Caktoni kontroll

Schedule a review

00389 2 3091 484

Doza e shëndetit ditor

Kthehu te Doza e shëndetit ditor

24.12.2020

Përcaktimi i pranisë së llojeve të mutuara të SARS-CoV-2 në Maqedoni

Si një përgjigje ndaj shfaqjes së nëntipit të ri viral me rritje të transmetueshmërisë në Britaninë e Madhe, Laboratori i Gjenetikës dhe Mjekësisë së Personalizuar në Spitalin klinik Zhan Mitrev, rifilloi sekuencionimin e mostrave të SARS-CoV-2 për të përcaktuar praninë e mundshme të llojeve të mutuara të këtij virusi tek pacientët maqedonas. Gjatë periudhës që vijon, ne do të informojmë institucionet kompetente dhe publikun për rezultatet e marra.

Sipas rekomandimeve të Qendrës Europiane për Sëmundje Infektive (EDC), është e nevojshme të merren hapa në kohë për të vërtetuar ekzistencën dhe për të monitoruar evolucione të tilla të virusit. Vetë fakti që evolucioni gjenetik i virusit SARS-CoV-2 mund të ndikojë potencialisht në vetitë antigjenike (p.sh. efekti i vaksinave dhe terapive), transmetueshmëria dhe fuqia e tij, është një tregues i mjaftueshëm që duhet pasur parasysh kur planifikoni hapat e ardhshëm për tu përballur me përhapjen e tij.

Prandaj, ne si laborator me përgjegjësi shoqërore, duke nisur nga sot, do të fillojmë me sekuencionimin e mostrave nga pacientët maqedonas pozitivë ndaj koronavirusit dhe pasi të marrim miratimin e tyre, do të bëhet sekuencionimi, për të përcaktuar praninë ose mungesën e llojit të ri të mutuar të SARS- CoV-2, i njohur si VUI – 202012/01.

Kjo iniciativë e jona do të realizohet në muajt e ardhshëm, dhe do të na japë mundësinë për të përcaktuar evolucionin e virusit në vendin tonë.

Për këtë projekt, ne tashmë jemi në komunikim me zyrën lokale të OBSH-së dhe misionet diplomatike, nga të cilat presim mbështetje e cila do të sigurojë raportim të arsyeshëm dhe intelektual në luftën kundër informacioneve të rreme dhe jashtë kontekstit. Ftojmë të gjitha institucionet  publike dhe private, nëse kanë mundësinë të na bashkohen në këtë luftë.

Laboratori ynë ishte i pari dhe i vetmi që sekuencionoi llojin ballkanik të koronavirusit  SARS-CoV-2 në muajin qershor.