Caktoni kontroll

Schedule a review

00389 2 3091 484

Doza e shëndetit ditor

Kthehu te Doza e shëndetit ditor

12.03.2021

Realizimi i suksesshëm i operacionit hibrid të zemrës – TAVI

Ekipi ynë i kardiologjisë i udhëhequr nga Dr. Nikola Hristov, së bashku me Dr. Ivan Milev, Dr. Vilma Ampova-Sokolov, ekipin e anesteziologëve dhe Dr. Tanja Angjusheva, kanë realizuar me sukses një nga operacionet më të ndërlikuara hibride në zëvendësimin e valvulës së zemrës tek pacienti me stenozë të rëndë të aortës. Ky operacion, i njohur shkurtimisht si TAVI (Trans-catheter Aortic valve Implantation), është operacion në të cilin bëhet zëvendësimi i valvulave natyrale të dëmtuara me anë të valvulave aortale artificiale, pa hapje të kraharorit. Valvula vendoset përmes një kateteri që hyn përmes arteries së këmbës dhe nga aty arrin në valvulën e sëmurë.

Me anë të një mekanizmi të sofistikuar, valvula e dëmtuar zëvendësohet me një valvul të re funksionale biologjike që siguron funksionimin e qetë për një kohë të gjatë të zemrës.

TAVI rekomandohet për pacientët të cilët kategorizohen me rrezik të lartë për shkak të sëmundjeve të tjera shoqëruese.

Kirurgjia e vogël invazive i mundëson pacientit qëndrim më të shkurtër në spital, shërim më të shpejtë dhe më pak mundësi për komplikime të mëtejshme.
Pacienti ynë nga Strumica Z. Jordan Mirakovski, tashmë është kthyer në shtëpi dhe ndihet shumë mirë.