Caktoni kontroll

Schedule a review

00389 2 3091 484

22.10.2019

Për herë të parë në vendin tonë është vendosur proteza e cila zëvëndëson një pjesë të këmbës dhe të gjithë kyçin

– Kisha dhimbje tepër të mëdha në këmbë. Nuk mund të ecja për muaj me rradhë. Më dhimbte gjithë trupi. Isha në agoni, e gjithë jeta po më përkeqësohej. Edhe pas dy operacioneve të kryera në spitalin shtetëror, tumori që kisha në zonën e gjurit mu rikthye përsëri. Isha e dëshpëruar dhe nuk e dija a do të mund të gjeja zgjidhje për këmbën time, jo vetëm që nuk funksiononte por gjithashtu më shkaktonte dhimbje të mëdha, dhimbje të padurueshme. Nuk flija, nuk ushqehesha, nuk lëvizja… – kështu flet për jetën e saj kjo vajzë e re nga qyteti Veles, e cila para pak ditësh u largua nga spitali ynë duke ecur me të dyja këmbët, me trupin drejtë, pavarësisht nga gjendja e saj e rëndë në të cilën është paraqitur në spitalin tonë.

Ekipi i Zan Mitrev Clinic i drejtuar në rastin konkret nga Dr. Sasho Mlladenovski, kirurg ortoped, sëbashku kanë pasur një sfidë të madhe për të shpëtuar një jetë të re dhe për ti mundësuar pacientes ruajtjen e këmbës së saj dhe një jetë normale në të ardhmen. Në operacionin i cili zgjati për shumë orë është bërë heqja e një pjese të madhe të pjesës së poshtme të gjurit dhe për herë të parë në vendin tonë është realizuar me sukses vendosja e protezës për revizimin e tumorit LPS rotation hinge (Limb Preservation system) e cila nënkupton sistemin modular të implantit me anë të të cilit mundësohet ruajtja e plotë e ekstremitetit dhe të mundësohet funksionimi i tij normal.

Doktor Mlladenovski na shpjegon se si është pranuar pacientja në Zan Mitrev Clinic, me çfarë diagnoze dhe si ka vijuar trajtimi i saj

-Pacientja ishte e diagnostikuar me tumor gjigant-qelizor agresiv në zonën e poshtme të gjurit. Ajo ishte operuar dy herë më parë në një institucion tjetër shëndetësor publik, pavarësisht nga dy operacionet e kryera, tumori rritet përsëri në mënyrë progresive, i cili kishte dëmtuar kockën në pjesën e poshtme të gjurit dhe kyçin në pjesën e sipërme me një gjatësi 12 cm. Pacientja u paraqit tek ne me dhimbje tepër të forta dhe me pamundësi për ta mbështetur këmbën në tokë. E dërguar nga Fondi Shëndetësor, me thirrje ndaj spitaleve private duke përfshirë edhe spitalin tonë, duke drejtuar pyetjen nëse pacientja mund të trajtohet dhe mjekohet në Zan Mitrev Clinic. Ne, si departament ortopedik me përvojën tonë pas 2000 operacioneve të tumoreve primare, revizive dhe endoprostezave të gjurit, këllkut dhe shpatullave, si ekip pranuam, kështu pacientja mori trajtimin e duhur dhe profesional në spitalin tonë – shpjegon doktor Mlladenovski.

Ai thekson se për herë të parë në vendin tonë është implementuar LPS revision rotation hinge proteza e gjurit pa çimento.

-Bëhet fjalë për një sistem modular i cili përdoret në rastet e defekteve apo problemeve të mëdha të kockës, të shkaktuara nga procese destruktive neoplastike, tek personat të cilët vuajnë nga osteoporoza apo kanë fraktura intraartikulare të pashëruara ose të shëruara jo siç duhet, tek pacientët të cilët kanë nevojë për përsëritje të operacioneve ndërkohë që kanë pasur më parë implante primare ose të përsëritura tek kyçet e mëdha. Tek kjo paciente është bërë prerje radikale e tumorit që do të thotë se mungon më shumë se 1/3 e kockës së poshtme të gjurit e cila është zëvendësuar me një sistem i cili plotëson krejtësisht strukturën e kockës së humbur. Ky sistem, përveç strukturës së kockës plotëson edhe mungesën e të gjitha mungesave të ligamenteve në nyjen (kyçin) e gjurit të cilat janë sakrifikuar në procedurën e heqjes së tumorit – shpjegon Dr. Mlladenovski.

Ky sistem kompleks është implantuar me sukses dhe pas përfundimit të operacionit, pacientja ka qëndruar 7 ditë në spital duke nisur gradualisht me terapinë e hershme fizikale, me krio-terapinë, me ngritjen e saj të vazhdueshme dhe me një sforcim të lehtë të këmbës, pasi është e nevojshme që të kalojnë 6-8 javë për lidhjen e plotë të trupave pa çimento të cilat vendosen brenda kockave.

– Pacientja ka pasur një përmirësim të shpejtë dhe momentalisht është duke ndjekur terapinë fizikale, ka filluar ta mbështesë këmbën 100%, domethënë ka filluar të kryej aktivitetet e përditshme dhe me kënaqësi mund të them se operacioni është realizuar me sukses, me rezultatet më të mira të mundshme të këtij lloj intervenimi – përfundon Dr. Mlladenovski.

Në kontrollin e parë pas kthimit të saj në shtëpi, pacientja ndihej shkëlqyeshëm dhe mund të ecte me të dyja këmbët e saj. Shumë shpejtë pritet që ti lagojë dhe patericat të cilat i përdor si mjete mbështetëse dhe ti kthehet plotësisht jetës normale.