Caktoni kontroll

Schedule a review

00389 2 3091 484

Doza e shëndetit ditor

Kthehu te Doza e shëndetit ditor

24.04.2020

Presioni i lartë i gjakut ose hipertensioni arterial

Presioni i lartë i gjakut është rritja e presionit të gjakut në murin arterial. Konsiderohet si faktori më i zakonshëm për shfaqjen e rrezikut  të sëmundjeve kardiovaskulare: sulmit në zemër, goditjes në tru, dobësimit të zemrës, fibrilacionit atrial, vdekjes së papritur, sëmundjes  së arteries periferike dhe dobësimit kronik të veshkave, çrregullimit konjitiv dhe demencës. Hipertensioni arterial është shkaku kryesor i vdekjes së parakohshme në botë.

Cilat janë shkaqet e hipertensionit arterial?

Shkaqet e hipertensionit arterial mund të jenë thelbësore ose dytësore. Hipertensioni thelbësor arterial ndodh për shkak të predispozicionit gjenetik, stresit psikik, pasivitetit fizik, mbipeshës, konsumimit të ushqimeve të kripura, konsumimit të tepërt të alkoolit.

Shkaku dytësor për zhvillimin e hipertensionit arterial është për shkak të problemeve me veshkat ose gjëndrat mbiveshkore, gjëndrën tiroide ose gjëndrën e hipofizës.

Cilat janë simptomat e hipertensionit arterial?

Hipertensioni arterial njihet ndryshe si “vrasës i heshtur” sepse shkakton presion mbi arteriet e të gjitha organeve duke shkaktuar më pas dëmtimin e tyre, dhe mund të mos jap shenja apo simptoma paralajmëruese.

Nëse shfaqen simptoma, këto janë: dhimbja e kokës, veçanërisht në pjesën e sipërme të qafës, lodhje, skuqje në konjuktivën e syrit, gjakderdhje nga hunda, shikim i paqartë.

Matja e presionit të gjakut

Gjatë matjes së presionit të gjakut, matim dy vlera, presionin sistolik (të ashtuquajturën presionin e sipërm të gjakut) dhe presionin diastolik (të ashtuquajturën presionin e ulët të gjakut). Presioni i gjakut mund të matet në shtëpi ose nga person specialist i ambulancës. Në shtëpi, ju mund të matni presionin e gjakut me pajisje dixhitale.

Klasifikimi i presionit të gjakut

Presioni i gjakut klasifikohet si optimal, normal, i lartë normal,  hipertension arterial shkalla 1-3 (Tabela Nr. 1).

Kjo është e rëndësishme sepse rreziku i sëmundjes kardiovaskulare varet nga ashpërsia e hipertensionit arterial dhe prania ose mungesa e organeve të dëmtuara nga hipertensioni arterial.

Trajtimi i hipertensionit arterial

Qëllimi në trajtimin e presionit të lartë të gjakut është  që të mbahet kryesisht nën 140/90 mmHg. Tek pacientët nën moshën 65 vjeç të cilët janë në terapi të rregullt antihipertensive, rekomandohet që presioni sistolik i gjakut të jetë ndërmjet 120 dhe 130 mmHg.

Ndërsa, tek pacientët ≥ 65 vjeç, vlera e synuar e presionit të gjakut është 130 deri 140 mmHg, pavarësisht nëse ka apo jo sëmundje të shoqëruara kardiovaskulare.

Trajtimi i presionit të lartë të gjakut bëhet me:

  1. Ndryshimin e stilit të jetesës
  2. Ilaçe

Trajtimi i presionit të lartë të gjakut kërkon një qasje individuale dhe bashkëpunim ndërmjet mjekut dhe pacientit. Gjëja e parë që pacienti duhet të bëjë është ndryshimi i stilit të jetesës.

Ndryshimet në stilin e jetës duhet të bëhen të paktën në fazën e presionit të lartë normal të gjakut. Është e nevojshme që të bëhet reduktimi i konsumit të kripës (<5 gr. kripë në ditë), reduktimi i konsumit të alkoolit, rritja e konsumit të perimeve, frutave të freskëta, peshkut, frutave të thata, acideve yndyrore të pangopura (vaj ulliri), konsumimi i rrallë i mishit të kuq dhe të konsumohet ushqim me pak yndyrë.

Humbja e peshës së trupit është një nga masat më të domosdoshme për zvogëlimin e presiont të lartë të gjakut.

Rritja e aktivitetit fizik (të paktën 30 minuta ushtrime aerobike me intensitet të moderuar 5-7 ditë në javë) gjithashtu ndihmon në reduktimin e presionit të gjakut.

Ndërprerja e duhanit zvogëlon rrezikun e shfaqjes së të gjitha sëmundjeve kardiovaskulare.

Mënyra për trajtimin e hipertensionit arterial përcaktohet nga mjeku kardiolog. Pacientët me hipertension arterial dhe sëmundje koronare të zemrës, dobësim kronik të veshkave, dobësim të zemrës dhe fibrilacion atrial kanë specifikat e tyre në trajtim.

Diagnoza e hipertensionit arterial është një nga diagnozat e përditshme në punën tonë si mjekë. Diagnoza e hershme dhe trajtimi në kohë parandalojnë zhvillimin e problemeve serioze kardiovaskulare.

Mos lejoni që hipertensioni arterial të bëhet “vrasësi juaj i heshtur”.

Tabela nr. 1 Klasifikimi i hipertensionit arterial

Kategoria Sistolik (mmHg) dhe/ose Diastolik

(mmHg)

Optimal < 120 и < 80
Normal 120-129 и/или 80-84
I lartë normal 130-139 и/или 85-89
Hipertensioni arterial shkalla 1 140-159 и/или 90-99
Hipertensioni arterial shkalla 2 160-179 и/или 100-109
Hipertensioni arterial shkalla 3 ≥ 180 и/или ≥ 110
Hipertensioni i izoluar sistolik ≥ 140 и < 90

 

Me respekt,

Dr. Millka Klinçeva

Kardiologe