Caktoni kontroll

Schedule a review

389 2 3091500

Lajmet e fundit nga klinika jonë

Back to Blog

08.11.2019

Apartamentet spitalore në Zan Mitrev Clinic – Kujdes i shkëlqyer mjekësor dhe rehati e përsosur

Zan Mitrev Clinic ka një sipërfaqe të tërë spitalore 17,000 metra katrorë me 128 shtretër spitalor, 10 prej të cilave janë në apartamente standarde dhe dy luksoze.

Qasja multidisiplinare është aseti ynë në kujdesin e pacientëve të hospitalizuar në  këtë pjesë te spitalit, sikurse dhe në departamentet e tjera. Disponueshmëria dhe reagimi i shpejtë nga të gjithë specialistët e punësuar në spital kontribuon në diagnostikimin dhe trajtimin e shpejtë, vizitat e rregullta dhe komunikimin e lehtë me pacientët.Ekipi multidisiplinar është i përbërë nga mjekë specialistë, infermierë, fizioterapistë, psikoterapistë, nutricionistë dhe ndihmës mjekësor. Të gjitha këto profile sëbashku kryejnë vizitat e pacientëve çdo ditë dhe bëjnë plan individual për çdo pacient përsa i përket kujdesit dhe rehabilitimit të tyre.

Në këtë departament gjithashtu zbatohet edhe rehabilitimi i zgjatur për një sërë sëmundjesh dhe gjendjesh, siç është  kardiorehabilitimi, rehabilitimi postoperativ në rastet e endoprotezave të ekstremiteteve të poshtme si dhe pas goditjes në tru.

Fizioterapistët janë gjithashtu pjesë e ekipit multidisiplinar dhe në bashkëpunim me specialistë të tjerë, rehabilitimi mjekësor implementohet në periudha të caktuara të ditës. Fizioterapistët tanë janë të vetmit fizioterapistë në vend që kryejnë fizioterapi respirative e cila është e parashikuar për lloje të ndryshme të pacientëve me sëmundje dhe komplikime të frymëmarrjes. Gjithashtu këtu implementohen edhe trajtime kinesioterapike me qasje të individualizuar ndaj nevojave të pacientit. Ekipi i fizioterapistëve ka një shumëllojshmëri të pajisjeve të sofistikuara të elektroterapisë dhe mekanoterapisë në dispozicion të pacientëve.

Gjithashtu në këtë departament vizita e pacientëve zgjat tre orë, nga ora 15:00 deri në orën 18:00 çdo ditë pune dhe nga ora 12:00 – 15:00 për fundjavë dhe pushime. Kështu pacientët tanë kanë një interval kohor më të madh për të qenë me të dashurit e tyre dhe të ndjehen rehat në mjedisin e tyre gjatë qëndrimit në klinikën tonë.

Përveç intervalit të gjatë kohor të vizitës në këtë departament ekziston mundësia e qëndrimit të përbashkët familjar 24 orë në apartament sipas dëshirës së pacientit. Kjo plotëson trajtimin e pacientit, edukon dhe përgatit anëtarin e familjes për teknika të caktuara rehabilitimi që mund t’i vine në ndihmë përsa i përket në rehabilitimit në kushtet e shtëpisë pas daljes së pacientit nga spitali.

Në këtë departament, pacientët kanë akses të plotë në internet, TV LED, ushqim A-la carte nga restoranti ‘’Puls’’ dhe qasje multidisiplinare në shërbimin mjekësor 24-orësh, si dhe staf mjekësorë në dispozicion 24 orë në ditë.

Çdo apartament është i pajisur me një njësi kromoterapie. Bëhet fjalë për një ndriçim i cili është unikat për këto hapësira (dhoma) dhe ofron një trajtim të sofistikuar që ndikon në shërimin e pacientëve.

Kromoterapia është një metodë e trajtimit që përdor spektrin e dukshëm të ngjyrave dhe dritës për të trajtuar lloje të ndryshme të sëmundjeve. Kjo është një lloj praktike e vjetër që çon në homeostazë, domethënë në ekuilibrin relativ midis mendjes dhe trupit.

Çdo ngjyrë ka vlerën e saj energjitike, drita është energjia, ngjyra e së cilës është produkt i energjisë dhe materies. Së bashku me ngjyrën, drita lëshon nxehtësi, energji elektrike dhe magnetizëm dhe në këtë mënyrë me ngjyrat e saj përbërëse mund të shërojë mendjen, trupin dhe shpirtin. Ka prova të shumta të cilat i tregojnë/pasqyrojnë këto reagime organike ndaj florës dhe faunës dhe jo më kot për personat të cilët vuajnë nga lloje të ndryshme të traumave postoperative shpesh rekomandohet rehabilitim dhe relaksim në natyrë.