Caktoni kontroll

Schedule a review

00389 2 3091 484

Përvojat e pacientëve

Back to Daily dose of health

03.06.2020

Pas operacionit të të dy këllçeve, Lorisi i vogël mund të lëvizë lirshëm dhe të vazhdojë ta shijojë fëmijërinë e tij

Lorisi i vogël u soll në klinikën tonë me probleme të mëdha tek këmbët, veçanërisht në pjesën e ijeve. Ai menjëherë u pranua dhe u ekzaminua nga mjekët tanë ortopedë, pas së cilës u diagnostikua dhe u trajtua në mënyrë operative.

– Vogëlushi Loris Ademi u operua në vendin tonë për shkak të displazionit të ndërsjellë ose të ashtuquajturit dalje të të dyja këllçeve që në lindje. Është një keqformim i lindur, kongjenital, që ndonjëherë është i trashëgueshëm dhe ndonjëherë jo. Ishin përpjekur për ta trajtuar këtë problem në vendin e tyre në Kosovë me trajtim konservator, por pa sukses. Për këtë arsye, ishte e nevojshme ndërhyrja operative e llojit të osteotomisë inominante sipas Solter – shpjegon Dr. Sasho Mlladenovski, kirurg ortoped në klinikën tonë.

Operacioni fillimisht u krye tek njëri këllk, dhe pas shërimit të suksesshëm vijoi operacioni edhe në këllkun tjetër

– Kjo është një procedurë e ndërlikuar, precize, që kryhet në moshën më të hershme rreth 15 muajsh deri në moshën 4 vjeçare. Tek fëmijët, osteotomia korrigjuese e kockës së legenit nënkupton kockën iliake, ku u bëhet ndryshimi i marrëdhënies së kockave me qëllim që të bëhet futja e kokës së femurit dhe dhe të bëhet kthimi i këllkut në vendin e duhur. Menjëherë pas operacionit të parë, tek fëmija u bë vendosja e gipsit koksofemoral, të cilën fëmija duhet ta mbaj për 6 javë. Të kënaqur nga pozicionimi i këllçeve dhe rehabilitimi i shpejtë i Lorisit, prindërit menjëherë ranë dakord për kryerjen e operacionit të dytë përsa i përket këllkut tjetër. Operacioni u krye gjithashtu nën ndikimin e anestezisë së përgjithshme, pas të cilit fëmija iu nënshtrua kontrolleve në vendin e tij të lindjes, në Kosovë, për shkak të pandemisë së koronavirusit. Por dy muaj pas operacionit të dytë, ai erdhi përsëri në spitalin tonë për heqjen e gjilpërave Somer të implantuara me një rezultat të mrekullueshëm klinik dhe radiologjik – shprehet Dr. Mlladenovski.

– Jemi tepër të kënaqur që e gjithë procedura përfundoi në mënyrë të përkryer. Jemi të lumtur që zgjodhëm këtë klinikë e cila përveç mikpritjes, shërbimit të lartë mjekësor na ofroi një qasje miqësore dhe komunikim shumë të lehtë, gjatë gjithë kohës ishim të informuar për gjendjen e Lorisit dhe ishin shumë të sjellshëm. Dua të shpreh falenderimet e mia ndaj të gjithë stafit të Zan Mitrev Clinic, për të cilin kam vetëm lavdërime për profesionalizmin dhe qasjen e tyre pozitive ndaj pacientëve – thotë nëna e Lorisit të vogël nga Kosova fqinje.

Prindërit janë të kënaqur dhe veçanërisht Lorisi i vogël të cilin e presin ditë të bukura të mbushura me lojëra fëmijërore. Zan Mitrev Clinic i uron këtij vogëlushi  shumë shëndet, fëmijëri të lumtur dhe pa brenga.