Caktoni kontroll

Schedule a review

00389 2 3091 484

Ndikimi i telefonave “smart” mbi pozicionin apo qendrimin e mbajtjes se trupit

Kthehu te Doza e shëndetit ditor

12.09.2019

Ndikimi i telefonave “smart” mbi pozicionin apo qendrimin e mbajtjes se trupit

Ndikimi i telefonave “smart” mbi pozicionin apo qendrimin e mbajtjes se trupit

Ekzistojne dy menyra:

  • Qendrimi dinamik – mbajtja e trupit gjate levizjes, ecjes, vrapimit ose perkuljes per te marre dicka
  • Qendrimi statik – mbajtja e trupit kur nuk levizni, uleni apo flini

Pjesa me e madhe e te rinjve nuk mund ta imagjinojme diten pa pranine e telefonit. Telefonat celulare tashme jane bere pjese e jetes tone te perditshme, dhe ne shumicen e rasteve shkaktojne varesi. Por, ajo cfare duhet te dime eshte se perdorimi i tepert i telefonave celular shkakton dem mbi trupin tone. Gjithnje dhe me teper flitet mbi kete teme, per kete arsye nuk duhet te tregohemi indiferente. Qellimi yne eshte te sigurojme jete cilesore per pacientet me ane te ergonomise.

Në shumicën e rasteve, problemet shfaqen nga pozicioni i gabuar i trupit gjate përdorimit te celularit.

Problemet me te shpeshta te cilat shfaqen gjate perdorimit te tepert te telefonave “smart” jane:

  • Dhimbje koke
  • Dhimbje ne pjesen e shpatullave
  • Deformim te shtylles kurrizore
  • Demtim te shikimit

 

Nepermjet ilustrimit me lart mund te veshtrohet se shtylla kurrizore i nenshtrohet forces se pozicionit te kokes.

Ne pozicion neutral me nje kend zero, shfaqet ngarkese ne shtyllen kurrizore prej 6 kg, nga vete pasha e kokes, por me rritjen e kendit, rritet edhe ngarkesa mbi shtyllen kurrizore.

Pozicioni me i zakonshem i mbajtjes se kokes apo qafes eshte me kend 30°, qe do te thote se pasha qe ushtrohet ne shtyllen kurrizore eshte 18 kg.

Mesatarisht 2-4 ore ne dite i kushtojme perdorimit te telefonave “smart” qe do te thote se trupi yne i nenshtrohet nje presioni teper te larte.

Per ti shmangur keto problem dhe per te ruajtur shendetin e trupit tone, duhet te mesojme se si ti perdorim pajisjet pa e ngarkuar trupin tone.

Persa i perket perdorimit te telefonit, eshte e nevojshme qe kjo pajisje te mbahet ne nje nivel me syte dhe ne kete menyre do te jemi te detyruar qe koken, qafen dhe shpatullat ti mbajme ne pozicionin e duhur.

Here pas here ne menyre periodika duhet ta levizim koken nga njera ane ne tjetren per te shtrire muskujt e qafes  dhe per ti relaksuar ato.

Ndaloni tek dera, shtrini krahët dhe përkulni gjoksin. Kjo do të ndihmojë për të relaksuar muskujt që te janë të fiksuar në një pozicion per shkak te përdorimit te telefonave  “smart” për një kohë të gjatë.

Mbajtja e trupit ne pozicionin e gabuar mund te ndikoje ne reduktimin e kapacitetit te mushkerive deri ne 30% duke rritur ne kete menyre mundesite e shfaqjes se semundjeve kardiovaskulare.

Për të mos shkaktuar crregullime te qëndrimit te trupit, është e nevojshme të kryeni aktivitet fizik të përditshëm, vrapim, not, shtrirje dhe joga.