Caktoni kontroll

Schedule a review

00389 2 3091 484

Doza e shëndetit ditor

Back to Daily dose of health

05.11.2021

Proteza testikulare (implant)

Megjithëse fjalа protezë zakonisht na bën të mendojmë se ka të bëj me zëvendësimin e ndonjë gjymtyre ose zëvendësimin e dhëmbëve, është e rëndësishme të dini se ka një numër të madh të protezave të ndryshme. Një prej tyre është implanti testikular.

Detajet e implantit testikular

Proteza testikulare është një implant artificial që vendoset në skrotum të zbrazët. Implanti mund të përdoret te meshkujt që kanë lindur me mungesë të testisit ose që kanë humbur testisin për shkak të ndonjë lëndimi ose ndonjë sëmundje të caktuar. Ky implant ka për qëllim të përmirësojë pamjen dhe të qetësojë frikën dhe anën psikologjike tek pacientët. Megjithatë, implanti testikular nuk luan rolin e testisit të vërtetë.

Shumica e kërkesave për protezë testikulare vijnë nga meshkujt që kanë lindur me testis por e kanë humbur atë më vonë për arsye të ndryshme.

Protezat testikulare janë përdorur që nga viti1940. Në të kaluarën, ato bëheshin nga materiale të ndryshme. Tani, ato janë kryesisht prej silikoni, janë të mbushura me xhel silikoni ose me lëndë fiziologjike (ujë i kripur). Proteza testikulare ka një peshë, formë dhe ndjesi të ngjashme me testisin natyral. Gjithashtu është i disponueshëm në madhësi të ndryshme në mënyrë që të përshtatet mirë me testisin ekzistues.

Cilat kushte ose ngjarje mund të rezultojnë me humbjen e testisit?

Ka disa arsye përse mund të ndodhë humbja e testiseve:

  • Për shkak të çrregullimit / keqformimit ose mungesës që në lindje.
  • Mënjanimi kirurgjik si pasojë e lëndimit/ traumës
  • Mungesa e zbritjes në skrotum.
  • Heqja e testisit për shkak të infeksionit.
  • Heqja e testisit si pjesë e trajtimit të kancerit të testisit.
  • Proteza testikulare mund të jetë edhe pjesë e operacionit të ndryshimit të gjinisë.

Cila është procedura për implantimin e protezës testikulare?

Kur vendosni të bëni këtë procedurë, është e rëndësishme që ajo të kryhet nga mjek kirurg i specializuar në implantimin e protezës testikulare.

Është thelbësore të flisni me kirurgun tuaj për të gjitha pyetjet tuaja dhe të zbuloni të gjitha detajet e procedurës paraprakisht.

Në përgjithësi, procedura e implantimit përfshin:

  • Vendosjen e pacientit nën anestezi të përgjithshme ose lokale që do të parandalojë ndjesinë e dhimbjes në pjesën e poshtme të trupit gjatë procedurës.
  • Prerje në pjesën e poshtme të bikinit ose në pjesën e sipërme të skrotumit.
  • Krijimi i një qese për protezën.
  • Qepja ose vendosja e implantit në vendin dhe pozicionin e duhur.
  • Mbyllja e prerjes me qepje (penjë).

    Kjo procedurë zakonisht kryhet si një operacion rutinë me një ditë trajtim spitalor dhe në klinikën tonë kryhet nga ekip profesional i udhëhequr nga Dr. Goran Joviq