Kur dhe pse hiqet fshikëza e tëmthit? - Zan Mitrev Clinic

Caktoni kontroll

Schedule a review

00389 2 3091 484

Doza e shëndetit ditor

Doza e shëndetit ditor

26.02.2021

Kur dhe pse hiqet fshikëza e tëmthit?

Fshikëza e tëmthit së bashku me kanalet biliare dhe lëngun e tëmthit kryejnë funksione të rëndësishme në trupin e njeriut. Ato marrin pjesë në tretjen dhe thithjen e yndyrnave si dhe në procesin e përpunimit të metaboliteve të ndryshme nga mëlçia. Prania e gurëve të tëmthit (në sistemin biliar në mjekësi quhet kolelitiazë. Nëse gurët janë në fshikëzën e tëmthit, atëherë bëhet fjalë për kolecistolitiazë, dhe nëse ndodhen në kanalet biliare, kemi të bëjmë me koledokolitiazë. Ato janë formime të forta të shkaktuara nga përbërësit që gjenden në tëmth. Lëngu i tëmthit është një lëng i verdhë-jeshil që përmban acide biliare, kolesterol, bilirubinë, metale dhe metabolitë të tjerë.

Ende nuk është përcaktuar qartë në mjekësi se çfarë saktësisht shkaktjonë gurët në tëmth. Sidoqoftë, shkaku mund të jetë i vetëm ose një kombinim i teorive të mëposhtme.

Inflamacioni i kanaleve biliare

  • Inflamacioni konsiderohet se luan një rol të rëndësishëm në formimin e gurëve të tëmthit. Ndryshimi i pH të lëngut biliar shkakton formimin e fibrinës e cila së bashku me bakteret është baza për formimin e gurëve në tëmth.

 

 Mosfunksionimi i tëmthit

 

  • Nëse për ndonjë arsye shfaqet ndonjë pengesë në funksionimin e tëmthit, kjo mundëson akumulimin dhe formimin e gurëve në tëmth.

 

Niveli i lartë i kolesterolit ose bilirubinës

  •  Nëse lëngu i tëmthit ka nivele të larta të kolesterolit ose bilirubinës dhe niveli i lecitinës dhe kripërave biliare zvogëlohet, ai gjithashtu krijon një mundësi që gurët të formohen.

 

Cilat janë simptomat e gurëve në tëmth?

Prania e gurëve në tëmth mund të jetë asimptomatike dhe gurët mund të zbulohen rastësisht, ose mund të ketë simptoma dhe shenja të qarta. Pamja klinike e gurëve të tëmthit mund të përfshijë dhimbje të papritura dhe të forta në bark, zakonisht poshtë harkut të brinjës së djathtë. Dhimbja mund të përhapet në pjesën e djathtë të shpatullës dhe të gjithë anën e djathtë të shpinës. Zakonisht ndodh pas një vakti të madh, të yndyrshëm dhe zgjat 1-4 orë. Gjithashtu shfaqen të përziera, të vjella, temperaturë, dispepsi (çrregullim i sistemit të tretjes) dhe verdhëz.

 

Kur duhet të bëhet heqja e fshikëzës e tëmthit?

Procedura kirurgjikale gjatë së cilës bëhet heqja e fshikëzën e tëmthit quhet kolecistektomi. Mjeku mund të rekomandojë kryerjen e kësaj procedurë nëse keni:

  • gurë në fshikëzën e tëmthit (kolelitiazë)
  • gurët në kanalet biliare (koledokolitiazë)
  • pezmatim / inflamacion në fshikëzën e tëmthit (kolecistiti) i cili nuk qetësohet në mënyrë tjetër
  • inflamacion në pankreas (pankreatit) për shkak të gurëve në tëmth
  • heqja e kokës së pankreasit dhe rrugëve biliare për shkak të kancerit në kokën e pankreasit
  • rritje beninje (mishra të huaj) në fshikëzën e tëmthit (polipet).

 

Nëse gurët e tëmthit zbulohen tek personat më të thyer në moshë të cilët nuk kanë pasur asnjë simptomë më parë, në vend të kolecistektomisë, mund të jetë e këshillueshme të monitorohet gjendja dhe të ndryshohet stili i jetësës (më shumë aktivitet fizik, ngrënia e ushqimeve të pasura me perime dhe fruta dhe shmangia e ushqimeve të pasura me yndyrna dhe karbohidrate).