Caktoni kontroll

Schedule a review

00389 2 3091 484

Doza e shëndetit ditor

Kthehu te Doza e shëndetit ditor

19.04.2021

Roli i testit IgG SARS-CoV2 spike protein për antitrupa

Laboratoria biokimike në Spitalin klinik Zhan Mitrev mundëson testin e ri sasior IgG SARS – CoV-2 me anë të marrjes së mostrës së gjakut.

Testi IgG për zbulimin e antitrupave mund të na ndihmojë:

  1. Për përcaktimin dhe monitorimin e përgjigjes imune ndaj vaksinës, përfshirë edhe hulumtimet për përcaktimin e zgjatjes së përgjigjjes imune;
  2. Për vlerësimin e nivelit të antitrupave nëse është rezultat i përgjigjes natyrore ndaj virusit apo është rezultat i përgjigjes ndaj vaksinës;
  3. Për vlerësimin e nivelit të antitrupave në përcaktimin e potencialit për dhurimin e plazmës rikuperuese.

Më saktësisht,  me anë të këtij testi zbulohen antitrupat IgG, duke përfshirë  edhe antitrupat neutralizues në pjesën e receptorit lidhës (RBD) S1 mbi njësinë “spike” të proteinës së SARS-CoV-2, si dhe bëhet matja e përqendrimit të ashtuquajturve antitrupa IgG neutralizues ndaj COVID -19 nga prodhuesi Abbott – si gjenerata më e re e këtij lloj testi.

Testi është i çertifikuar nga CE, i aprovuar nga FDA. Ka ndjeshmëri dhe specifikë jashtëzakonisht të lartë klinike.

Testi IgG SARS-CoV2 spike protein kushton 1200 denarë dhe është i disponueshëm pa rezervim të terminit