Caktoni kontroll

Schedule a review

00389 2 3091 484

Doza e shëndetit ditor

Kthehu te Doza e shëndetit ditor

29.10.2020

Rritje e disponueshmërisë së intervenimeve kardiologjike dhe kardiokirurgjikale – koronarografia selektive

Me qëllim për t’iu ardhur në ndihmë të gjithë pacientëve që kanë nevojë për intervenim kardiokirurgjik, para së cilit është e nevojshme kryerja e  koronarografisë paraoperative, ju kujtojmë se kryerja e koronarografisë para kryerjes së intervenimit kardiokirurgjik është gratis në Spitalin Klinik Zhan Mitrev. Kjo kryhet disa orë ose ditë para operacionit të planifikuar të zemrës dhe bën pjesë në grupin e ekzaminimeve paraoperative.


Çfarë është koronarografia?

Koronarografia është një procedurë diagnostike invazive e cila kryet në sallën e kateterizimit, nën ndikimin e rrezeve X, dhe ende vazhdon të jetë standard i artë për zbulimin e ngushtimit të enëve të gjakut të zemrës, të ashtuquajturat arterie koronare. Metoda është relativisht pa dhimbje, e sigurt, pacienti është i zgjuar gjatë kryerjes së saj, zakonisht kryhet nëpërmjet arterieve të krahut nën anestezi lokale. Zgjat dhjetë minuta, me një rrezik të ulët (më pak se 1 në milje për ndërlikim të madh) dhe është i nevojshëm për çdo pacient tek i cili është planifikuar kryerja e operacionit në zemër. Salla hibride angiografike e klinikës tonë është e pajisur me angiograf modern Philips i cili karakterizohet me rezolutë të lartë, shfaqje të qartë të arterieve dhe dozë e ulët rrezatimi.

Koronarografia (angiografia koronare) para operacionit kryhet tek të gjithë pacientët që kanë nevojë për operacion bajpas, operacion të valvulës së zemrës ose operacion të defektit të zemrës dhe aneurizmë të aortës fillestare. Kryhet për qëllime diagnostike tek pacientët të cilët kanë pasur sulm të mëparshëm në zemër dhe që kanë pengesa të shumta të cilat nuk zgjidhen me anë të stentit, koronarografia mundëson diagnozë të saktë dhe kryerjen e operacionit By-pass të zemrës me anë të të cilit përfundon trajtimi i pacientit.

Bazuar në marrëveshjen aktuale me FSSHRMV, çdo angiografi koronare që i paraprin operacionit të zemrës në Spitalin klinik Zhan Mitrev është falas, dhe përfundon brenda disa ditësh, pas ekzaminimit të mëparshëm nga kardiologët tanë dhe ekzaminimet laboratorike.

Pavarësisht nga vështirësitë e përditshme me të cilat përballen pacientët gjatë pandemisë me COVID-19, falë testeve të shpejta, protokolleve për të punuar në kushte epidemike, faktorëve mbrojtës dhe pajisjeve, Spitali klinik Zhan Mitrev ka sistem të sigurt operativ dhe rreziqet ndaj infeksioneve intraspitalore janë maksimalisht të reduktuara. Prandaj, procedurat kryhen në mënyrë të vazhdueshme, pa ndërprerje me protokolle të veçanta, në mënyrë që të vazhdohet trajtimi i sëmundjeve kardiovaskulare, pa vonesë, sepse për fat të keq, ato janë akoma zënë vendin e parë për nga numri i vdekshmërisë së pacientëve, kudo që ndodhen.

Jeta duhet të vazhdojë dhe pacienti duhet të gjejë rrugën dhe zgjidhjen e tij.

Dr. Ivan Milev
Spec. pediatër, Subspec. kardiolog