Caktoni kontroll

Schedule a review

00389 2 3091 484

Doza e shëndetit ditor

Kthehu te Doza e shëndetit ditor

12.10.2018

Pas 5 vitesh Aleksej Shestak nga Moska përsëri në Zan Mitrev Clinic

 

 

Para pesë vitesh arkitekti i ri nga Moska, Aleksej Shestak, për një kohë të shkurtër i’u përkeqësua shumë gjendja shëndetësore. Me temperaturë të lartë dhe thuajse në gjendja pavetëdije u çua në një nga spitalet e Moskës ku qëndroi rreth dhjetë ditë pa i’u përmirësuar gjendja.

  • Kisha temperaturë të lartë në mënyrë të vazhdueshme për dhjetë ditë. Kisha probleme me punën e zemrës por edhe përveç këmbënguljes së doktorëve atje, për të gjithë atë kohë ndërsa qëndrova në spital nuk më ishte diagnostikuar në mënyrë precize asnjë sëmundje. Ishte e dukshme që duhej të kërkoja shpëtim në ndonjë vend tjetër. Iu drejtova doktorit Artur Dormitor që i cili për fatin tim bashkëpunonte më një kohë të gjatë me doktorin Zhan Mitrev, dhe ai menjëherë më rekomandoi këtu. Me procedurë urgjente me avion u dërgova në spitalin e atëhershëm të doktorit Zhan Mitrev që gjendej në Spitalin ushtarak në Shkup. Thuajse të mos isha i vetëdijshëm për atë që po më ndodhte, po bëja garë më kohën, për shpëtim të jetës time – këtu e fillon tregimin e tij të jetës ky pacient i ynë nga Rusia që pas 5 vitesh është përsëri në klinikën tonë, por tani vetëm për ekzaminim kontrollues pikërisht nga doktori Zhan Mitrev.

Aleksej Shestak në klinikën tonë qëndroi për dy muaj, kohë në të cilën që në ditët e para i ishte diagnostikuar sepsë fillestare dhe endokritit bakterial. Doktorët tanë filluan menjëherë luftë me infeksionin që më tej të kryhet operacioni i valvulës së aortës që ishte i domosdoshëm. Por, edhe këtu nuk ishte gjithçka ashtu e thjeshtë. Infeksioni ishte aq i fuqishëm sa që nuk mund të çrrënjosej për një kohë zë shkurtër dhe u vendos që në kushte të sindromës infektive të kryhet operacioni i valvulës. Me këtë akt, Aleksej Shestak ka qënë pacienti i parë të cilit operacioni i tillë i është kryer nën kushte të tilla, me sindromë infektive. Zëvendësimi i valvulës së aortës kaloi në mënyrë të suksesshme dhe lufta me infeksionin vazhdoi. Kujdesi i lartë mjekësor dhe ndjekja e vazhdueshme nën syrin e hapur të doktorëve tanë solli rezultat që pas dy muajsh Aleksej të mund të shkojë në shtëpi.

  • Unë thuajse të mos isha i vetëdijshëm se çfarë po ndodh me mua për ata dy muaj. Pastaj mësova se për herë të parë mbi mua ishte përdorur ndonjë metodë e re e hemofiltrimit, metodë që më vonë ishte përdorur në mënyrë të suksesshme edhe tek pacientë të tjerë, që më bën veçanërisht të lumtur. I falënderohem në mënyrë të pafundme doktorit Zhan Mitrev dhe të gjithë ekipit që para 5 vitesh ma shpëtuan jetën dhe më mundësuan që të vazhdoj të jetoj në mënyrë normale. Merrem edhe me sport dhe nuk kam asnjë lloj kufizimesh. Tani pas 5 vitesh e shoh spitalin e ri dhe jam i magjepsur nga përparimi. Mund të them se spital të tillë nuk kemi në Moskë dhe se të gjithë ju duhet të jeni falënderues që një kapacitet të tillë shëndetësor e keni në shtetin tuaj – tregon me kënaqësi Aleksej.

Pas shëtitjes në Shkup dhe në disa vende të tjera nëpër shtetin tonë ai shkon në shtëpi duke vazhduar me jetën e tij ku i urojmë sukses dhe fat.