesterolit në gjak është marrja e yndyrave të ngopura siç janë ato që gjenden tek gjalpi, produktet qumështit të pa skremuar, veza, brumërat dhe produktet e përpunuara të mishit.

Shkaqe të tjera që mund të kontribuojnë në rritjen e nivelit të kolesterolin janë:

  • Mënyra sedentare
  • Mbipesha
  • Hipotiroidizmi
  • Diabeti
  • Probleme me veshkat
  • Histori familjare me nivel të lartë të kolesterolit.

Sa lloje të kolesterolit ekzistojnë dhe cilat janë ato?

Ekzistojnë dy lloje të kolesterolit:

  • Kolesteroli HDL ose kolesteroli i mirë: tërheq kolesterolin nga gjaku në mëlçi për ta eliminuar atë, prandaj konsiderohet i mirë për shëndetin tonë kardiovaskular.
  • LDL ose kolesteroli i keq: bart kolesterolin nga mëlçia në indet e trupit.

Nëse nivelet e kolesterolit në gjak janë më të larta se normalja, ato mund të grumbullohen në muret e arterieve në formën e pllakave, duke i bërë ato më të ngushta dhe duke rritur kështu rrezikun e sëmundjeve koronare të zemrës.

Si bëhet matja e kolesterolit?

Kolesteroli testohet me anë të analizës së gjakut (është shumë e rëndësishme të jeni esëll para analizës që të dhënat të jenë të sakta).

Nivelet e kolesterolit maten në miligramë për decilitër (mg/dL), dhe vlerat normale (të shëndetshme) për të rriturit janë si më poshtë:

  • Kolesteroli total: 125 deri në 200 mg/dL
  • LDL: Më pak se 100 mg/dL
  • HDL: 40 mg / dL ose më e lartë (për burrat) dhe 50 mg / dL ose më e lartë (për gratë).

Sa shpesh duhet bërë testi i kolesterolit?

Me këtë kontroll për here të parë duhet të filloni para moshës 35 vjeçare për burrat, dhe para moshës 45 vjeçare për gratë.
Por ekzistojnë edhe disa studime të cilat rekomandojnë fillimin e këtij ekzaminimi në moshën 20 vjeçare.
Nivelet e kolesterolit në gjak duhet të monitorohen dhe për këtë arsye duhet të kryhen teste të njëpasnjëshme.

  • Nëse rezultati është normal, testi bëhet çdo 5 vjet.
  • Tek personat me diabet, tension të lartë, sëmundje të zemrës, goditje në tru ose probleme me qarkullimin e gjakut në ekstremitetet e poshtme, frekuenca duhet të jetë më e lartë.
  • Të paktën një herë në vit nëse jeni duke marrë ilaçe për të kontrolluar nivelin e lartë të kolesterolit.

Si mund të parandalohet kolesteroli?

Për të parandaluar kolesterolin e lartë, rekomandohet:

  • Të mbani një dietë të ekuilibruar pa yndyrna të ngopura, siç janë ushqimet mesdhetare të pasura me perime, bishtajore, drithëra dhe fruta.
  • Kryeni rregullisht ushtrime fizike.
  • Shmangni duhanin sepse ndikon në reduktimin e nivelit të kolesterolit të mirë (HDL).

Në Spitalin klinik Zhan Mitrev diagnostikojmë dhe trajtojmë çdo lloj patologjie mjekësore në koordinim me mjekët kardiologë, gastroenterologë dhe specialistë të fushave të tjera të mjekësisë dhe kirurgjisë. Mund t’ju këshillojmë dhe të zgjidhim të gjitha dyshimet tuaja me qasje të personalizuar.

Rezervoni terminin tuaj në 00389 2 3091 484