Caktoni kontroll

Schedule a review

00389 2 3091 484

Doza e shëndetit ditor

Kthehu te Doza e shëndetit ditor

24.08.2021

Rënia e fshikëzës së urinës – problem i cili mund të zgjidhet

Fshikëza e urinës është e vendosur në pelvisin e vogël dhe tek gratë shtrihet në pjesën e përparme të vaginës. Me kalimin e kohës kjo mbështetje mund të dobësohet duke bërë që fshikëza të zbresë së pari në vaginë dhe më pas të dalë prej saj. Kjo zbritje mund të shkaktojë një sërë problemesh siç janë: shfaqja e infeksioneve të shpeshta të traktit urinar, probleme me urinimin, dhimbje ose djegie dhe stresinkontinencë e njohur ndryshe si mosmbajtje e urinës. Rrjedhja e urinës e shkaktuar nga teshtitja, kollitja, sforcimi dhe marrëdhëniet intime, çon në shfaqjen e infeksioneve të shpeshta të traktit urinar.

Ekzistojnë katër shkallë të rënies / zbritjes së fshikëzës së urinës:

Shkalla 1 (rënie e lehtë): Vetëm një pjesë e vogël e fshikëzës bie në vaginë.

Shkalla 2 (rënie mesatare): fshikëza e urinës depërton mjaftueshëm për të arritur hyrjen në vaginë.

Shkalla 3 (rënie e rëndë): fshikëza e urinës del jashtë vaginës.

Shkalla 4 (rënia e plotë): atëherë kur fshikëza e urinës del plotësisht jashtë vaginës; zakonisht kjo shkallë është e kombinuar me forma të tjera të prolapsit gjenital (prolapsi i mitrës, zorrës së trashë, zorrës së hollë, duodenumit, etj.).

Trajtimi i këtyre çrregullimeve është jashtëzakonisht i suksesshëm me anë të operacionit vaginal minimalisht invaziv i cili mundëson qëndrim të shkurtër në spital. Me anë të kësaj procedure arrihet rindërtimi i pozicionit të fshikëzës së urinës, si dhe zgjidhja e ndryshimeve të tjera që kanë zbritur në vaginë ose në mitër, ndryshime të cilat zakonisht shfaqen në raste të tilla. Gjithashtu shumë i rëndësishëm është dhe fakti se me anë të kësaj ndërhyrje zgjidhet me sukses  edhe problemi me inkontinencën urinare, gjë e cila përmirëson ndjeshëm imazhin personal, rrit vetëbesimin, përmirëson jetën intime dhe në përgjithësi cilësinë e jetës së gruas.

Prof. Dr.Sci. Vasil Iliev