Caktoni kontroll

Schedule a review

00389 2 3091 484

Doza e shëndetit ditor

Kthehu te Doza e shëndetit ditor

27.05.2021

Pirja pasive e duhanit – shkak për shfaqjen e shumë sëmundjeve serioze

Pothuajse gjysmë shekulli më parë është vërtetuar se pirja e duhanit është e dëmshme, por vetëm 25 vjet më parë filluan paralajmërimet për rrezikun e pirjes pasive të duhanit, pra rrezikun ndaj të cilit ekspozohen jo-duhanpirësit që ndodhen në të njëjtin ambient apo hapësirë me duhanpirësit.

Tymi i cigares përmban më shumë se 4,000 kimikate të njohura (kadmium, plutonium, DDT, arsenik dhe shumë të tjerë), nga të cilat të paktën 250 janë të dëmshme dhe rreth 50 janë kancerogjene.
Në ambiente të mbyllura, të gjithë jemi të ekspozuar ndaj tymit të duhanit dhe pasojave të tij të dëmshme mbi shëndetin, veçanërisht për shëndetin e fëmijëve.

Kur konsumohet duhan në ambiente të mbyllura, substancat e tymit të duhanit mbahen për orë të tëra apo edhe ditë ose javë. Ventilimi me dyer dhe dritare të hapura nuk është i mjaftueshëm. Për ta eliminuar atë është e nevojshme fuqia e uraganit, kjo do të thotë se as pajisjet e a ajrit nuk funksionojnë mjaftueshëm. Gjatë ajrimit, tymi dhe aroma zhduken, por substancat mbeten të ngjitura në perde, mobilje, qilima, rroba dhe flokë.

Shumë persona konsumojnë duhan gjatë momentit kur fëmijët e tyre nuk janë në shtëpi, duke menduar se në këtë mënyrë janë duke i mbrojtuar ata, por është e rëndësishme të dini se rreziku është i pranishëm. Alternativa e vetme është pirja e duhanit jashtë ose në ambiente të hapura, jo brenda. Pasi të keni vendosur të konsumoni duhan, dilni në oborr, në tarracë ose ballkon, sepse dihet që për shembull pirja e duhanit në kuzhinë me kapuç ose në tualet nuk i mbron fëmijët dhe të tjerët nga ndikimet e dëmshme.

Pirja pasive e duhanit shkakton sëmundje serioze kardiovaskulare dhe respiratore, duke përfshirë sëmundjen koronare të zemrës, kancerin e mushkërive dhe sindromën e vdekjes së papritur të foshnjave. Efektet e menjëhershme përfshijnë irritim të syve, hundës, fytit dhe mushkërive. Gjithashtu dhimbje koke, nauze dhe marramendje.

Prandaj, mendohuni mirë nëse akoma dëshironi të vendosni veten dhe të dashurit tuaj në rrezik.