Caktoni kontroll

Schedule a review

389 2 3091500

Lajmet e fundit nga klinika jonë

Back to Blog

25.10.2019

Rindërtimi i valvulës aortale dhe krijimi i tre valvulave të reja tek fëmija 6 vjeçar

Lis Berisha është një fëmije 6 vjeçar, i cili për herë të parë është paraqitur në spitalin tonë për trajtim operativ pasi ka lindur me problem në zemer  – stenozë aortale. Menjëherë pas lindjes, ai ka pasur probleme me ushqimin, përparim të dobët në shëndet, për këtë arsye pas lindjes së tij është mbajtur në një spital të Prishtinës ku me anë të ekokardiogramit është vërtetuar se ka stenozë të rëndë të aortës. Kjo do të thotë se ka pasur ngushtim të daljes së barkushes së majtë, d.m.th. hapja e aortës është e ngushtë dhe është nën vlera normale, gjë që praktikisht nuk lejon që trupi të pompojë mjaftueshëm gjak nga barkushja e majtë në aortë dhe aorta të mund ta percjellë  gjakun në të gjithë trupin.

-Pas diagnostikimit me stenozë të aortës, dy muaj pas lindjes ai është dërguar në Klinikën Pediatrike Universitare në Beograd, ku për shkak të pamundësisë së trajtimit kirurgjik në atë moshë, janë përpjekur për të bërë kateterizim intervent me anë të dilatimit (zgjerimit) me balonë. Praktikisht, është bërë zgjerimi i aortës nga ky intervenim me qëllim për të përmirësuar gjendjen, por, problemi nuk është zgjidhur edhe pse janë ndjerë ndryshime përsa i përket përmirësimit të gjendjes së përgjithshme të Lisit. Me kalimin e viteve, gradienti i presionit në zemër ka shkaktuar hipertrofi të zemrës së majtë si dhe pamjaftueshmëri të valvulës aortale dhe mitrale, të cilat nuk mbylleshin mjaftueshëm mirë dhe kanë çuar në qarkullimin jo të duhur të gjakut në të gjithë organizmin dhe në vetë zemrën, një problem i cili rritej sëbashku me rritjen e Lisit, shpjegon Dr. Jordanka Maxhovska.

Ishte e qartë se gjendja e djalit kërkonte trajtim kirurgjikal, por ende ishin në kërkim të mjekut dhe vendit ku do të bëhej intervenimi, pasi ishte një situatë shumë specifike dhe e rrallë për një fëmijë të vogël. Pamundësia për të zgjidhur problemin e Lisit në spitalet e tjera ka çuar në kërkimin e zgjidhjes së problemit të tij në Zan Mitrev Clinic. Pas shqyrtimit të çështjes nga ekipi ynë i ekspertëve i udhëhequr nga doktor Zan Mitrev, u vendos që Lisi të merrte kujdes dhe trajtim operativ në klinikën tonë.

-Praktikisht tek Lisi është bërë zgjerimi i pjesës së ngushtuar të aortës me anë të materialit “Matricë” në zonën pericardiale, doktor Zhan Mitrev ka bërë ndërtimin e valvulave që përshtateshin mirë dhe praktikisht menjëherë është vërejtur funksioni i tyre i duhur, pa asnjë problem apo mungesë. Ky ishte një rast i rrallë i defektit të zemrës, në të cilën janë ndërtuar valvula me materiale natyrale. Me anë të këtij operacioni është zgjidhur problemi me aortën dhe valvulat e zemrës – shpjegon doktor Maxhovska.

Menjëherë pas operacionit, të gjitha parametrat jetësore kanë qenë të shkëlqyera dhe periudha pas operacionit ka shkuar shumë mirë. Sot, një javë pas operacionit, Lisi do të kthehet në shtëpi.

Ne, do ta përcaktonim këtë si një rast të shkëlqyer operativ dhe postoperativ të këtij defekti të rrallë të zemrës i cili është zgjidhur me anë të përdorimit të materialit natyral (matricë natyrale). Eshtë bërë rindërtimi i valvulave aortale dhe rindërtimi i rrënjës së aortës me plastikë -patch të sinusit jo koronar. Gjithashtu janë krijuar edhe 3 fletë të reja me matricë patch – përfundon doktor Maxhavska.

Lisi dhe nëna e tij sot po përgatiten për tu kthyer në shtëpinë e tyre të qetë dhe të lumtur për faktin se gjithçka ka përfunduar në mënyrën më të mirë të mundshme.

-Unë si nënë, nuk gjej dot fjalë për të shprehur mirënjohjen time ndaj të gjithë ekipit të kësaj klinike dhe veçanërisht ndaj Dr. Zhan Mitrev.  Ju falenderoj përzemërsisht për gjithçka që keni bërë për fëmijën tim. I gjithë stafi të cilin kisha rastin të takoj në Zan Mitrev Clinic, është jo vetëm maksimalisht  profesional por dhe tepër miqësor, pa të cilin gjithcka do të ishte shumë më e vështirë për mua.  Sot, ne po kthehemi në shtëpinë tonë ku është duke na pritur e gjithë familja sëbashku me Malin, vëllain binjak të Lisit, po kthehemi  të lumtur dhe me zemër plot – shprehet zonja Berisha.

Lis, të urojmë shumë shëndet, të jesh i lumtur dhe i fortë… jeta jote tashmë është përpara.

Me dashuri të sinqertë Zan Mitrev Clinic.