Caktoni kontroll

Schedule a review

00389 2 3091 484

Doza e shëndetit ditor

Back to Daily dose of health

27.10.2020

Mamografia 3D rrit fuqinë për zbulimin e hershëm të kancerit me 20-65%

Mamografia me referencë të veçantë ndaj tomosintezës – mamografia 3D

Mamografia është një ekzaminim radiologjik jo-invaziv i gjirit që përdoret për të zbuluar tumore dhe ndryshime të tjera që janë shumë të vogla për t’u prekur. Mamografia e parë këshillohet të bëhet ndërmjet moshës 35-40 vje vjeç, ndërsa pas moshës 40 vjeçare rekomandohet çdo 1-2 vjet.

  • Pacientët me një histori familjare të kancerit të gjirit ose të ovariumit, duhet të fillojnë me kryerjen e mamografisë më herët në konsultim me mjekun radiolog
  • Pacientët me rrezik të lartë ndaj kancerit të gjirit përveç kontrollit mamografik duhet të kryejnë edhe rezonancë magnetike
  • Për pacientet me cikël menstrual kryerja e këtij ekzaminimi mamografik rekomandohet 7-15 ditë nga fillimi i ciklit
  • Para ardhjes tuaj për kryerjen e kontrollit nuk duhet të përdorini antiperspirantë, pudër nën sqetulla pasi ato mund të japin artefakte mamografie dhe gabim të analizës së mamografisë.

Ekziston mamografia dixhitale 2D dhe 3D – tomosinteza

Mamografia 2D – mamografia dixhitale është një metodë radiologjike e cila, ndryshe nga mamografia klasike, ka një dozë më të ulët rrezatimi tek pacienti prej rreth 30-40%, dhe dixhitalizimi i imazhit lejon vizualizimin më të mirë të mikrokalifikimeve dhe deformimin arkitektonik të gjirit, dhe e gjithë kjo është një avantazh për zbulimin e kancerit të gjirit në fazën më të hershme.

Mamografia 3D – tomosinteza është teknologjia më e fundit që përdor një numër të madh imazhi nga kënde të shumta të secilit gji për të marrë 50 imazhe të të gjitha pjesëve të gjirit me një trashësi prej 1 mm.

Gjiri pozicionohet në të njëjtën mënyrë si mamografia dixhitale 2D, por ushtrohet më pak presion mbi gjirin. Studimet kanë treguar se mamografia 3D – tomosinteza  zvogëlon numrin e zbulimeve pozitive false. Tomosinteza është veçanërisht e dobishme për gratë me ind të dendur të gjirit. Siguron zbulimin e hershëm të kancerit me një pamje të qartë të lezionit dhe zvogëlon numrin e biopsive të panevojshme. Tomosinteza minimizon efektin e mbivendosjes dhe siguron një shfaqje të qartë të lezioneve të vogla.

Mamomati ynë është pajisja më bashkëkohore me performancë klinike superiore, dizajn ergonomik që siguron komoditetin e pacientit gjatë regjistrimit, me doza të ulta rrezatimi dhe me një shpejtësi skanimi prej 3.7 sekondash.

Dr. Magdelena Popovska Cvetkova
Specialiste në radiodiagnostikë