Në Zan Mitrev Diagnostic - Strumica është vënë në përdorim pajisja Tesla Care prestige për trajtimin me stimulim magnetik funksional - Zan Mitrev Clinic

Caktoni kontroll

Schedule a review

00389 2 3091 484

Doza e shëndetit ditor

Back to Daily dose of health

01.10.2021

Në Zan Mitrev Diagnostic – Strumica është vënë në përdorim pajisja Tesla Care prestige për trajtimin me stimulim magnetik funksional

Çfarë është stimulimi magnetik funksional?

Stimulimi magnetik funksional (FMS) është një metodë jo invazive dhe pa dhimbje që bazohet në fushë elektromagnetike nën ndikimin e intensitetit të lartë deri në 3T. Është një elektroterapi e zhvilluar rishtazi që përdor teknologji të veçantë të stimulimit magnetik funksional, pra një fushë magnetike pulsuese të krijuar nga pajisja Tesla Care prestige që shkakton kontraktime të thella të muskujve.

Teknologjia FMS përdor vetitë induktive të fushës magnetike për depërtimin e thellë të indeve dhe kështu stimulon muskujt që nuk mund të shënjestrohen nga stimulimi elektrik klasik.

Stimulimi magnetik funksional nuk shkakton dhimbje, mund të funksionojë pa kontakt të drejtpërdrejtë me lëkurën, nuk stimulon nervat në sipërfaqen e lëkurës dhe për këtë arsye është më i përshtatshëm se stimulimi elektrik klasik. Fushat magnetike depërtojnë lehtësisht në rroba, inde dhe kocka dhe mbërrijnë deri tek indet e paarritshme. Trajtimi me FMS rrit fuqinë dhe qëndrueshmërinë e muskujve të legenit (pelvisit).

Indikacionet

  • Reduktimi i spazmës
  • Sindroma e shpatullës së ngrirë
  • Rigjenerimi nervor, nevralgjia, neuriti, polineuropatia
  • Sindroma e tunelit karpal
  • Mobilizimi torakal
  • Shërimi i frakturave
  • Ruptim i muskujve, tendinave dhe ligamenteve
  • Tendinopatia patellare
  • Epikondiliti
  • Parandalimi i atrofisë së muskujve
  • Përmirësimi i frymëmarrjes
  • Sindromi akut dhe kronik i mesit (lumbago dhe shiatiku)
  • Degjenerim akut dhe kronik i disqeve ndërvertebral (hernie diskale)
  • Radikulopatia akute dhe kronike
  • Rehabilitimi i muskujve ose nervave traumatikë
  • Trajtimi i dhimbjeve akute
  • Lëndime sportive
  • Mosmbajtja e urinës (stres inkontinenca)
  • Mosmbajtja urinare urgjente
  • Mosmbajtja urinare e përzier
  • Mosmbajtja fekale
  • Rigjenerimi i pelvisit (legenit) pas lindjes ose operacionit
  • Mosmbajtje pas prostatektomisë radikale
  • Mosfunksionim erektil

Metodat e trajtimit

FMS përdoret në një seri prej 8 deri në 16 trajtime. Trajtimet duhet të kryhen çdo dy deri në tre ditë.

Intensiteti rregullohet individualisht në varësi të shkallës së problemit të pacientit.

Kohëzgjatja e trajtimit është 15-30 minuta (në varësi të indikacionit).

Momentalisht, në Zan Mitrev Diagnostic në Strumicë dhe në Spitalin klinik Zhan Mitrev në Shkup janë në dispozicion tre shërbime FMS:

  • Stimulimi magnetik funksional (për të gjitha diagnozat muskulo-skeletale dhe neurologjike)
  • FMS për mosmbajtje urinare
  • FMS për mosmbajtje fekale

Rekomandimet për trajtimin me FMS mund të jepen nga mjeku urolog ose gjinekolog për mosmbajtje urinare ose mosfunksionim erektil, dhe për diagnozat muskulo-skeletale dhe neurologjike rekomandimi duhet të jepet nga mjeku ortoped ose neurolog.

Për më tepër informacione kontaktoni në 070 257 962
Për rezervimin e terminit kontaktoni në 034 320 302