Osteoporoza është një sëmundje e heshtur e cila mund të ndalet nëse zbulohet në kohë - Zan Mitrev Clinic

Caktoni kontroll

Schedule a review

00389 2 3091 484

Doza e shëndetit ditor

Back to Daily dose of health

16.09.2021

Osteoporoza është një sëmundje e heshtur e cila mund të ndalet nëse zbulohet në kohë

Osteoporoza ka të bëj me humbjen e dendësisë së kockave, e cila mund të çojë në thyerje (frakturë) të kockave madje edhe gjatë sforcimeve më të vogla dhe aktiviteteve të përditshme. Është një sëmundje metabolike dominuese dhe përbën problem të madh shëndetësor dhe social.

Osteoporoza nuk shfaq simptoma të tjera përveç rënies së dukshme të gjatësisë së pacientit dhe shfaqjes e përkuljes në pjesën shpinës. Zvogëlimi i dendësisë së kockave shpesh mund të shkaktojë thyerje në pjesën e këllkut gjatë rënies tek personat e moshuar, të shoqëruara më pas me fraktura të krahut, si dhe fraktura të kompresimit të rruazave të shtyllës kurrizore, tek të cilat vërehet ulja e lartësisë së trupit vertebral.

 

Cilat janë shkaqet e shfaqjes së osteoporozës?

– Faktori gjenetik,

– Menopauza e hershme,

– Jeta pasive pa shumë lëvizje,

– Sëmundjet endokrinologjike dhe hematologjike,

– Pesha e ulët e trupit,

– Përdorimi i ilaçeve të caktuara: kortikosteroide, metotreksat,

– Reduktimi apo mungesa e kalciumit në trup,

– Zakonet e këqija të jetesës (alkooli, pirja e duhanit, marrja e lartë e natriumit, kafeina, etj.).

Gratë janë më të prirura ndaj osteoporozës. Përse?

Tek gratë, osteoporoza është më e zakonshme për shkak të çrregullimit apo humbjes së hormoneve (estrogjenit dhe progesteronit) me fillimin e menopauzës. Mungesa e aktivitetit fizik si dhe konstituimi (konstrukti) i kockave i bëjnë ato më të ndjeshme ndaj kësaj sëmundje. Tek burrat, për shkak të madhësisë së vetë kockave dhe llojit të aktivitetit fizik që ata kryejnë, kockat janë më të shëndetshme.

Statistikat mjekësore tregojnë se në frakturat vertebrale raporti ndërmjet grave dhe burrave është 7: 1. Në rastin e thyerjeve të këllkut, statistikat janë gjithashtu në favor të burrave, dmth fraktura e këllçeve tek gratë është dy herë më e pranishme se tek burrat. Ndërsa në lidhje me frakturat e krahut, raporti ndërmjet grave dhe burrave është 5: 1.

Si mund ta dimë nëse kemi osteoporozë?

Osteoporoza zbulohet me anë të aparatit DEXA Scan. Me anë të këtij aparati bëhet matja e dendësisë së masës kockore, dhe kombinohet edhe me teste të tjera laboratorike – shënjues për prishjen e kockave, përqendrimin e kalciumit të jonizuar dhe vitaminës D. Pas zbulimit apo përcaktimit të saktë të diagnozës, osteoporoza mund të trajtohet. Pas marrjes së trajtimit të osteoporozës për një periudhë 1 vjeçare, përsëri duhet të kryhet kontrolli i kockave me anë të DEXA Scan dhe kontrolli i parametrave laboratorikë.

Në klinikën tonë, osteodensitometria (DEXA scan) bëhet nga teknologë të trajnuar dhe rezultatet përpunohen nga ekipi i mjekëve të edukuar dhe trajnuar për kryerjen e osteodensitometrisë, me anë të të cilës  mjeku do t’ju japë terapinë dhe trajtimin e duhur.
Nuk kërkohet përgatitje e veçantë për kryerjen e këtij kontrolli. Regjistrimi është i shkurtër, jo invaziv dhe pa dhimbje. Në mënyrë standade bëhet regjistrimi i këllkut të majtë dhe pjesa lumbale e  shtyllës kurrizore (nga rruaza e parë në rruazën e katërt lumbale).

Në disa raste, në të cilat kemi të bëjmë me operacion të mëparshëm të shtyllës kurrizore ose kur ka ndryshim  të theksuar degjenerativ, bëhet regjistrimi i të dyja këllçeve.

Ky kontroll mund të bëhet edhe tek pacientët të cilët kanë nivele të larta të hormoneve paratiroide në gjak, është e nevojshme të bëhet skanimi i parakrahut, tek pacientët me mbipeshë trupore mbi 150 kg,  tek pacientët ku për arsye të caktuara nuk mund të kryhen skanime standarde DEXA (protezë në të dyja këllçet dhe ndryshime të theksuara degjenerative të shtyllës kurrizore).

Pajisja jonë moderne e markës Hologic ka edhe dy mjete ndihmëse që ndihmojnë për të vendosur nëse duhet të filloni me marrjen e terapisë. Kjo është FRAX score, i cili nëpërmjet llogaritjes së faktorëve të rrezikut, bën llogaritjen 10-vjeçare të frakturave të këllçeve dhe frakturave të mëdha osteoporotike. Ndërsa pajisja tjetër ndihmëse është TBS, e cila bazuar në regjistrimin DEXA sca, na njeh me cilësinë e kockave.